Çlirim Uça: Serbet zbuluan bomben organike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çlirim Uça: Serbet zbuluan bomben organike

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Dec 22, 2010 1:28 am

Serbet zbuluan bomben organike
''Bota hulumton plehrat tona me mikroskop e ne nuk shohim me syte tone bjeshken e plehrave tona'' - Çlirim Uça.
Nga Çlirim Uça
Javen qe lame pas, Serbija edhe nje here demonstroi politike te klasit te saj, te cilsis se pa pare dhe ndegjuara ndonjihere. Me „Bomben Organike „ ne dore, ajo tregoi perkushtimin e saj mizor, qe me çdo kusht dhe mjet te beje tutje ne shuarjen e endrres se paqes, lirise dhe ardhmerise tone.
Shume kujte sot i kujtohen ato ditet e lojrave te Turnirit te Vjenes, kur sapo kthehej Ekipa e Adoleshentve te Kosoves ne vend, se si lojtaret e saj, te ngazellyer deri ne zgerdhirje, shprehimisht thoshin „ se e mundem edhe kete here Ekipen Serbe“. Por s`vonoj shume dhe deshmitari kohe tregoj kush ishte humbsi edhe kush ishte fitusi.
Lojtaret e ekipes tone, te hallakatur nga ethet e pobertitetit, duke luajtur jashte çdo rregulle, kishin pas marre vrapin pas topit, duke e harruar porten e veriut fare pa mbrojtje, duke i dhene ashtu rast Ekipes se Legjionarve Serbe, per te shenuar atje gol pas goli.
Kjo humbje e turpshme qe ishte duke ndodhur , u pati rene ne sy vigjilentve te Vetevendosjes. Ata te rrebeluar sulmuan kapitenin e Ekipes se Kosoves, duke ja veshur edhe akuzate per shitje te lojes. Ky i fundit, kinse per ta mbrojtur porten , zgjodhi Skenderin e Hysenit, nje burre trim dhe i zhdervjellt, por mjerisht shume i vogel, aq sa nuk arrinte ti priste fare topat e lartesise. Por edhe i atille siq ishte ai, ja vlente ta kishim, se neve nuk e kishim hallin qe ta mbanim porten te pa prekur, por vetem tek nevoja qe tu tregonim te tjerve, se ne punes ja bejmi hyzmetin, kur fjala eshte vetem sa per dukje. Dhe, doren ne zemer, sa per kete aspektin e dukjes, gjithqka ishte ne rregull. Por, mjerisht, s`ishte e thene qe te ishim gjate mire edhe me kete aspekt, se nje sherr banal shpertheu nje dite dhe ky zoteriu, Skenderi i Hysenit, dezertoj punen e mbrojtjes, duke u larguar plote rrebelim, ne sheje te zemrimit, kur ndegjoj ti ishte marre „padrejtesisht“ njera karrige mikut te ti, Fatmirit te Sejdis, nen pretekstin se kinse ai nuk kishte prapanice te mjaftushem per mbajtjen e dy karrigave. Pas kesaj ngjarje te dhimbshme, Kapiteni i Ekipes Kosovare ne ate detyre emroi zonjen Qitaku, e cila per nga natyra delikatesise e gjinise, por dhe nga konstrukti, krejte sa mund te kontribonte ne ate detyre, ishte te thuash vetem sa per ti meshiruar ata te ekipes kundershtare, qe te pakten te mos gjuajne ne porten tone kur eshte e tepert ose edhe kur jane te lodhur.
Mirpo siq dihet, nga java e kaluar, fati i gjitheqkahit tashma ka ndryshuar, vetekuptohet ne demin tone. Shkenca Politiko- Ushtarake Serbe, me bomben e zbuluar deshmoje arritjen marramendese dhe avancimin qe tashma ka kaluar dimensionin njerzore. Ky zbulim pritet te beje nje kthese, mbase pikerishte ne ate piken e nxehte globale, qeshtjen atomike, ku bota eshte ngulitur tamam si rriqni ne elefant. Dy vendet kokekrisura, Irani dhe Korea e Veriut , do kene rastine te shohine marrezite e tyre , ne kohen kur gjenjaliteti serbe bene mrekullira qe bota sot vetem se mund ti endrroi. Sado qe kjo arme eshte bere per te na shuar faren ne shqiptareve, fakti qe ne krijimin e saje ka edhe autore shqiptare, kjo duhet te jete sado pak ngushlluse per ne. Se, te farohemi ne shqiptaret, duke mos qene ne autore te vetevrasjes tone, per natyren tone kjo nuk do te ishte edhe aq e lavdishme.
Goditja e kesaj bombe mbi portat tona te hapura, me qellim te demostrimit te efektshmerise se kesaj bombe, qe ndodhi ne javen qe shkoj, ka tronditur pothujse gjith rruzullin toksor. Madje disa sekte fetare, kete tronditje e kan pare edhe si shenje dhe deshmi te parandjenjes se tyre te keqe- kijametit.
Kryeministri i Kosoves, z Hashim Thaqi, si gjithnje diten i zene pas telasheve te kualicioneve qeveritare dhe naten pas nejave te pasdarkave, duke pire kafe e qaj rusi/indian dhe duke lujtur lojen e kapuqave, sa ka ndegjuar per goditjen e kesaj bombe dhe tmerrin qe ka shkaktuar ajo, me te shpejte ka ikur ne Krahinen e Drenices dhe nga atje, buze malit te Qiqavices, eshte kercnuar ne emer te Hollbrukut. Porse, sa e njoftuane se Hollbruku kishte dhene shpirt, ai si nje pule pa koke u perplas mbi token qe po dridhej, duke i rene te fikt. Kur pas ca kohesh zuri perseri ti hapte syte, çfar me pa se, miqte e ti te shumte nderkombtare, ja kishin futur thojte ne fyte dhe po donin t`ja merrnin shpirtin, duke dashur ta shpetonin veten e tyre nga rreziku i „Bombes se Djellit“.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi