Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Faqja 11 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sulmohet një punëtor i KEK-ut

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Dec 10, 2009 2:44 am

Sulmohet një punëtor i KEK-ut



KEK njofton se një konsumator i pandërgjegjshëm në Istog ka sulmuar punëtorin e korporatës në detyrë, Gëzim Gashin. Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, me 09.12.2009, pasi punëtori me ndihmën e Policisë së Kosovës e kishte shkyçur konsumatorin në fjalë, si pasojë e borxhit prej 5000 eurosh. Me rastin po merret Policia e Kosovës. KEK dënon ashpër këtë akt vandal dhe kërkon nga organet e rëndit dhe drejtësisë që të qojnë deri në fund këtë rast dhe fajtori të merr dënimin e merituar.
Menaxhmenti i KEK-ut është i vendosur që t’i mbrojë punëtorët e vet me të gjitha format juridike dhe nuk do të lëshojë pe para asnjë forme të kërcënimit apo shantazhit që bëhet nga persona të pandërgjegjshëm që bëjnë veprime kriminale ndaj punëtorëve të korporatës, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arrestohen pronarët e dy lokaleve

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Dec 10, 2009 2:45 am

Arrestohen pronarët e dy lokaleve



Skenderaj, 9 dhjetor - Policia ka arrestuar pronaret e dy lokaleve në Skenderaj, njëra në rrugën “Azem Bejta” dhe tjetra në rrugën “Ilaz Kodra”, për të cilët u tha se nuk e kanë respektuar vendimin e inspektorëve komunalë për pezullim të përkohshëm të veprimtarive të tyre. Kjo masë e ndalimit të veprimtarisë u ishte shqiptuar për shkak të mos shlyerjes së obligimeve tatimore ndaj komunës. Të dy personat janë shoqëruar në Stacionin e Policisë lokale, dhe ndaj tyre është caktuar ndalimi policor deri në paraqitjen e tyre në gjykatën kompetente. /I. Fejzullahu
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një emigrant shqiptar mbyti gruan me thikë

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Dec 10, 2009 2:47 am

Një emigrant shqiptar mbyti gruan me thikë



Detroit, 9 dhjetor - Një emigrant shqiptar pritet të dalë sot para një gjykate, për t'u përballur me akuzat se ai ka goditur disa herë me thikë, deri në vdekje gruan e tij. Ai dyshohet se e ka bërë këtë para dy fëmijëve, në shtëpinë e tyre në Chesterfield Township, në rrethinat e Detroitit, në shtetin federal të Massachusetts. Emigranti, 41-vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar deri tash nga policia, është duke u mbajtur në burg në Macomb County, qysh nga dita e dielë. Deron Mejers tha se policia ishte thirrur me apelin se në një shtëpi të provincës Dove Lane, pranë rrugës Gratiot, dëgjohej zëri i një gruaje të plagosur që kërkonte ndihmë. Polica në vend të ngjarjes gjeti pa ndjenja një grua 41-vjeçare, që po lëngonte nga plagët e shumta që kishte pësuar pas shpine, nga të goditurat me thikë. Zëdhënësi i policisë Sgt Detective. Deron Mejers, tha se ajo nxitimthi u dërgua në Qendrën Rajonale mjekësore Clemens, ku ajo u ajo më pas një kohë të shkurtër u deklarua nga mjekët e vdekur. Fqinjët e kësaj familje, thanë se "Gruaja që u therë me thikë kurrë nuk kishte folur për problemet që ajo kishte me burrin e saj. "Ajo ishte një punëtore shumë e mirë, që gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e saj sa herë që gruaja ime dhe unë e shihnim" tha Bob Adair, një fqinjë që e njihte viktimën së bashku me gruan e tij prej kur kishin punuar në një dyqan në Meijer mbi Gratiot ekziti 23 Mile." Bijtë e çiftit janë të moshave 11 dhe 16 vjeç, dhe ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi me thikë nga babai e tyre ndaj nënës së tyre, tha policia. Ata janë vendosur në një Qendër për Mbrojtjen e Fëmijëve, derisa të afërmit e fëmijëve në Shqipëri, mund të kontaktohen me autoritetet e policisë. Michelle Irwin, një zëdhënëse në Shkollën publike Creuse, mësuese për menaxhimin e krizave në familje tha se një ekip ekspertësh të këtyre çështjeve do të jetë në të dy shkollat, për të mbajtur leksione për stafin, studentët, shokët dh të afërmit e tyre. /Beqir Sina
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Devoll: gjenden të vrarë tre vëllezër

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jan 30, 2010 12:33 am

Devoll: gjenden të vrarë tre vëllezër



Masakër në Devoll.

Tre persona kanë mbetur të vrarë rreth orës 13.55 minuta në fshatin Vidovë. Nga të dhënat e para mësohet se vrasja ka ndodhur me armë zjarri dhe identifikon viktimat. Një orë pas vrasjes policia konfirmon se viktimat janë 3 vëllezër. Ata janë Taulant, Xhiljon e Eldi Mulliri po nga ky fshat.
Janë të paqarta shkaqet e vrasjes, por dyshimet e para janë se krimi mund te kete ndodhur per hakmarrje. Policia ka rrethuar zonën e Vidovës në kërkim të autorëve.
Policia dyshon se vrasja mund të ketë ndodhur për hakmarrje ndaj një vrasjeje të ndodhur në shtator të 2003.
Viktimat janë femijet e Liliana Mullirit e cila në shtator të 2003 kishte vrarë dhe më pas hedhur në pus nipin e të dashurit të saj, fëmijën 8 vjecar, me inicialet A. Xh.
Policia thotë se është identifikuar autori i krimit, dhe është shpallur në kërkim
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 11 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi