Slim, njeriu më i pasur në botë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Slim, njeriu më i pasur në botë

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Mar 10, 2011 8:11 pm


Slim, njeriu më i pasur në botë

Carlos Slim është sërish në krye të klasifikimit të ‘Forbes’ si njeriu më i pasur i botës.



Slim, njeriu më i pasur në botë


Në një moshë kur zakonisht njerëzit dalin në pension, meksikani Carlos Slim ka shtuar pasurinë e tij me 20 miliardë dollarë në një vit falë të ardhurave nga aktivitetet e tij në sektorin e telekomunikacionit dhe atë minerar.

71-vjeçari, i cili renditet për të dytin vit radhazi në vendin e parë si njeriu më i pasur në botë, ka lënë pas Bill Gates dhe Warren Buffett, në vend të dytë dhe të tretë respektivisht.

Në vend të katërt renditet Bernard Arnault, pronar i grupit LVMH.

>> Carlos Slim, arti i njeriut më të pasur



Manjati meksikan i telefonisë celulare, me pasurinë e tij prej 74 miliardë dollarësh, e ka shtyrë sërish në vend të dytë themeluesin e Microsoftit, Bill Gates me 56 miliardë dollarët e tij.

Më shumë se 200 vetë iu bashkuan këtë vit listës së pasanikëve që pavarësisht krizës ekonomike botërore, ka mbërritur numrin rekord të 1.210 personave. Klasifikimi përfshin tashmë 6 miliarderë të lidhur me FB, duke llogaritur këtu edhe krijuesit e tij, Mark Zuckerberg dhe Sean Parker.

“Patëm disa surpriza këtë herë. Njëra prej tyre ishte Carlos Slim, jo pse u rendit i pari, se ashtu ishte edhe vjet, por për shtimin e jashtëzakonshëm të pasurisë se vet, me 20 miliardë dollarë brenda vitit. Pastaj, ishte dhe gjashtëshja e FB. Në Shtetet e Bashkuara të paktën, për nga fitimet, rrjeti social ka qenë tmerrësisht dinamik”, u shpreh Steve Forbes, president dhe kryeredaktor i ‘Forbes’.



Po si është shpërndarë pasuria nëpër botë.

Harta e ‘Forbes’ tregon se progresin më të madh e kanë pasur Brazili, Rusia, India dhe Kina. Amerikës i duhet të dorëzohet përballë rivalëve të vjetër rusë përsa i takon pasanikëve në metropole: sipas revistës, Moska ka 79 miliarderë ndërsa Nju Jorku 58.

Sa për Kinën, ajo bie në sy sidomos për numrin e njerëzve që kanë dyfishuar miliardat e tyre. Ndërsa Berluskoni, politikani me 9 jetë, siç e quan ‘Forbes’, nuk ka mundur të hyjë as në 30-shen e parë të klasifikimit.

Mbase festat luksoze e dhuratat e shtrenjta që bën pa kufi, e kanë varfëruar disi Kavaljerin.

Më poshtë po japim listën e 10 miliarderave më të pasur të botës



1.Carlos Slim Helu & family







2.Bill Gates







3.Warren Buffett







4.Bernard Arnault







5.Larry Ellison







6.Lakshmi Mittal







7.Amancio Ortega







8.Eike Batista







9.Mukesh Ambani







10.Christy Walton & family




Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve: 24569
Age: 57
Location: Kosovë
Registration date: 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Slim, njeriu më i pasur në botë

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Mar 10, 2011 8:12 pm

Ketë Kristin ta kisha pas diçka!

Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve: 24569
Age: 57
Location: Kosovë
Registration date: 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi