Çka me t’thanë Kosovë, për trevjetorin!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çka me t’thanë Kosovë, për trevjetorin!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jan 30, 2011 10:38 pm

Çka me t’thanë Kosovë, për trevjetorin!

Feride Xhafer Berisha
Opinion nga diaspora

“Dubë, dubë mashallah, po ec qika /djali t’lumët na!” ju thonim fëmijëve, që posa fillonin ti qitnin hapat e tyre të parë për të ecur. Pastaj si ndihmesë për këtë fëmijë i bëhej një “dubak”, në të cilin ai futej që të mund të qëndronte në këmbë, por ai nuk kishte mundësi të lëvizë. E menduar mirë, por sipas studimeve të shkencëtarëve me kohë vërtetohet se kjo “ndihmesë” e ka arritur një kundërefekt,do të thotë se fëmiu përkundrazi është penguar në zhvillimin e aftësive të tij motorike. Kështu që në prodhimet më të vonshme prodhuesit i vunë dubakut rrota, e zëvendësuan drurin me plastikë, etj. Deri sa më në fund kjo “ndihmesë” u hudhë poshtë, sepse siq thojnë edhe kah ne se “fëmija nuk rritet pa u rrëzuar”.
Edhe unë Kosovës për ditëlindjen e tretë po i uroj një dubë dubë mashalla, që më në fund të fillon Kosova të ecë pa dubakun e Europës dhe të Amerikës as me rrota e as pa to.
Se Kosova edhe ditëlindjen e tretë do ta pretë me “pavarësia” e futur në një “dubak” politik. Kosova vetëm qëndron në këmbë dhe në fyt ju ka lidhë një leckë e kaltërt me pika të verdha me të cilën Kosova mund të mashtrohet.
Me një pasiguri , mundohet Kosova ti qetë hapet e para, por her merr n’thu në politikën e mbrapshtë dhe të papërgjegjësi të kosovarëve, her në pragjet europiane, herë në ato amerikane.
Kosova bënë turrë të hy në Bashkimin Europian, aty ku i mohohet dhe ku po keqtrajtohet dhe do të keqtrajtohet. Mirëpo duhet patjetër t’i merr hapat që ja lejon “big brother” e tybe po e pengojnë, e po e humb prapë at hapin edhe ashtu të pasigurt dhe po bie. Mu në at çast kur Kosova ngritet dhe provon të vazhdojë rrugën, pengohet nga vetë ne. Pavarësisht se cilin drejtim e merr Kosova mund ta zgjedhë ja euro-shiun, ja amrikan-breshër ose siç po ndodhë momentalisht nën mëshirën e pagdhendësisë së politikanëve tonë.
Bashkimi Europian filloi në mes të Gjermanisë dhe Francës, por momentalisht as këta dy nuk i kanë bash hesapet hapur, kusuri po u mungon. E sa i përket Amerikës, po më kujtohet një numërim që ne si fëmijë para se të luanim e bënim: “en den dini, savaraka tini, savaraka tika taka bia baja buf, trif traf truf , Amerika buf.” Kujt i binte “buf” duhet të dilte nga rreshti e unë po na e dëshiroj të gjithë ne popullit të Kosovës një “buf” në kokë dhe të pavarësohemi mos ta ndijmë veten tërë jetën faleminderues ndaj “big brother”. Hesap i thjeshtë pa kalem është kjo punë, kjo superfuqi nuk na ka ndihmuar ne por i ka mbrojtur interesat e saja. Me intervenimin e NATO-s në Kosovë u forcu vija kufitare në mes shteteve bartëse të “luftës së ftohtë”, e cila gjoja se u ndërpre pas rënjes së murit të Berlinit. Ne jemi baksuz me pozitën tonë gjeografike, që mos të them gjeostrategjike, sepse sa i përket strategjisë luajmë një rol zero. Me çfarë të drejte guxon me ardhë dikush i huaj e me ndërtu shtëpi në bashqe tënde? Me drejtën e arrogancës perëndimore të fuqive të mëdha pikë.
Dëshiroj të besoj, se së shpejti ç’do qytetar i Kosovës do të jetë më autark në vetëdijësimin e tij , saqë të lirohet nga romantizmi politik. Në zhvillimet politike mund të ketë ç’do gjë, por shumë rrallë romantikë me përjashtim nëse këto zhvillime politike do të vareshin nga vendimet e marrura nga të dashuruarit.
Nuk do të duhej të këndohej më kënga e vjetër “Mbahu nëno mos ke frikë, se ke djemtë ...!” por “We No Speak Amerikano”
Shpresoj se politikanët tanë janë mbushur mend dhe më në fund do ta drejtojnë kursin e politikës së drejtë, të nxjerrin Kosovën nga gjendja e një depoje të plehrave politike; ta drejtojnë drejt mirëqenies dhe sovranitetit.
E unë dëshiroj të uroj atëdheun tim me rastin e tre vjetorit të shtetësisë, por dika nuk po më thuhet..
Te gjermanët është e përhapur një bestytni, se po t’ja urosh dikujt ditëlindjen para kohe, i sjell atij baksuz. Për këtë arsye Kosovë po pres edhe pak me pavarësi, nuk po ngutem të të uroj diçka, që ende nuk është bërë, se mos po t’ndjelli ndonjë të keqe.
Po të filloja t’i numëroj të gjitha ato çka nuk i ke si shtet “sovran” do të ishte lista e gjatë, prandaj po e përfundoj artikullin ashtu siq e kam filluar : “Dubë, dubë mashallah Kosovë!”
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi