Të bëshë propogandë edhe me të vdekurit .......!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Të bëshë propogandë edhe me të vdekurit .......!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jan 31, 2011 10:45 pm

Të bëshë propogandë edhe me të vdekurit .......!


Beqir Sina, New York
Kortezhi i Enver Hoxhës dje dhe kortezhi i Edvin Ramës sot

E premtja, 21 janari, ishte një ditë e trishtueshme për gjithë shqiptarët, veçanërisht për shkak të humbjes së jetës së tre personave gjatë dhunës politike. Në një situatë të tillë nuk ka fitues. Ka vetëm humbës mes udhëheqësve politikë, humbet populli dhe imazhi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, aty ku ajo synon të anëtarësohet. Vazhdimi i përpjekjeve për të kthyer këtë gjendje humbjeje në një gjendje fitoreje, rrezikon të sjellë dhunë të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara, si një mik i mirë i Shqipërisë, ndajnë thellësisht shqetësimet që ekzistojnë sot për dhunë dhe për përsëritjen e dhunës." tha zoti Kantrimen duke folur në emër të SHBA.
20 vjet demokraci dhe 100 vjet shtet, në mes të qytetërimit, të vjen keq dhe të dhimbset të shohësh ceremoni të tilla, të përmotshme. Në një vend anëtarë të NATO-s dhe që aspiron për në BE. Çdo gjë sot ishte qartësisht propogandistike, njësojë si në kohën e Enverit. Pamë si para 26 vetëve, gazetarë e televizoneve si Vizion Plus, Top Chanell dhe 24 Orë News, që transmetojnë drejtpërsëdrejti, një manifestim të tillë të përmotshëm si të Enverit. Madje më e keqja dhe e trishtueshme, kur pamë disa analistë dhe gazetarë, që përdorën të njëjtat fjalë si në varrimin e Enverit.
Shifni pra ku duan t'a katandisin sot Shqipërinë, vendin e NATO-s, aspirante për në BE, sot ish komunistët dhe nostalgjikët, që ju ka mbetur ora edhe sot mbas 26 vjetëve në kohën e Enverit.
Risillini, me ato çfarë pamë edhe një herë në kujtesë atë varrimin e Enver Hoxhës : Ja se çfarë thoshte Dhimitër Gjika, atëhere gazetar i RTSH, ish gazetar i televizionit Top Chanell: " Më pas çdo gjë është publike, tha në kronikën e asaj ngjarje. Cerimonia mbasi u mbajt këto ditë në Kuvendin Popullor, ku vargu i gjatë i njerëzve, s’u shkëput për disa ditë. Është, sot lamtumira që po jep populli në heshtje duke qarë, mbi arkivolin e vendosur mbi shtratin e topit, të mbuluar me flamurin kombëtar, dhe vendosur karafila të kuq. Ceremonia e kortezhit, tha Gjika, që nisi nga godina e Kuvendit Popullor dhe lumi i njerzëve që vazhdonte deri në sheshin “Skënderbej”, dhe pastaj deri tek varrimi në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, shoqëruar nga muzika funebre. "Kortezhi i përmotshëm, thoshte ish gazetari i asaj kohe Gjika, niset drejt varrezave të Kombit, dhimbja është e rëndë e jashtëzakonëshme! Mijëra pioner shpërthejnë menjëherë me thirrjet e partisë; "Parti Enver jemi gati kurdoherë!" Kortezhi, po kalon tha Gjika, në këtë rrugë, kur ai në nëntorin e 44-ës, hyri si fitimtarë në krye të partizanëve, sot, ai përcillet me një pikëllim të thellë nga populli i kryeqytetit dhe nga i gjithë Shqipërisë. "Kanë ardhur, potenconte me të madhe ky ish gazetar, me autobusë nga Korca, Gjirokastra, Tropoja, Dibra, Vlora , Fieri, Shkodra Saranda dhe e gjithë Shqipëria, nga dashuria dhe dhimbja. E ku ju vjenë ndërmend, se komandati legjendarë do të mbahej mbi supet e shokëve, e si mund të mbahej kjo "peshë e rëndë e kësaj humbje të pazvëndësuseshme. Si mund t'i themi tani lamtumirë - si mund ta shkëputimin trupin tëndë nga trupi i lirisë o Enver! ty që të nxorri nga gjiri i pavdekësisë.!' komentojë ish gazetari Dhimitër Gjika, ish gazetari i Top Chanell.
Ndërsa sot, tek Top Chanell, Vizion Plus dhe 24 Orë News, tekstulaisht, thuhej nga gazetarët dhe analistët, e tyre që po e përcillnin drejtpërsëdrejti këtë manifestim të përmotshëm me një entuziazëm të paparë. Ata thanë se "Krerët e opozitës shqiptare ishin në krye të kortezhit, ku sipas tyre shihej Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, Prenç Zogaj, dhe disa ish anëtarë të Partisë së Punës, përkrah liderit të opozitës Edi Rama, në fromacion për t'i dhënë nderimin e fundit tre viktimave të 21 janarit.
Ndërkohë, pranë “Bulevardit të Dëshmorëve të Kombit”, sipas tyre ka vijuar me parakalimin të (për sqarim njëherë, u tha 200 mijë, dhe Rama tha 200 mijë) por, gazetarët e sipërcituar kur e panë se media e huaj ishte prezente, pati një ulje mjaft të ndjeshme, me lojën me numrin e kortezhit", duke thënë me mijëra qytetarë.
Sipas këtyre gazetarve, në mënyrë paqësore kortezhi, ka marshuar paqësisht, mes turmës ashtu sikundër edhe në nisje të demonstratës homazh, e cila, ka qënë tërësisht paqësore dhe po i tregonte botës se ne që ishim me 21 janar, jemi edhe me 28 janar dhe " nuk ishim ata që provokuam dhe sollëm dhunën".
Homazhet, sipas këtyre gazetarve që sipër cituam, thanë se janë përqendruar edhe në dy vendet ku u vranë tre viktimat, dhe lëvizja e qytetarëve ka qenë e mirë organizuar. Hidhen karafila dhe trandafila të kuq, tufa të tëra lulesh dhe kurorash, që janë vënë në vendet, ku janë vrarë tre demonstruesit, që javën e kaluar, e ndërkohë e gjithë protesta homazh është zhvilluar në heshtje nga mbështetësit e opozitës. Kjo ishte ajo çfarë thaënë për 2 orë live, por dhe 60 minutat e kortezhit nga Top Chanell, 24 Orë News dhe Vizion Plus.
Shifni pra se çfarë bëhet me këtë njërëz, opozitarë, që kemi sot, edhembas 26 vetësh, që sollën një rrëmujë totale, një dhunë të paparë kundra institucioneve, të shtyrë vetem nga interesa personale të paskrupullta, njerëz të babëzitur për pushtet, vetëm për të marrë një karrike Qoftë, kjo edhe me dhunë. E në mes kësaj turbullire, që shkaktuan këta njërëz, që s’dihet ende, se kur do të qartësohet, vijnë edhe bëjnë "shfaqje të tilla propogandiste " kaq të trishtueshme, si në kohën e Enverit.
Mirëpo, ne të persekutuarit mos vallë pritëm që një manifestim të till - ose një obelisk, siç e kërkojmë ne të presekutuarit, që ai dhe ata që e mbanin prej krahësh, ta kërkonte e të dënonte komunizmin? Jo!, Pamë se Rama kërkon për të bërë propogandë, për këto të tre vkitima të pafajshme, sa e trishtueshme është.....
Çdo, shqiptarë ka qenë mëse e vetëdijshëm sot se nuk do të ndodhte asgjë, megjithë frikën që egzistone (se nuk u zihet besë këtyre komunistave të pa besëve) por, ja se prapë e ndoqëm atë çfarë na dha Top Chanell, 24 Orë News dhe Vizion Plus. Pyetja, është se "Çfarë e shtyu atëherë, sot, Edi Ramën dhe ata që e organizuan këtë manifestim të përmotshëm, nostalgjia për Enverin apo babëzia për pushtet? Propogandë, apo "kërcitje' dhëmbësh, se çfarë skenarësh po përgatiten mbas kësaj shfaqje për Shqipërinë!?
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi