Lavdrim Lita: Nga Shtëpia e Bardhë tek Shtëpia e Verdhë, e anasjelltas

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lavdrim Lita: Nga Shtëpia e Bardhë tek Shtëpia e Verdhë, e anasjelltas

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Dec 22, 2010 1:23 am

Nga Shtëpia e Bardhë tek Shtëpia e Verdhë, e anasjelltas
Nga Lavdrim Lita
Nëse Amerika ka Shtëpinë e Bardhë, ne, kemi Shtëpinë e Verdhë. Shtëpia e verdhë është një Disneyland gjigant ku brenda ka shtëpinë e horroreve e cila gjeografikisht gjendet në Burrel dhe jo në Transilvaninë e vampirit Drakula siç mund të mendohet. Shtëpia e verdhë e Dull Katuçit është bërë më famshme sesa ajo e vampirit Vlad Drakula në Perëndim. Sigurisht dy të përbashkëta i kanë: së pari janë dy shpikje të mendjes dhe së dyti ka gjak. Tash në këto momente në Mat, aty ku pula ha gur dhe dhia zbret me frena dore nga agjencitë turistike priten prenotime, pelegrinazhe për turizëm dark. Një të mirë e ka raporti i radhës për Shtëpinë e verdhë: Matjanët pas Mbretit Zog nuk kishin një përfaqësues kozmopolit.
Afërmendsh gjithë këtë publicitet e kanë prej ish-prokurorit Dik Marti. I cili përpunoi aq bukur teoremën serbe se ka pasur një kundër-gjenocidi të bërë në dëm të serbëve të Kosovës dhe të atyre që cilësoheshin si kolaboracionistë, tradhtarë hesapi: serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzove robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë dhe se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë nga ana uniformave të Uçk-së. Ngjarja kriminale paska ndodhur pas qershorit të vitit 1999-të, kur lufta kish tashmë mbaruar. Natyrisht s’ka prova e as dëshmitarë, përveçse një lumë fjalës kaçurrel. Sepse raportin e Dik Marti-t pa ta lexosh krejt kupton se bazohet në riciklimin e dëshmive të marra dhe të shkruara më parë në raportin “Baraybar”. Pablo José Baraybar është një burrë Peruvian i cili ka drejtuar zyrën e personave të humbur në organizatës e OKB-së në Prishtinë (UNMIK), që nga 2002 deri në 2007. Në këtë raport thuhet se 400 serbë, romë dhe “kolaboracionistë” mund të jenë dërguar në Shqipëri nga ana e UÇK-së. Hamendësohet, nga indicie serbe se, një nga këto kampe pengjesh ishte në Kukës dhe tjetra në të ashtuquajturën shtëpia e verdhë në Mat. Hajde merre vesh nëse ka ndodhur vërtet dhe në fushë Krujë.
Edhe gazeta prestigjioze Franceze “Le Monde” se raporti ka shumë pikë të dobëta dhe të dyshimta. E meta e parë që konstatojnë gazetarët Francez, për kundrejt atyre të “the Gardian”, është se raporti i Dikut është në kundërthënie me pretendimet e prokurores Del Ponte, pasi kjo e fundit pretendonte se klinika ishte në Burrel, kurse Diku e zhvendos në Fushë Krujë. Pse e zhvendos Dik Marti klinikën? Sepse është e njëjtë me teorinë e prokurorisë serbe se në Shqipërinë ka pasur më shumë se 5 klinika për heqjen e organeve të transplantove, në një moment kur spitalet e klinikat e Shqipërisë ishin në kapacitet të plotë për shkak të eksodit të popullit të Kosovës në Shqipëri. E meta tjetër në raport,sipas Dikut, është se aty përmenden “dëshmi”, por nuk përmendet asnjë emër dhe asnjë e dhënë për dëshmitarët që pohojnë ekzistencën e krimeve të tilla. Më pas të gjithë e mbajnë mend arrestimin e ndoca agjentëve serbë, që kërkonin të blinin dëshmi të rreme me shifrën 70 mijë euro, dhe një jetë të sigurt.
Për hir të respektit ndaj së vërtetës para së gjithash, të drejtësisë më së dyti, duhet të hetojmë sa të mundemi për drejtësinë dhe nëse ka patur shfarosje në masë të popullsisë civile, para e mbas qershorit të 1999, kur lufta kish mbaruar. E dimë mirë se marrëzia plus urrejtja ndëretnike gjeneron luftë dhe lufta gjeneron holokuaste të vogla dhe krime makabre që shtrihen edhe kundër të pafajshmëve.
Gjithsesi të vijmë pak tek shtëpia e verdhë në Mat për të cilën flitet në librin “Ndjekja” të ish-prokurores Karla del Ponte, (sot ambasadore e Zvicrës në Argjentinë) se janë bërë transplanto organesh për trafikim dhe për barakën prapa saj ku mbaheshin viktimat. Deri këtu s’kemi asgjë faktike. Siç dihet hamendësimet sjellin probleme të provës materiale. Problemi është në një shtrat disi ndryshe: mospasja e fakteve, mungesa e kërkimeve, gjetja e provës vendimtare; trupat e të vdekurve. Ka vetëm disa prova rrethanore që nuk janë të mjaftueshme për një hapje fashikulli hetimor, si për shembull gjetja e disa shiringave dhe ilaçeve për shtendosjen e muskujve, natyrisht të sferës kirurgjike, gjetja e njollave gjaku që banorët e shtëpisë thonë se janë gjak pulash. Domethënë histori qesharake, që nuk qëndrojnë” cilëson raporti Baraybar, sepse ata kanë gënjyer edhe për lyerjen e shtëpisë me të verdhë. “Duke ditur se ne kemi fotografi të asaj shtëpie kur ishte me ngjyrë të verdhë, përpara se tu lyente me të bardhë”- përfundon Pablo.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi