Pesë arsye pse Pacolli President

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pesë arsye pse Pacolli President

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 22, 2011 5:12 pm

Pesë arsye pse Pacolli President

Nga Shpend Krasniqi

24 njohje nga lobimi i tij - Pa asnjë mbështetje nga Ministria e Jashtme apo Presidenca, përkundrazi me bojkotime e refuzime të ulëta nga këto institucione, Behgjet Pacolli arriti t'i sjellë mbi 24 njohje shtetit të Pavarur të Kosovës.
Duhet ta pranojmë se njohjet e para që vinin nga Lideri i AKR-së, z. Pacolli, na bënin dyshues për pyetjen e thjesht, se si një njëri i vetëm, një biznesmen i njohur, por një politikan opozitarë, mund të arri të bind një shtet ta njoh Pavarësinë e Kosovës? Këto dyshime janë normale. Risitë gjithmonë refuzohen në fillim, pastaj shqyrtohen dhe në fund pranohen. Kështu ndodhi edhe me pranueshmërinë e qytetarëve të Kosovës për meritat që z. Pacolli kishte në njohjet e reja për Republikën Pavarur të Kosovës. Sigurisht shumica prej nesh nuk e dinim deri atëherë fuqinë që kishte lobimi në vendet me demokraci të avancuar.
I çuditshëm është fakti se jemi marrë më shumë me arsyen se pse z. Pacolli po i sjell njohje Kosovës, se sa më nevojën jetike të Kosovës për këto njohje. Janë ngritur dyshime naive për z. Pacolli, se mos ai po bënë edhe biznes me shtete që po na njohin? Edhe po të ishte kështu, ku ta kemi këtë fat që një shqiptarë të arri të jetë kaq faktorë sa shtete të caktuara ta njohin Kosovën e Pavarur falë interesave ekonomike ndaj tij. Kishte edhe dilema tjera që kanë të bëjnë se mos ndoshta z. Pacolli, lideri i AKR-së, po i shfrytëzon njohjet për përfitime politike apo për ta forcuar partinë e tij? Edhe në këtë pikë, nuk ka ndonjë të keqe. Nëse njohjet nënkuptojnë ndikimin e z. Pacolli në diplomacinë ndërkombëtare atëherë është normale që qytetarët e vendit ta vlerësojnë këtë dhe t'i japin mbështetje politike atij dhe partisë së tij. Në fakt këto duken të rëndësisë së dytë, kur kemi parasysh se numri i njohjeve lidhet drejtpërsëdrejti me pranueshmërinë ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.
Njohjet janë barriera kryesore e integrimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës. Njohjet ia konfirmojnë legjitimitetin shtetit të pavarur të Kosovës. Njohjet për Kosovën janë vlerë, vlerë të cilën më mirë se askush tjetër e avancoj përkushtimi i z. Behgjet Pacolli, për çka mirënjohja do t’i vij në kohën dhe formën e duhur.

Humanizmi

Ky dimension është i pranueshëm nga të gjithë si vlerë e veçantë e z. Behgjet Pacolli si biznesmen, si politikanë e mbi të gjitha si njeri. Unë nuk jam në gjendje të kujtoj të gjitha rastet e humanizmit të z. Pacolli por po i kujtoj disa. Rasti i ndërmjetësimit për lirimin e shqiptares së kidnapuar në Afganistan, Shqipe Hebibi, kontributi për lirimin e Koreanëve të marrë peng dhe ndërmjetësimi me rrëmbyesit afgan për t’i kthyer në shtëpitë e tyre gazetarët italian, janë vepra që përfaqësojnë virtyte të larta të përkushtimit për solidaritet dhe sakrificë, duke u vënë në shërbim të atyre që në këto raste kishin nevojë më shumë se kurrë për ndihmë.
Z. Pacolli edhe pasi ka hyrë në politikë ka vazhduar aktivitetet e tij humanitare edhe në avancimin e arsimimit të të rinjve me dhënien e bursave por edhe përmes krijimit të infrastrukturës universitare me zgjerimin e hapësirës së Universitetit të Prishtinës dhe financimin e ndërtimit të Universitetit Amerikan në Kosovë. Siç e keni parë në Televizionin Publikë të Kosovës z. Behgjet Pacolli ka financuar ndërtimin e rreth 30 shtëpive për familje me gjendje të rëndë sociale. Edhe shumë financime për shërim të sëmundjeve të vështira, jashtë vendit që i dinë qytetarët shqiptarë.
Z. Pacolli, kandidati për President të Republikës, është nderuar me Çmimin: “Kalorës i Paqes së Mijëvjeçarit” për vlerat e tij si humanistë, çmim ky me të cilin është nderuar më herët edhe Humanistja e madhe shqiptare Nëna Terezë.
Pranueshmëria Ndërkombëtare
Nuk besoj të ketë ndonjë lider tjetër politik në Kosovë por edhe më gjerë, që të ketë takuar më shumë përfaqësues shtetesh, Mbretër, President, Kryeministra, Sekretarë e Ministra të Jashtëm të vendeve të ndryshme të botës, nga çka takuar z. Behgjet Pacolli tash kandidat për President të Republikës së Kosovës. Udhëtimet e tij gjatë fushatës lobuese për njohje të reja të Kosovës i mundësuan atij të takoj liderë nga vendet më të ndryshme të botës.
Z. Pacolli është Këshilltar permanent në Qendrën për Studime Strategjike Ndërkombëtare CSIS në Uashington bashkë me Diplomatin e njohur amerikan Henry Kissinger dhe shumë personalitet të tjera rëndësishme ndërkombëtare. Behgjet Pacolli u hetua nga prokurorë të famshëm për veprimtaritë e tij biznesore. Rezultojë i pastër. Ia jeton dhe vepron në shtetin më demokratik dhe më ligjorë të botës, në Zvicër.
Z. Pacolli nuk është dyshuar e as sot nuk dyshohet për keqpërdorime të parasë publike dhe ndaj ti nuk zhvillohet asnjë hetim. Përkundrazi, z. Pacolli edhe rrogën e vetme që ka marrë nga buxheti i Kosovës si deputet i Parlamentit e ka dhënë si ndihmë humanitare.
Ai është zhvilluar si personalitet dhe ka korrur suksese edhe në gjirin e atyre vendeve që sot na kërkojnë si kriter pastërtinë politike të liderëve institucional, çka do të thotë se z. Pacolli është më i pranueshëm se cilido tjetër lider në Kosovë nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Nuk duhet harruar fakti se z. Pacolli ishte i vetmi lider politik nga Kosova që u ftua të marrë pjesë në Ceremoninë Inauguruese të Presidentit të SHBA-ve z. Barak Obama.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi