Konfirmimi i pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nga Albin Kurti përfundoj në pranga

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Konfirmimi i pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nga Albin Kurti përfundoj në pranga

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jun 24, 2010 10:42 pm

Arrestimi i Albin Kurtit nga policia e Kosovës


Konfirmimi i pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nga Albin Kurti përfundoj në pranga



.




Nga Asllan Dibrani


Biografia e Albin Kurtit:

Albin Kurti është lindur me 24 Mars te vitit 1975 ne Prishtine. Shkollen fillore (1981-1989) dhe shkollën e mesme (1989-1993) përfundoj ne Prishtine me rezultat shembullore. Ne vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloj studimet pran Fakultetit te Elektroteknikes në Universitetit te Prishtinës.


Albin Kurti lider i "VETVENDOSJES"
Ne Gusht të vitit 1997, Albin hyri ne Unionin e pavarur te studenteve te Universitetit te Prishtinës si anëtar i kryesisë se Unionit me detyrë marrëdhëniet me jashtë. Albini ishte gjithashtu njëri ndër organizatorët e protestave paqësore të studentëve të U. P për lirimin e objekteve shkollore të cilat mbaheshin nga profesorët dhe studentet serb. Albini se bashku me kryesin e UPSUP organizuan protesta paqësore të studentëve, gjatë kësaj kohe organizatat ma me influence e ftuan ne disa takime në Uashington ,Njujork Bruksel, Kopenhagën, dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg me qëllim informimin e komunitetit botërore rreth kërkesës së arsyeshme të studentëve. Albin gjithashtu është takuar edhe me personalitete t larta të politikës së







Ngacmim nga organet e Eulexsit për trazira

në Kosovë pran zyrave të Vetëvendosjes



jashtme botërore si Robin Cook (ish-ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe), Kluas Kinkel (ish-ministër i jashtëm i Gjermanisë), Huber Vedrine (ministër i jashtëm i Francës), Rober Gelbard (ish-përfaqësuesi special i Presidenti Klinton për Ballkanin) dhe me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve perëndimore të cilët ishit të akordituara në Beograd .

Figura e tij u përplas ne shumë aktivitete të ndryshme që në proporcion politik që u zhvillonte në Kosovë , ai mori përmasa gjithnjë ma intensifikuese në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Largpamësia e tij politike për zgjidhjen e statusit të Kosovës përfundoj me themelimin e lëvizjes "VETVENDOSJES"

Me pa kënaqësinë qe mbretëronte në politiken e organeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare për zgjidhjen definitive te statusit dhe pavarësisë se Kosovës ,zotin Albibn Kurtin e nxiten ta themeloj Lëvizjen popullore të Vetëvendosjes për Kosovën ku nuk u pajtua me politiken e udhëhequr nga politika aktuale dhe ajo ndërkombëtare qe udhëhiqet me një pavarësi te cunguar të Kosovës , sot i cenuar si territori dhe integriteti i sajë i nëpërkëmbur nga manipulues të interesave të popullit .




Albin Kurti duke u arrestuar nga organet e Eulexsit.

Partitë politike ,qeveria e Republikës se Kosovës dhe organet e huaja e nëpërkëmben këtë figurë madhështore duke e përbuzur deri në skajshmëri, e nxiten masën e popullit që të radhiten pas liderit të kësaj lëvizje ku në forma paqësore deri me tani krijoj një simpati të pjesa dërmuese e popullit të Kosovës ku sot për sot konsiderohet një lëvizje popullore për vetëvendosje që gëzon një autoritet ma shume se çdo parti e themeluar politike në Kosovë .

Vet prezenca e tyre në aktualitetet politike dhe në kundërshtim me forcat politike , zoti Albin Kurti përfundoj në pranga që disa herë që nga themelimi i lëvizjes së"Vetëvendosjes", e nxitur edhe nga vet partitë në pushtet qe rrezikohen për humbjen e kredibilitetit politik karshi liderit të vetëvendosjes .Politika e "Vetëvendosjes", në vazhdimësi tregoj një aktivitet të fuqishëm me anën e protestave ,afisheve,simpatizuesve ,platformave ,konferencave për shtyp,dhe një pjesëmarrje të madhe aktive që nga themelimi veproj në forma paqësore duke duruar qe anëtaret e tyre të burgosen,të maltretohen të rrahën por edhe te vriten rrugëve të Kosovës nga ciganët pushtues të Rumanisë dhe as njeri nuk dha kurrë një përgjegjësi, për ato vrasje deri me sot?

A janë shpëtues apo pushtues pjesëmarrja e Unmikut ,dhe Eulexsit në Kosovë me qeveritarët qengja kosovarë pa ja prishur sedrën asnjëherë ?



Edhe zoti A. Kurti i "Vetëvendosjes",e ka kuptuar që cenimi i të drejtës për vetëvendosje do të hase në barrikada me karakter politik, por e drejta dhe qëllimi i intensifikimit të parimeve dha synimeve për vetëvendosje të statusit të Kosovës ishin dhe mbeten simboli i vetëm i rezistencës së ruajtjes së interesave kombëtare duke mos iu nënshtruar marrëveshjeve sllavo dhe politikës së një pjese të Evropës që njësite e veta i kane dërguar në Kosove vetëm për përfitime materiale pa dhëne asnjë sinjal të gjelbër që kanë një qëllim të mirë në stabilizimin e gjendjes dhe sigurisë. Me politiken e ndjekur shterp nga forcat e Unmikut dhe të Eulexsit u cenua veriu i Kosovës duke bere shantazhe dhe deklarata të rrejshme për zemrën e Kosovës siç është me rastin e Mitrovicës dhe me një qëndrim pasiv nga organet e Unmikut dhe të Eulexsit duke ju dhëne një prioritet ne raport me shumicën shqiptare duke i privilegjuar edhe në sistemin juridik po edhe me një prestigj lehtësues në krahasim me popullatën shqiptare që është mbi 95% i popullatës, ku nganjëherë përfitohet përshtypja të mendoj njeriu a thua këta ti quanim si "pushtues" të rinj apo "shpëtues".

Lideri i Vetëvendosjes pas lirimit të fundit nga burgu, botërisht shprehu idenë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.



E kemi edhe interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 mbeten banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse .Theksimi i lartshënuar nga zoti Kurti dhe deklarimi pranë medieve të huaja përfundoj me iniciativën e bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm që shqiptarët të jenë sa ma unik ,të faktorizohen dhe mos të rrinë spektator pran kurtheve të armiqve tanë, që papjekuria e klasës politike kosovare po i kushton shtrenjtë popullit shqiptar të Kosovës në të kaluarën por edhe sot!...
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi