Benedikti XVI, telegram ngushëllimi për ikjen në amëshim të Imzot Zef Simonit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Benedikti XVI, telegram ngushëllimi për ikjen në amëshim të Imzot Zef Simonit

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 24, 2009 3:13 pm

OPINION


Benedikti XVI, telegram ngushëllimi për ikjen në amëshim të Imzot Zef Simonit

24-02-2009 / Gazeta 55

Dje është mbajtur në Shkodër mesha dhe ceremonia e lamtumirës për ipeshkvin e shuguruar nga Papa Gjon Pali II. Kryeministri Berisha: Po ndahemi nga një meshtar epik i kishës dhe martir i vërtetë i lirisë dhe i kishës.

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli morën pjesë dje në meshën e mbajtur në nder të Imzot Zef Simonit, në Katedralen "Shën Shtjefni" të qytetit të Shkodrës, i ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare. Në meshën Pontifikale të Salikimit të organizuar për nder të Imzot Sef Simonin, i persekutuar dhe i denuar me 12 vite burg nga regjimi komunist, dom Gjovalin Sukaj, Famulltar i Shkodrës, ka bërë të ditur edhe mesazhin që ka përcjellë përmes telegramit Ati i Shenjtë Benedikti i XVI nga Vatikani. Në telegramin e dërguar nga Ati i Shejntë, Benedikti i XVI-të, thuhet se "duke ndjekur shembullin e mësuesit të tij, edhe i ndjeri Ipeshkëv Dom Zef i ka kërkuar Atit t’i falë ata që e kishin dënuar dhe e kishin bërë të vuajë aq shumë, duke treguar kështu në mënyrë shprehëse bujarinë dhe zemërgjerësinë e vet". Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Topalli së bashku me drejtuesit më të lartë të qeverisjes vendore bënë homazhe pranë arkivolit të trupit të Imzot Zef Simonit. Kryeministri i shprehu ngushëllimet e tij dhe të qeverisë shqiptare familjes së Imzot Zef Simonit dhe gjithë Ipeshkvisë, duke vlerësuar se humbja e Imzot Zef Simonit është një humbje e madhe për gjithë qytetarët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Kryeministri tha se Imzot Zef Simoni ishte një martir i vërtetë i lirisë dhe kishës, një intelektual i shquar i kombit tonë, i cili i përket asaj plejade të meshtarëve shqiptarë, të cilët, njësoj si krishti u kryqëzuan për vlerat hyjnore dhe u ringjallën sepse meritonin ringjalljen. Në fjalën e tij në këtë meshë, Kryeministri Berisha u shpreh: “Sot është një ditë zie për të gjithë ne, është një ditë zie për botën shpirtërore, ditë zie për kombin, është një ditë e dhimbshme dhe zie për vëllain dhe për motrën e Imzot Zef Simonit. Ne ndahemi sot nga një meshtar epik, nga një bari epik i kishës, nga një martir i vërtetë i lirisë dhe kishës, nga një intelektual i shquar i kombit tonë. Imzot Zef Simoni ndahet i lumtur nga ne, nga Shkodra që e deshi kaq shumë, nga kombi i tij, sepse ai ia doli që, me jetën dhe përkushtimin e tij, të ndjejë, të përjetojë rrugën e Krishtit. Ai i përket asaj plejade të meshtarëve shqiptarë, të cilët, njësoj si krishti u kryqëzuan për vlerat hyjnore, u ringjallën sepse meritonin ringjalljen. Shumë nga ne kemi qenë këtu 16 vjet më parë, në prill të viti 1993, kur Papa Gjon Pali II, ky mik i madh i kombit tonë, shuguroi Imzot Zef Simonin dhe 3 meshtarë të tjerë të kishës sonë. Disa orë më vonë do të gjendesha me Atin e Shenjtë në një dhomë, së bashku me familjen time, në rezidencën presidenciale. Iu drejtova me fjalët se kjo ishte një vizitë e shkurtër e tij, por shumë intensive. Ndërsa ai m’u përgjigj se për të kjo ishte një ditë ringjalljeje, sepse kjo Katedrale e bukur që gjatë regjimit diktatorial u ndalua, atë ditë u konsakrua sërish si Katredale dhe se meshtarët e kishës që unë shugurova sot ishin të ringjallur. Prandaj vërtetë ajo qe një dite ringjalljeje. Ndaj Imzot Zef Simoni ndahet nga ne i lumtur".

Imzot Zef Simoni ishte një ndër klerikët më të njohur shqiptarë, i cili u shqua për rezistencën e tij të madhe kundër regjimit komunizmit, kohë në të cilën ai u persekutua dhe vuajti dënimet në burgjet dhe kampet e internimit. Ai u shugurua nga Papa Gjon Pali i dyte, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ne muajin prill të vitit 1993. Pas meshës u organizua edhe ceremonia e varrimit duke e prehur trupin e Imzot Zef Simonit në Kriptën e Katedrales, pranë dy varreve të Kardinal Mikel Kolimqit dhe Arqipeshkvit Frano Illija.

Monsinjor Zef Simoni i përket atij brezi, i cili edhe pse vuajti jo pak në burgjet komuniste dhe u torturua në mënyrën më çnjerëzore, do të gjente forca të mbijetonte dhe pas ardhjes së demokracisë do të vihej në shërbim të Kishës Katolike të Shkodrës. I lindur më 1 dhjetor 1928, ai kreu shkollën fillore në Shkodër, ndërsa arsimin e lartë në Tiranë. Pasi kreu edhe studimet e filozofisë dhe të teologjisë pranë Arqipeshkvisë Shkodër, ai shugurohet meshtar në fshehtësi nga Imzot Ernesto Çoba. Në vitin 1976 ai dënohet me 15 vjet burg nga regjimi komunist, prej të cilave kreu 12 vjet, duke u liruar në vitin 1988. Në vitin 1991 u emërua nga Papa Gjon Pali II Famullitar i Shkodrës dhe në vitin 1992 Vikar i Përgjithshëm i Shkodrës. Më 25 prill të vitit 1993 shugurohet ipeshkëv nga Shkëlqesia e Tij, Papa Gjon Pali II në Katedralen e Shkodrës. Imzot Zef Simoni, ishte prelat dhe njeri i kulturës. Këtë e tregon edhe angazhimi i tij në shërbimet fetare në dashurinë që kishte për Zotin dhe njerëzit, si dhe në botimin e 16 librave.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi