Armand Shkullaku:Thaçi, me sytë nga LDK

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Armand Shkullaku:Thaçi, me sytë nga LDK

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Sep 08, 2010 7:11 pm


Thaçi, me sytë nga LDK
Në një mënyrë, fati politik i Hashim Thaçit tashmë është i lidhur edhe me fatin e lidershipit që do ta udhëheqë partinë e Presidentit Rugova. Llogaritë e tij politike nisin pas Kuvendit të LDK’së.


Nga Armand Shkullaku

Hashim Thaçi nuk ka arsye të shqetësohet nga zgjedhjet në LDK. Kështu tha Bujar Bukoshi, por në fakt nëse ka diçka që do të ndikojë drejtpërdrejt në koalicionin qeveritar dhe në skenën politike kosovare në përgjithësi, ato janë zgjedhjet në LDK. Kryeministri i Kosovës vërtet ka një pozitë të favorshme të spektatorit në përplasjen brenda LDK’së, por cilido të jetë rezultati ai nuk do të kalojë pa pasoja për partinë më të madhe në vend. Në thelb, ajo që bën diferencën mes dy kampeve në LDK, njërit të përfaqësuar nga kryetari i ngrirë aktual dhe tjetrit nga pretendenti për fron Bujar Bukoshi, është pikërisht qëndrimi ndaj koalicionit qeveritar dhe kryeministrit Hashim Thaçi. Njëra palë është e kënaqur me gjendjen kështu siç është, refuzon ndryshimin dhe kërkon të ruajë të njëjtat pozita që ka në raport me PDK’në. Pala tjetër e quan të dezekuilibruar peshoren mes dy forcave politike, kërkon ndryshim pa përjashtuar madje edhe prishjen e koalicionit, tregon oreks më të madh dhe ka ambicie më të forta elektorale. Siç shihet pra, të dyja këto alternativa sillen rreth PDK’së dhe nëse Hashim Thaçi nuk ka arsye për t’u përzier direkt, ka shumë të tilla për t’u ndjerë i shqetësuar një vit përpara zgjedhjeve parlamentare.

Nëse krahu i Fatmir Sejdiut ruan lidershipin në parti dhe Bukoshi del i humbur nga gara, nocioni i opozitës shuhet përfundimisht për LDK’në. Ajo konfirmohet si një grupim individësh të lidhur mbi baza interesash të pushtetit dhe jo si një bashkim vullnetar i njerëzve që ndajnë ide të përbashkëta politike. Hapësira opozitare mbetet përsëri bosh dhe fenomeni i rritjes që u shënua me AAK’në gjatë zgjedhjeve vendore ka gjasa të përsëritet. Është e vështirë të marrësh me mend se me çfarë mesazhi dhe fryme elektorale do të dalë në fushatë kryesia e plogësht dhe e kompromentuar e LDK’së. Një fitore e mundshme e klanit të Sejdiut që do të krijojë një situatë të tensionuar në LDK, për më tepër nëse ndiqen kinezëri të tipit: “LDK është parti demokratike nën udhëheqjen e Fatmir Sejdiut”, domethënë nëse prishen rregullat e garës, pengohen kandidatët e tjerë, nuk lejohet fushata apo nuk votohet fare.

Përshkallëzimi i konfliktit nuk është çudi që të çojë në dorëheqjen e Bukoshit nga Qeveria, në një ndarje të mundshme të LDK’së dhe daljen më vete të krahut reformator, që siç u pa në zgjedhjet lokale, gëzon një mbështetje të konsiderueshme në elektorat. Kjo do t’i sillte jo pak kokëçarje Kryeministrit Thaçi, si në menaxhimin e përditshëm të Qeverisë ashtu edhe në planin politik. Ai do të vazhdonte të qeveriste vërtet me pjesën fituese të LDK’së, por me ndikimin më të pakët në elektorat. PDK do ta ndante tortën e saj të pushtetit në mënyrë të panevojshme me një grusht njerëzish që në vazhdimësi kanë ardhur duke e rrudhur pabesueshmërisht elektoratin e madh të LDK’së. Dhe situata do të komplikohej së tepërmi për PDK’në, nëse një aleancë mes reformatorëve të LDK’së dhe AAK’së do të ndodhte përpara zgjedhjeve të ardhshme. Atëherë koalicioni me Fatmir Sejdiun do të ishte gjëja më e padobishme për Hashim Thaçin.

Marrëdhënia me PDK’në do ta shënjojë edhe lidershipin e Bujar Bukoshit nëse ai fiton në garën brenda LDK’së. Në një intervistë për Koha Ditore, ndonëse në mënyrë tepër të kujdesshme, ai nuk e përjashton mundësinë e prishjes së koalicionit me partinë e Hashim Thaçit. “Unë nuk jam me e prishë koalicionin që nesër”, thotë Bukoshi duke dashur t’i ruajë ato sensibilitete në LDK që nuk e kanë pranuar asnjëherë bashkëjetesën me Thaçin, por edhe të mos i trembë ata që përfitojnë prej saj. “Rikonsiderimi i koalicionit” është fjala magjike me të cilën pretendenti për kreun e LDK’së duket se do ta ndërtojë fushatën e tij partiake. Por, jo për shumë kohë. Nëse fiton zgjedhjet në parti, Bukoshi është i detyruar të dalë me një qëndrim të tijin për koalicionin me PDK’në. Ajo që e ka dalluar atë nga rivali Fatmir Sejdiu është pikërisht pozicionimi ndaj partneritetit me PDK’në dhe të gjithë e dinë se palët në LDK, qoftë për parime qoftë për interesa, ndahen në qëndrimin me ose kundër Hashim Thaçit. E nëse Bukoshi mendon se ky koalicion qeveritar duhet ta mbyllë mandatin e plotë, ai në fushatën zgjedhore, për ta rritur LDK’në nuk ka rrugë tjetër veç opozitës së fortë me PDK’në. Në të kundërt, ndryshimi i lidershipit të LDK’së nuk do të kishte kuptim. Edhe në këtë rast pra, lufta e brendshme në LDK ka shumë arsye ta shqetësojë Kryeministrin Thaçi.

Por, a do ta shqetësojë ajo deri në atë pikë sa ai të bëhet pjesë e lojës, kjo mbetet për t’u parë. Tani për tani, Hashim Thaçi po përpiqet të jetë neutral. Atij nuk i intereson të zgjedhë mes Sejdiut dhe Bukoshit, por të mbajë gjallë një konflikt permanent brenda LDK’së duke u lënë pak kohë në dispozicion kundërshtarëve për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare. Në një mënyrë, fati politik i Hashim Thaçit tashmë është i lidhur edhe me fatin e lidershipit që do ta udhëheqë partinë e Presidentit Rugova. Llogaritë e tij politike nisin pas kuvendit të LDK’së.



Express

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi