Rugova i ri shkakton furtunë në kastën e vjetër të LDK-se

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rugova i ri shkakton furtunë në kastën e vjetër të LDK-se

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Sep 02, 2010 9:03 pm

Rugova i ri shkakton furtunë në kastën e vjetër të LDK-se


Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Në kërkim të liderit




Uk Rugova, i biri i liderit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, 30 vjeçar, karizmatik, me formim akademik në një Universitet të Kalifornisë në SHBA deklaroi se do të hyjë në politikë, në partinë që kishte drejtuar i jati i tij.
Lajmi se Uk Rugova do të futet të politikë u kthye menjëherë një kryelajm duke u pritur në dy mënyra: Mirëpritur dhe pothuaj keqpritur. Opinioni publik në Kosovë e ka pritur me interes të madh, ndërsa nga përfaqësues të kastës të vjetër të LDK-së, për të cilët Uk Rugova i ri është një konkurrues pa shpresë, është pritur me pakënaqësi dhe nervozizëm, kur të paktën sa për sy e faqe, sa për hipokrizi, përfaqësuesit e lartë nga kjo parti, në moshë pensioni, të kishin pasur një qasje tjetër. E përmenda pensionin si metaforë, sepse një njeri kthehet në pensionist kur nuk është i aftë më për të krijuar të mira materiale për veten, familjen dhe shoqërinë. Politikanët e Kosovës krijojnë boll të mira për veten e tyre, por për shoqërinë shumë pak.
Uk Rugova i biri i liderit indipendentist të Kosovës ka pasur mundësi të përfshihej më herët në politikë, por nuk ka nxituar, pasi e ka parë si prioritet formimin e tij profesional, përsosjen e tij akademike në një nga Universitetet e SHBA, gjë që nuk e kanë bërë politikanët e Kosovës, të cilët kanë dashur të jenë sa më prezent në Kosovë për të përfituar të mirat që të siguron politika.
Ashtu si nuk pritej, sapo u mor vesh lajmi se Rugova i ri është i gatshëm të hyjë në politikë, pati një reagim të ashpër nga përfaqësues të lidershpit aktual të LDK-së, të cilët, pas vdekjes së Rugovërs, janë shkaktarët direkt të humbjes dhe rrokullosjes së LDK-së, duke e larguar elektoratin prej partisë që fitonte shumicën sa kohë që Rugova ishte gjallë.
Menjëherë posa është botuar intervista, ku Uka i ri bën me dije synimet e tij, përfaqësues të lidershipit aktual të LDK-së ia kanë bërë atij të qartë, sy për sy, që angazhimi i tij në politikë do të varet nga kontributi i tij personal dhe jo nga fakti i të qënurit bir i Ibrahim Rugovës. I paimagjinueshëm një reagim i tillë mizor. Një agresivitet i tillë nuk pritej nga persona të cilët të vetmin kontribut partiak të jetës së tyre e kanë sepse janë shtirur si përkrahës të Rugovës për të përfituar të mirat që kanë rrjedhur prej saj. Ndërsa të bijtë e Rugovës, të cilët janë trashëgimtarët e tij gjenetikë, të edukuar nga një baba si Rugova, kanë vuajtur shpesh konsekuencat që vinin prej të qënit bij të atit të tyre. Sot Kosova është e qetë, pa vrasje politike, por ishte një kohë kur Ibrahim Rugovës i bëheshin atentate në rrugë dhe këshilltarët e tij i vriteshin një e nga një.
Partiaku i lartë i LDK-së që e ka pritur Uk Rugovën e ri me këmbët e para, ka bërë mirë që nuk ka qenë i aftë të ruajë autokontrollin dhe e i ka nxjerrë dhëmbët artificiale, që elektorati pro-Rugovë të shohë me sytë e ballit se çfarë është duke përjetuar sot partia dikur e Rugovës, që sa ishte gjallë lideri i saj, ishte e pakonkurencë në të gjitha zgjedhjet, ndërsa tani është kthyer në një parti klienteliste, pa parime dhe moral.
Duket se kreu i lartë i LDK-së e ka përfytyruar se çfarë risije do të sjellë Rugova i ri tek një parti që po vuan një stanjacion galopant prej një dore të fortë që luan me demokracinë brënda partisë sikur me poker.
Eksponenti i lartë i LDK-së ka arritur deri aty sa gati në mënyrë kërcënuese t'i ketë tërhequr vemendjen Uk Rugovës së ri, duke ia ngritur gishtin përpjetë, e duke i thënë të ketë kujdes. Nga kush të ketë kujdes Uk Rugova ? Nga ujqit e vjetër të LDK-së ? Uk Rugova ka një moshë shumë normale për angazhim në politikë, bile do të jetë më e madhe se e liderëve të sotshëm të Kosovës, të cilët kanë qenë më të rinj se ai kur u përfshinë në politikë.
Pritja brutale që i ka bërë eksponenti i lartë i LDK-së Uk Rugovës mban tingullin e emëruesit të përbashkët të lidershpit të kësaj partie, së cilës i prishet rehatia nga një 30 vjeçar që posa ka mbarur studimet në një Universitet të SHBA-së.
Përplasja e derës në fytyrë që i bëhet Uk Rugovës nga një funksionar i lartë i LDK-së nuk përkon aspak me pritjen alla shqiptarçe, sepse shqiptarët janë model për mirëpritjen dhe fisnikërinë e tyre, aq më tepër kur është fjala për të birin e Ibrahim Rugovës, që simbolizon shëmbëlltyrën e europianizmit perëndimor.
Dajla publike e partiakut të lartë të LDK-së kundër Rugovës të ri dëmton vetëm imazhin e dëmtuar të lidershipit aktual të kësaj partie, e cila sot më tepër se kurrë ka nevojë për reformim.
Uk Rugova pas këtij ballafaqimi mund të ketë dy qasje: Qasja e parë është të shtrijë komunikimin me forumet e LDK-së, ndërsa qasja e dytë është të krijojë një parti të re, e cila natyrisht ka gjasa të thithë, si makinë fshirëse, atë elektorat që dikur i jepte votat për Ibrahim Rugovën. Dhe kësaj radhe kishte për ta lënë lidershipin aktual të kësaj partie, ku bën pjesë edhe funksionari që i ngriti gishtin Uk Rugovës, me gisht në gojë.
Nga ana e tyre institucionet e Kosovës, ndryshe nga partiaku i lartë i LDK-së, duhet të kenë qasje mikpritëse si ndaj Uk Rugovës, ashtu si edhe ndaj çdo të riu me integritet dhe background akademik që vendos të qendrojë në Kosovë. Sepse jeta është në lëvizje, politika është në lëvizje, dhe gjeneratat e reja janë ato të cilave u përket e ardhmja. Afrimi i Hashim Thaçit me Ibrahim Rugovën ishte një zhvillim historik në historinë e demokracisë të shtetit të ri të Kosovës dhe në këto gjurmë pa frikë e asnjë dyshim duhet të vazhdohet.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi