Po tani or i shkretë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Po tani or i shkretë!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Feb 24, 2011 11:15 pm

Po tani or i shkretë!



Miranda Haxhia

Po tani që humbi gjithë mbështetjen e euro-deputetëve: për të vijuar rrugën joparlamentare; për të qenë në krye dhe në mendjen e protestave të dhunshme; për të goditur, fyer dhe përgojuar punën e një qeverie demokratike e të zgjedhur nga populli; për të sabotuar zgjedhjet e ardhshme lokale; po tani ai qyqar i gjendur rastësisht dhe aksidentalisht në krye të forcës politike opozitare më të madhe, me se do merret? Pasi ka përfunduar plotësisht shkatërrimin e një partie, pasi ka krijuar një hendek të madh mes qendrës dhe bazës; pasi ka humbur lidhjet me njerëz që u rritën dhe iu kushtuan Partisë Socialiste dhe reformimit të saj-kryetarit i ka mbetur vetëm të japë dorëheqjen dhe të lejojë këtë forcë opozitare të frymojë në vijën dhe energjitë e saj pozitive. A thua do ta kuptojë se, përpara se të frymojë demokratikisht, Partia Socialiste duhet të ketë ajrin e duhur dhe mushkërinë e duhur politike? A thua të kuptojë se vendi i kryetarit nuk është shumë i fortë kur mbahet me elemente betoni dhe biznesi, me histori të llojit të "Agata Kristi", kur armiq e miq shkëmbehen nga dita në ditë - e jo me ideale, rrugë e qëllime të pastra demokratike, rrugë e qëllime që i ka në boshtin e saj gjithë lëvizja e majtë europiane. A thua do të mësojë se pa kuptuar thelbin e demokracisë në partinë e vet nuk do të arrijë të ndërtojë një objektiv të denjë për një parti të majtë europiane, ai qyqar?!
Po tani, or i shkretë?
Kështu e quajti romanin të tij, Hans Fallada, duke i dhënë lexuesit personazhin për të cilin pyetja që të vjen në mendje është-nga njerëz të tillë si bashkëshortët Pineberg rodhën gjithë nazistët? Lexuesi mund të mendojë se do të rrëfehet më poshtë për këtë roman, ndërsa kujtoj se paralelet e letërsisë në fund të fundit janë ato që frymëzojnë për të njohur tipat dhe karakteret e njerëzve që na rrethojnë, atyre që ndikojnë piskologjikisht në jetën sociale dhe politike.
Johan Pineberg ishte personazhi që refuzonte të kuptonte se, një falangë e madhe shkatërrimtare po pushtonte Gjermaninë. Indiferentizmi e bëri njeri meskin dhe të mbyllur në atë botën e tij të ngushtë, e cila për hir të krizës e shpuri atë në një spirale rrënimi e varfërie të madhe. Hitleri do ta shtyjë të iludojë se është protagonisti i vetëm, i gjendur përballë mësymjes së filozofisë naziste, kur askush nuk duhej ta ndjente veten fajtor, meqë nuk kuptonte çfarë po ndodhte, apo sepse nuk merrte pjesë, se tani kishte një rend ku zgjidheshin të gjitha çështjet, por që çështja themelore, ekzistenca e tij nuk përfillej.Mbas kthimit nga Brukseli të kryetarit të Partisë Socialiste, kur mësojmë se hullia e së ardhmes e kësaj force politike duhet të jetë ajo që prej kohe është kërkuar, jeta e plotë parlamentare, rruga me mjete demokratike, zgjedhje lokale dhe bashkëpunim për të arritur standardet e kërkuara nga BE, më vjen në mendje libri "Po tani, or qyqar!" Me ndihmën dhe përkushtimin e tejzgjatur të kryetarit të saj, kjo parti ka humbur përfundimisht gjasat dhe mundësitë për të fituar në zgjedhje lokale.
* * *
Natyrisht, do të ishte vogëlsi të merreshin njerëzit gjatë me fatin e "qyqarit" të Partisë Socialiste. Por nuk duhet mohuar se lëvizjet, dredhitë, zig-zaget e opozitës janë një ndihmë e paçmuar për Partinë Demokratike; sepse e gjithë vëmendja e PD-së është organizimi i zgjedhjeve lokale, duke u mbështetur në pikën e fortë të saj:- Vendosjen e njerëzve të suksesshëm në vende të duhura; zgjedhjen e kandidatëve jo sipas parametrave me të cilat i përzgjedh apo i refuzon kundërshtarja e saj politike, por sipas një pikëvështrimi serioz dhe dobiprurës për komunitetet, në të cilat njerëzit që do të kandidojnë do të japin kontributin, do të përcjellin modelin e menaxhuesit të vlerës njerëzore dhe asaj materiale; do të jenë më shumë dëgjues dhe lëvrues idesh, sesa përllogaritës të thjeshtë të përftimit, apo humbjeve.
Duke parë se një nga faktorët që e shpuri drejt rrënimit Partinë Socialiste, ishte degradimi i disa figurave në krye të bashkive, komunave, besoj se Partia Demokratike nuk do t'i shikojë këto zgjedhje si plotësuse hatëresh apo hatërmbetjesh personale për njerëz të veçantë, por si ridimensionimin e prezantimit të figurave që do të drejtojnë bashkitë, komunat në të gjithë vendin. Modeli i dështuar i kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe i kryetarit të dështuar të PS-së, duhet parë në të kundërtën e tij. Nuk mund ta drejtojnë Bashkinë apo komunën njerëz që kanë humbur lidhjet me njerëzit e jetën e qytetit apo komunës. Nuk mund të drejtojnë njerëz që më shumë se Bashkinë apo komunën duan veten dhe interesat e vogla që plotësojnë ekonomine e xhepin e tyre. E mbi të gjitha, nuk drejtohet me diktat, por me mendje dhe ide. E këto, zakonisht nuk blihen, përjashtohen nga aferat e biznesmenëve dhe pasanikëve të mëdhenj që më shumë se çdo gjë dinë të shkatërrojnë atë që është e të gjithëve për hir të egos dhe lakmisë së tyre.
* * *
Që një ditë, Partia Demokratike të mos ia bëjë pyetjen vetes:- po tani or i shkretë!, duhet t'i ndjehet borxhlije E.Ramës që nuk e bëri të ndjehet protagonist asnjë demokrat, sepse deshi shumë protagonizmin e vet lakmitar, dhe jo vetëm të vetin, por edhe të partisë, po aq sa e deshi Hitleri protagonizmin e vet shkatërrimtar
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi