KUR HIMNIZOHET DIKTATORI DHE KRIMINELI!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

KUR HIMNIZOHET DIKTATORI DHE KRIMINELI!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Nov 27, 2008 3:20 am

KUR HIMNIZOHET DIKTATORI DHE KRIMINELI!
Nga Hajriz Demaku, ish-ushtar i Shaban Palluzhës dhe publicist[1]
Kohën e fndit është shkruaar e folur shumë për figurën e diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxhën, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, me ç’rast u mbajtën një sërë menifestimesh dhe, për fat të keq, u himnizua vepra dhe jeta e tij, për ç’gjë më shtyri të shkruaj këtë shkrim, ndonëse të gjithë e dimë për krimet dhe persekutimet që i ka bërë ndaj popullit të vet shqiptar në forma dhe mënyra të ndryshme.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha dërgoi dy divizione sulmuese të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë në Kosovë, dy muaj para se ta çlironte vendin e vet nga okupatori gjerman, gjoja për ti dëbuar mbeturinat e nazizmit nga Kosova. Në fillim të tetorit 1944 deri ne fund të prillit të1945 divizioni V komandohej nga gjenerlai Rrahman Parllaku, ndërsa komisar politik ishte Ramiz Alia, kurse divizioni i VI komandohej nga gjenrali Gjin Marku. T’jua përkujtojmë që dy divizione ishin të parat që u futën në Kosovë para serbëve, malazezëve, maqedonasve, bullgarëve, rusëve e tjerë, jo për ta çliruar Kosovën nga mbeturinat naziste, por si paranojë e e komunistëve jugosllavë, për ta spastruar Kosovën dhe Sanxhakun nga nacionalistët shqipëtarë e boshnjakë, e për t’ia dorëzuar Jugosllavisë këto terriotre , si molla të pjekura.
Divizioni i VI shqiptar nën komandën e Gjin Markut i ra kah territoret e shqiptarëve të Malit të Zi, Plavë, Guci, Rozhajë e Tutin nuk kam njohur se si kanë kaluar andej, por Divizioni V, të cilin e komandonte gjeneral Rrahman Parllaku dhe komisar Ramiz Alia në kuadrin e të cilit ishin brigada e V me komandant Shefqet Peçin e komisarin Hysni Kapon dhe brigada e VIII me komandant Fetih Smokthina e komisar Ramiz Baza. Divizioni V u fut në Prizren e Gjakovë, gjithandej duke mbledhur armë e burra të pushkës, pastaj erdhi në Drenicë kah mesi i nëntorit 1944. Në Abri erdhi lajmi se me 23 nëntor brigada V në krye me Shefqet Peçin. Aty qëlluan në kosultim Mehmet Gradica me 70 luftëtarë, po ashtu edhe Ymer Berisha me afro 100 luftëtare. Kur u dëgjua ky lajm Mehmeti tha: Unë jam i gatshëm për luftë, por Ymer Berisha ishte më largpamës, tha dhe shtoi se kjo është strategji serbe për t’u vrarë shqiptarët mes vete e ata pastaj do të qeshnin me ne, por do të dalim prej fshatit, e ata le ta marrin ndonjë armë e le të shkojnë. Ymer Berisha e Mehmet Gradica e lëshuan Arbinë para agimit. Kur zbardhi dita Shefqet Peçi e Hysni Kapo me brigadën e tyre komuniste u futën në Arbri. Nga ne morën nga një pushkë, por i arrestuan dy burra nga ajo familje ku ditë më parë kishin qenë Mehmet Gradica e Ymer Berisha: Isuf Bahtirin e Nezir Alinë. Pastaj vazhdojnë në katundin Gllanasellë ku e arrestojnë kapiten Rizah Gllanasellën me dymbëdhjetë të tjerë. Thuhet se 13 burrave kush varrin nuk ua di. Kur e përfunduan misionin e tyre të turpshëm në Kosovë, e thyen qafën në Sanxhak, ku ranë mbi 300 viktima, “kurban” për Jugosllavinë. Kur brigadat shqiptare shkuan në Sanxhak shpërtheu lufta në Drenicë.
Enver Hoxha veproi mbrapshtë. Thuhet se u betua mbi varrin e Bajo Topullit se të gjithë shqiptarët do t’i fusë në një ombrellë, por jo në një shtet shqiptar, por ishte betuar për shtetin që do të ishte ombrellë pansllaviste. Kjo ishte tradhtia e parë.
Tradhëtia e dytë është se për hatër të Dushanit e Miladinit e prishi marrëveshjen që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë.
Tradhëtia e tretë është kur komunistët e Shqipërise kryen atentat ndaj Ilaz Agushit në Tiranë, ministër i Punëve Botore.
E katërta Konferenca e Bajanit u mbajt më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1994 ku u aprovua Rezoluta nga të gjithë pjesëmarrësit, që pas çlirimit Kosova t’i bashkohet Shqipërisë, garantues për realizim do të jenë: Armata Shqiptare dhe ajo jugosllave dhe aleatët antifashistë, Amerika, Anglia dhe bashkimi Sovjetik, por kjo s’kishte të bënte fare me realitetin, por ishte kurth e përgatitur nga dy shtete për t’i kapur nacionalistët që s’e donin komunizmin as anej as këndej.
Në konferencën e Bujanit moren pjesë 49 delegatë, 42 shqiptar, 6 serbë e një boshnjak, por fjaën kryesore e kishte Pavle Joviçeviqi. Pas nëntë muajve, në Konferencën e Prizrenit, u aneksua Kosova nga Serbia. Rezoluta e Bujanit u shfuqizua nga vetë pjesëmarrësit e Bujanit, përveç Zekrija Rexhës, Xhafer Vokshit, Ramiz Cërnicëse dy a tre të tjerë.
Enver Hoxha jo vetëm se e ndihmoi Jugosllavinë në ripushtimin e Kosovës, por ia dha edhe tapinë e saj: kur nacionalistët nuk u pajtuan me të, i likuidoi dhe mbeti Shqipëria në lepuj. Çka mund të bënin lepujt për Kosovën? Enver Hoxha prapë s’ndalet, e ndihmon Titon në boshatisjen e Kosovës nga njerëzit e pushkës e urdhëroi Shaban Haxhinë (Pacin) e Lumes, major i ushtrisë shqiptare dhe komisar Qamil Brovinën të formojnë Brigadën VII Çlirimtare duke filluar që nga Luma e trup e trup Kosovës, nëpër Podujevë e në Srem, jo më pak se 13000 burra i dërguan në Vojvodinë si cjapi te kasapi, shumë syresh i mbyti tifoja e më shumë Titoja.
Komandanti e komisari u kthyen vetëm pas 6 muajsh, si gjeneralë të ushtrisë së vdekur. Edhe brigada e Abit Dedisë, komandant, Dervish Kopriva, komisar, me 6000 ushtarë u tret në Serm.
Kosovarët ngurronin të shkonin në veri, prandaj dy shtete komuniste menduan tradhtinë e re: kush dëshiron me shkue në Shqipëri se këtu nuk ka siguri nga serbët e kush ishte aq që s’e do Nënën Shqipëri. U paraqit[n shumë për të shkuar, bile me vullnet të madh. Ata nuk e dinin se në Tivar po përgatitet varri më i madh i shqiptarëve të Kosovës në Ballkan, sipas Azem Xanit, mbi 4000 veta.
Unë nuk besojs se Shqipëria e ka ditë këtë qëllim, pak është i dyshimtë fakti se në dy marshutat asnjë s’ka qenë nga Gjakova. Thonë se Xhavit Nimani i ka kthyer nga Prizreni. Fadil Hoxha pati deklaruar njëherë se ka shkuar te Enver Hoxha më 1946 për ta informuar se brigadat e Maqedonisë po bëjnë zullum mbi popullsinë shqiptare në Anamoravë. Por nuk i kishe dhënë kurrfarë përgjigjje. Kur u ktheva para se mu kthy në Prizren më ndalën UDB-ja e Kosovës dhe ma qitën stenogramin me fjalët e mia para Enver Hoxhës në Tiranë. Enver Hoxha asnjëherë nuk ka reshtur së pranuari me Jugsollavinë kundër shqiptarëve të Kosovës, sa herë dëshironte Jugosllavia me burgosë shqiptarë të Kosovës, Enveri në Komitet apo në Kongres e ngrimte grushtin lartë duk bërtitur: Është e pamundur të nënshtrohet dhunë e terror në një popull trim e heroik siç është ai kosovar, i cili ka mbështetjen tonë. Revolucionarët e Kosovës shpejt organizoheshin, por Enveri teorinë nuk e futke në praktikë. Shumë herë u bë kështu, dikur ata që ishin pregatitur për kryengritje e dërguan Dibran Bajraktarin në Ambasadë të Shqipërisë, në Stamboll, që të marrin leje për kryengritje, por kur nuk ua dha se ishte gjallë Enveri.
Enveri i ka likuiduar gati të gjithë shokët e vet të Byrosë Politike, e ka vrarë dhëndrin, burrin e motrës, e ka varë ministrin e Arsimit Mirash Ivanajn, ngase ky e ka ndërprerë bursën, i ka vrarë shokët e vet që e kanë strehuar dhe e kanë ushqyer në Paris. Dhe në fund duhet pohojmë faktin e pamohueshëm se Enveri i ka bërë dëm të madh kombit shqiptar dhe Shqipërisë.
/Hajriz Demaku: (Bota Sot – 26.10.2008, F 10)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi