A mund të hipnotizohet një popull i tërë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

A mund të hipnotizohet një popull i tërë?

Mesazh nga Gur Kepi prej Fri Mar 13, 2009 9:10 am

A mund të hipnotizohet një popull i tërë?

13-03-2009 / Kostaq Xoxa


Libri „Quo vadis, Shqipëri“ është një antologji e Ardian Klosit. Përkthimi nga latinishtja do të ishte “Ku po shkon, o Shqipëri”. Titulli kuptimor i përshtatshëm, mund të ishte “Ku po e çojmë Shqipërinë”. Në faqen anësore të hapjes së librit, shënohet viti i botimit (1993), si edhe shtëpia tipografike me shkronja greke e cila, e transkriptuar me shkronja shqipe, mbase mund të lexohej “Tahiodhromos”. Edhe një shënim tjetër, në po këtë faqe: Tiranë, München. Por ajo që zgjon interes për temën tonë është se shënohet, gjithashtu: ndihmuan në qortimet e teksteve: Edi Rama, ... (dhe dy të tjerë). Që në fillim na duhet të themi se Edi Rama duhet të qortonte, së pari, pjesën e vet me titull: “Etërit, seksi dhe krenaria kombëtare”. Kjo mund edhe të kishte një nëntitull: “Hiqi brekët, Ina!” (Ina është një vajzë e tetëvjeçares!).

Për këtë pjesë është shkruar mjaft, sigurisht me revoltë. Është paraqitur si një shkrim pornografik, çedukues për moshat e mitura. Këtu kuptohet mirë ajo që kanë dëgjuar shikuesit e TV-së (edhe unë bashkë me të tjerët), atë përgjigjen e Ramës kur, i zhgënjyer nga demokracia, u përgatit që t’ia mbathte në mërgim: “Jam kozmopolit”! Kjo fjalë, nuk ka të bëjë fare me atë kozmopolitizmin e madhërishëm të Alçide de Gasperit, të Shumanit dhe të Adenauerit, promotorët e një Europe të bashkuar, me kufij të lirë, për një të ardhme të përbashkët. Kjo ëndërr thuajse në fantazí, pasi u bë e njëmendët falë madhështisë së atyre të tre ideatorëve të mëdhenj, për fat të keq pati edhe zvetënimin e fjalës në vetvete nga aventurierë megalomanë, të cilët fjalën kozmopolit (qytetar i të gjithë botës) e shndërruan në mohimin e atdheut dhe të interesave kombëtare, në kundërshtim flagrant me botëkuptimin e asaj tresheje të lavdishme që përmendëm (Janë botuar katër libra të De Gasperit nga “55-a” ku spikat dashuria e këtij Lideri dhe vullneti i tij i paepur, për të mos ua lejuar tokat italiane të Triestes, Polos, Venecia-Xhulias babëzisë së mareshalit Tito, - në konferencën e Paqes - ndërsa Enver Hoxha në atë Konferencë ia la të mbronte “të drejtat” e kombit shqiptar, delegatit jugosllav! Pavarësisht se ishin porositur rapsodë lakenj, që të brohorisnin: “Fol, Enver, të lumtë goja. Fol e mbro të drejtat tona!”.

* * *

Meqë Edi Rama po na paraqitet tani, me rastin e debatit për “ngjarjen Pango”, i stërholluar dhe i përgjithësuar nga e majta, me përgjegjësi të shpërndara subjektivisht, madje edhe me përbaltjen e të gjithë qeverisë, sipas stereotipeve propagandistike komuniste, nuk e quaj të jashtëkohshme që të merrem me këtë shkrim të Inës. Kjo sintetizohet në: Rama, në rol të moralizatorit! Po e them, që në fillim, se në këtë “tregim” të Antologjisë, Rama, është i përdhosur tejet në fraza që nuk shkruhen (as nuk fliten). Megjithatë më duhet të bëj citime të shumta, që të kem mundësinë të shkurtoj përsiatjet, në fund të paraqitjes së këtyre frazave. Fjala moralizator e disa rreshtave më sipër do të duhej të jepej nën thonjëza. Por këtu është tepër e nënkuptuar. Sepse, siç do ta shohim, ai është më i dënueshëm se Pango. Ky i fundit, sipas mjaft analizave, u provokua nga një joemitur, në shtëpinë e tij. Fjala që bëri më përshtypje ishte ajo e “mbërtheckave”, por jo e shoqëruar me ndonjë gjest agresiviteti. Ajo që i vajti në shtëpi, u largua kur deshi, duke përmbushur misionin e saj. Kryetari i ekzekutivit, Berisha, bëri atë që duhej të bënte, brenda katër minutave. Megjithatë zhurmat moralizuese nuk reshtën. Pas një pushimi dyditor, doli në arenë edhe E. Rama. Nuk pati parasysh se zvetënimi që u bën autori i “Inës” të miturave, është me pasoja shumë të rënda për degjenerimin e një brezi të tërë fëmijësh, të cilët nuk duhet të ndikohen asfare politikisht. Kësisoj të miturit nuk kanë as të drejtë vote! Për delikatesë në shtyp u përmendën tre veta, me inicialet A.K., S.N., E.T., si edhe tri femra që, për gjashtë muaj rresht, u ngërthyen në orgjí kolektive! Édhe këtu, në këtë vorbull aberracionesh seksuale, mund të viheshin kamera kureshtarësh, apo si ato të Fiksit, dhe të nxirrnin para publikut atë që u përfol; pra, kjo tolloví patologjie seksuale nuk u pa me sy, që të këqyrej mirë sesi një person publik i zvetënuar si njeri, aspiron që të bëjë politikë përtej së djathtës dhe së majtës! Veçse ata lloj moralizatorësh, edhe në këtë rast, do të mundoheshin ta mbulonin skandalin me gjethe fiku, siç po bëhet për atë dukurinë e lakuriqësisë, që e ka vënë në dukje edhe LSI-ja. Kështu, edhe e djathta, edhe një pjesë e së majtës, e kanë portretizuar si Mister Lakuriqi!

Duke ardhur te tregimi për Inën, shqyrtimi i parë në dobi të Ramës do të ishte se në një pjesë letrare, édhe kur autori shkruan në njëjës, nuk do të thotë që është ai vetë personazh i tregimit. Por në këtë rast ky shkrim i tij kërkohet të jetë nga vetë autori thjeshtësisht autobiografik: “Më telefonoi Gonxhja dhe më tha se në Institutin e Arteve...” etj. Veçse, édhe po të shkruhej në vetë të tretë, pisllëkut të frazave nuk ka deodorant që t’ia heqë erën e keqe.

Të na falë lexuesi për këto citime: “Mehmeti (një jevg të cilin autori e kishte nën patronazh shkollor për ta mësuar por, në të kundërtën, ia përvetësoi veset e huqet, për bukuri!), hapte televizorin tek jugosllavi [“që të shihnim reklama me shalë dhe filloi të më pyeste për shoqen time të bankës” (Inën)] (...). [ “Ai më tregonte sesi që të nesërmen unë duhet të filloja t’i fusja duart Inës, në mënyrë që të nxirrja fillimisht turpin e çdo çuni mamaje dhe pastaj pak nga pak ta lezetoja edhe atë që qé një gocë mamaje, derisa ta bindja që të shkonim të dy te Gjiri i Kurvave, një vend tepër tërheqës për fantazinë time asokohe, njëlloj gjiri i vogël në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës”]. (...). [“Shoku im katranjos ishte i bindur se burri nuk mund të martohej para se të kalonte shtatë dashnore nëpër duar dhe e ekskludoi direkt një martesë timen, pasi ...”]. [“Mehmetit i kishin thënë një ditë më parë se jugosllavi do të jepte një cikël filmash me t’qime. – Nuk m’la ai shkërdhata, - vazhdoi Mehmeti duke iu referuar të atit, “por sidoqoftë unë nga inati i rashë me dorë. Kshu e boj sa herë qi ai mut m’ça bythën”]. (...). E pyet Mehmetin se “ç’kuptim ka t’i biesh me dorë”. [ “Ç’kuptim ka t’i biesh me dorë? T’vje lezeti mër jahu. Ça kuptim ma t’modh do ti? Myll sytë, shof me men Inën dhe them Ina, Ina, hiqi brekët”] (...) [“A do t’vish te rifuxhoja t’i biem me dorë? ... Atje edhe sot e gjithë ditën kutërbon era e jashtëqitjeve dhe atëherë futeshin nxënësit e klasës së tetë për të pirë cigare. –Mirë, - i thashë i lumtur, sepse më në fund do të zgjidhej misteri që më kishte torturuar gjithë natën e që me siguri ishte shkaku që në ëndërr i bija me grushta e me shqelma një karrigeje duke ulëritur: - Ina, Ina, hiqi brekët”.]. [“Nuk kuptova frymëmarrjen e rëndë të çunave: - Zhvishu Marieta, zhvishu se m’plase. Zhvishu, shpirt, ta shoh pak cicën e bukur. Hiqi tutat. Lene lalin ta preki pak kofshën e bardhë. Nuk pata dyshim që ajo thirrje e sinqertë e kolegut i referohej zyshës së fizkulturës, e cila vishte një palë tuta të ngushta, të cilat provokonin edhe ndershmërinë e një zv/ komandanti çete si puna ime. Mehmeti zbërtheu pantallonat. –Jepi, - më tha, - se do bjerë zilja. Duke u zbërthyer mekanikisht shikoja vjedhurazi veprimet e shokut tim ...].

Duke lexuar shkrime të tilla, të kujtohet ajo shprehja e popullit “gjen çetelja çetelen” (Të ngjashmit bashkohen). Këtu çetelja nuk përfshin vetëm Mehmetin, por edhe Gonxhen, madje edhe autorin e Antologjisë, të cilit duket se nuk i bëjnë përshtypje llafe të tilla. Përndryshe do të duhej t’i vinte një pullë të kuqe këtij libri, ashtu siç bëhet për disa lloj filmash! Ja ç’lloj kozmopolitësh janë disa ekstravagantë! Mos të harrojmë edhe atë thënien e përhapur të Ramës, kur mori torbën për në mërgim: - “Shqipëri, të kam dhjerë!”. Por nuk duhet harruar, po ashtu, edhe ai mëtimi i tij i përçartur që, tashmë, të mbështjellë në grushtin e tij të hekurt të gjithë shqiptarët, pa dallime partiake! Pasi e dh... Shqipërinë, tani na u kujtua të jetë lideri i mbarë Shqipërisë! (A thua se shqiptarët do ta poshtëronin veten në atë farë feje, sa t’i besonin një të çekuilibruari, fatet e kombit dhe ta fusnin kokën në lakun e litarit që u ofron ky njeri?!).

Pyetja e vetvetishme që të vjen në mend, u drejtohet prindërve majtistë: - Cili do të ishte qëndrimi juaj, kur të gjenit vajzën tuaj të klasës së tetë, duke u zdërhallur me këtë pjesë të veprës, të hapur në prehrin e saj? (Pasi t’ia kishit marrë nga dora, për kureshtje, dhe të lexonit llafe të tilla si ato që cituam, duke i kërkuar falje lexuesit?). Nëse përgjigja do të ishte e sinqertë, një pyetje e dytë: - A do të dëshironit që vajza juaj të ishte në një bankë me një person si ai i librit, që ishte në të njëjtën bankë me Inën?

Edi Rama është përgjegjës për politizimin e të miturve dhe të miturave, duke krijuar grupime të miturish, që i gjezdis me autobusë në të gjitha vendet e atdheut tonë! (Si grupet paramilitare të diktaturave, balilave, pionierëve, fatosave, pavlikmorozovëve, lejfenëve!). Aspak për të parë bukuritë turistike dhe arkeologjike, por për të marrë pushtetin në dorë! Demokrací me veprimtari diktatoriale!

Nëse do të pyetesha unë për një libër për nxënës të tetëvjeçares (apo të nëntëvjeçares), do të sugjeroja librin “Ismaili, një Histori Shqiptare”. Me nxënës të së njëjtës moshë, banues në Skelë të Vlorës. Të varfër tek s’mban më. Por të ndershëm, altruistë, të dhembshur për shokun e shoqen, të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit. Me prindër që merrnin hua, por punonin gjer në rraskapitje, që ta lanin në kohë borxhin. Me një shpirt flijimi të admirueshëm. Një libër që është i shëndetshëm për edukimin njerëzor të këtyre moshave. Një miku im e quajti paksa të tepruar krahasimin që i bëra publikisht me “Zemrën” e De Amiçisit, apo me “Djemtë e rrugës Pal”, ose me një antologji poezish të Karduçit, me një humanizëm të thellë për të miturit. Mbase se këta artistë të fjalës së shkruar për fëmijë, janë të huaj? Përgjigjja ime: koha do ta tregojë vlerën e librit shqiptar...

Kurse një antologji, që do të thotë vepër që mund të blihet edhe nga të miturit, si ajo që morëm në shqyrtim, i çorodit fëmijët, i bën ata të flasin sipas fjalorit banal të tregimit të Inës dhe shërben që të stimulojë instinkte të rrezikshme të parakohshme. Kam lexuar shumë libra të Edukatës Morale, në gjuhë të huaj, për nxënës që u përqasen moshave tona të nëntëvjeçares shkollore. Njëri prej parimeve të këtyre veprave është konsolidimi i familjes,- thuhet në parathënie. Kurse tregime si ai i Inës e shkatërron familjen. Dhe autori i “Hiqi brekët, Ina”, që bie ndesh me qelizën e shoqërisë, që është familja, nuk mund të jetë konstruktiv për bashkësinë e familjeve, domethënë për të gjithë shoqërinë, sado që shkruesi bubullon dhe orvatet që të jetë përfaqësuesi i të gjithë shoqërisë, jashtë së majtës e së djathtës! Është për të qeshur. Por më tepër për të qarë, duke menduar se kërkohet të hipnotizohet një komb i tërë!
...
avatar
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 64
Registration date : 08/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi