GËZUAR DITËN E FLAMURIT !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

GËZUAR DITËN E FLAMURIT !

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Nov 26, 2008 5:24 pm


Gezuar Diten e Flamurit!
REPUBLIKA E SHQIPERISE


MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME
INSTITUTI KOMBËTAR I DIASPORËS


Tiranë, më 25.11. 2008


TË GJITHË BASHKËKOMBASVE TANË


GËZUAR DITËN E FLAMURIT !


Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku ndodheni!
Është një gëzim i madh për mua të më jepet edhe njëherë rasti që në prag të ditës së shënuar të jublieut të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë t’ju dërgoj nga zemra urimet më të mira për familjet tuaja, ju vetë, bashkësitë ku bëni veprimtari patriotike dhe ato ku punoni për të qënë edhe shtetas të mirë të vendit ku jetoni.




Ky 28 Nentor e gjen Shqipërinë më të zhvilluar dhe më me emër të mirë. Për këtë arritje keni ndihmuar edhe ju, të cilëve me mirënjohje u thërresim edhe «ambasadorët tanë në botë». Asnjëherë nuk ka qënë më i spikatur kontributi juaj sa në këtë vit. Mundet që për arsye të natyrshme të zvogëlohen dërgesat financiare tuajat në Shqipëri, por janë rritur ata bashkëkombas që po investojnë në vendin tonë. Veçanërisht është rritur shumë ndihma që jepni me kulturën tuaj demokratike, me shembullin tuaj të mirë nëpër botë si edhe fjalën e matur që thoni në dobi të imazhit pozitiv të Shqipërisë.
Ky 28 Nentor është edhe më i bukur se më parë edhe sepse bashkëkombasit tanë në Kosovë po dëshmojnë se pavarësimin e shtetit të tyre e meritonin dhe se nuk ka asnjë forcë ta ndalë integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Ta gëzojmë sëbashku edhe festën e çlirimit nga pushtuesit fashistë, sakrificë e madhe që mori kuptimin dhe vlerën e saj të vërtetë me mospranimin e diktaturës dhe entuzizamin për të ndërtuar pas rënies së saj një shoqëri të lirë siç e kemi sot.

Edhe njëherë nga zemra GEZUAR !


Flamur Gashi

Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi