Skënder Buçpapaj:Uka dhe Isa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Skënder Buçpapaj:Uka dhe Isa

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Nov 24, 2010 4:57 am

Uka dhe Isa


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Uka i ka bërë Isait, nëpërmjet tij LDK-së, ofertën që të jetë anëtar i kryesisë së re dhe të jetë në listën e kandidatëve për deputetë, pa mëtuar një vend të parapëlqyer në këtë listë. Isai i ka bërë Ukës një kundërofertën e shqyrtimit të mundësisë që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë, duke i lënë kohë deri në ditën e skadimit të afatit për dorëzimin e listave pranë KQZ-së.
Isa Mustafa në reagimin e së dielës ndaj deklaratave të Ukë Rugovës mëton se oferta e LDK-së, nëpërmjet kryetarit të ri, ka qenë serioze. Ukë Rugova në intervistën e gjatë drejtpërdrejt në emisionin televiziv "Zona e debatit" sqaroi dhe argumentoi në mënyrë tejet bindëse krejt të kundërtën, madje edhe më shumë se kaq. Hollësitë e sjella në intervistë krijonin një ide të qartë sidomos për rrjedhat e muajve të fundit në jetën e LDK-së, si dhe për prirjet aktuale të kësaj partie.
Oferta e Ukë Rugovës ka qenë shumë serioze: Bëni kooptime në udhëheqjen e re të LDK-së nga radhët e Listës Ibrahim Rugova, mua më kooptoni në kryesinë e re dhe më renditni në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, qoftë edhe në fund të kësaj liste. Kështu do të më jepej mundësia të luaj rolin tim, ta jap ndihmesën time në reformimin e kësaj partie në muajt e afërt dhe në vitet e afërta, për t'i ndalur rrjedhjet e mëtejshme nga kjo parti dhe për t'ia rikthyer asaj anëtarësinë e humbur dhe elektoratin e humbur gjatë katër viteve të fundit.
Ndryshe nga sa e interpreton Isai, oferta e Ukës ka qenë zyrtare, formale. Nuk ka qenë jozyrtare, joformale.
Kundëroferta e Isait ka qenë më pak se e pjesshme, ka qenë individuale, ka qenë kundëroferetë vetëm ndaj Ukës, dhe jo ndaj lëvizjes së tij dhe të Bujar Bukoshit "Lista Ibrahim Rugova". Nga përmbajtja, ka qenë kundërofertë më shumë se cinike.
Uka ka bërë një ofertë përfshirëse, një ofertë serioze, një ofertë bashkuese, një ofertë konkrete të ribashkimit të partisë nëpërmjet reformimit të saj të thellë dhe të gjithanshëm, nëpërmjet koalicioneve parazgjedhore me partitë ish aleate të LDK-së, me partitë e dala nga LDK dhe me partitë e krijuar me anëtarësinë dhe elektoratin e rrjedhur të LDK-së.
Isai i ka dhënë Ukës një kundërofertë me tonalitete (ngjyrime) përjashtuese, një kundërofertë evazive, paragjykuese, të pasigurtë, një kundërofertë me bisht mbrapa. Nga përmbajtja, ka qenë kundërofertë më shumë se cinike. Në deklaratën ndaj së cilës Isai ka reaguar të dielën, Uka thotë se kryetari i ri i LDK-së është peng i kryesisë së vjetër të kësaj partie. Isa në reagimin e tij sjell faktin e ndryshimit të 50 për qind të kryesisë së LDK-së, të përtëritjes së udhëheqjes tjetër, të përtëritjes së listës së deputetëve.
Fakti më kokëfortë është se në udhëheqjen e ngushtë, kryesinë, as në udhëheqjen e gjerë, këshillin e përgjithshëm, nuk është përfshirë lëvizja "Lista Ibrahim Rugova", nuk është përfshirë kështu pikërisht faktori nxitës i reformimi të partisë, i largimit të ish kryetarit të partisë, i manifestimeve në rrugët e Prishtinës për të sjellë në krye të partisë Isa Mustafën. Ndryshimet mekanike në përbërjen e udhëheqjes nuk e kanë prekur cilësisht partinë, nuk ngërthejnë në vetvete prirje as energji për ta nxjerrë partinë nga amullia.
Uka në emisionin televiziv "Zona e debatit" argumenton se Isai është dorëzuar përballë kryesisë së vjetër, argumenton se Isai ka dalë në krye të një udhëheqjeje dhe të një liste deputetësh të formuluar paraprakisht nga Sjediu dhe të pranuar nga kryetari i ri në kuadrin e një kompromisi. Uka nuk thotë se kryetari i ri ka kapitulluar përballë të vjetrit, por argumentet e sjella prej tij çojnë tek një përfundim i tillë.
Kryetari i mëparshëm i partisë, kryesia e vjetër e saj janë përpjekur ta paraqesin Ukë Rugovën si të papjekur dhe lëvizjen e tij si të improvizuar dhe të manipuluar, ndërsa lidhjet e tij me emrin e Ibrahim Rugovës si keqpërdorëse e spekulluese, pa qëllime të mira, madje të fshehta. Isa Mustafa, me qëndrimet e mbajtura pas ardhjes në krye të LDK-së, ka treguar se është në pozitat e kryetarit të mëparshëm dhe të kryesisë së vjetër. Ukë Rugova është një i ri i formuar, tridhjetëvjeçar, me një përvojë të paqortueshme pranë të atit, themeluesit dhe liderit të LDK-së deri në fund të jetës, po ashtu President i Kosovës. Prej muajsh Ukë Rugova përpjekjet e tij i ka bashkërenduar me Bujar Bukoshin, numrin dy të Kosovës për shumë vite, me vetë Isa Mustafën, mikun dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë të Bujar Bukoshit dhe me një pjesë të konsiderueshme të kryesisë dhe udhëheqjes së gjerë të LDK-së, tashmë lënë jashtë si pjesë e lëvizjes "Lista Ibrahim Rugova".
Uka në "Zona e debatit" argumenton se reformimit të mjaftueshëm të partisë për të hyrë në zgjedhje e për të fituar i duhej një vit i tërë, ndërsa periudha tejet e shkurtër deri në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 ishte një manovër kundër reformimit të kësaj partie. Isai në reagimin ndaj deklaratës së mëparshme të Ukës pranon se reformimi i partisë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve dhe ai do të bazohet edhe në rezultatet e zgjedhjeve. Pra Isai mëton se ka ardhur me mision reformues në krye të LDK-së, mëton se këtë mision do ta ketë përparësi të përhershme. Ndërsa Uka argumenton se në udhëheqjen aktuale të LDK-së nuk ka faktorë reformues, duke e ruajtur gjithnjë bindjen se Isa Mustafa është element reformues, por sot i pamjaftueshëm dhe i pafuqishëm.
Qëllimi përfundimtar i Ukës, misioni i tij dhe i lëvizjes "Lista e Ibrahim Rugovës", siç pohoi dhe argumentoi në intervistën televizive, është reformimi i LDK-së, kthimi i saj në rolin e mirëfilltë të krijimit të stabilitetit dhe të perspektivës për proceset e Kosovës, çka nuk mund të përfytyrohet pa këtë zhvillim të domosdoshëm. Pra, misioni dhe qëllimi janë të njëjtë për Ukën dhe për Isain. Le të presim që të gjejnë pikëtakimin dhe të krijojnë udhën e përbashkët.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi