Mentor Thaqi:NJA DY FJALË DASHURISË, PREJ MALLIT A LAKMISË?! AH, LAKMI E MALL, NDAÇ SIKLET NDAÇ HALL!!! - Vargje kënge

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mentor Thaqi:NJA DY FJALË DASHURISË, PREJ MALLIT A LAKMISË?! AH, LAKMI E MALL, NDAÇ SIKLET NDAÇ HALL!!! - Vargje kënge

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 16, 2011 9:17 am


Mentor Thaqi:NJA DY FJALË DASHURISË, PREJ MALLIT A LAKMISË?! AH, LAKMI E MALL, NDAÇ SIKLET NDAÇ HALL!!! - Vargje kënge

LABES SIME!

Këmbëzbathur, bregut t´detit,
Shtatëhedhura lozonjare,
dridhet Joni prej sikletit,
don t´përgëdhelë me valë tinzare!

Jo, nuk ka faj Joni shkretë,
vapë e verës, përcëllon,
kur t´sheh gjoksin, ah medet,
nga meraku, ujin e vlon!

Këmbëgjatë moj, si sorkadhe,
lëkurëhollë si mazë e qepës,
ah medet, bela e madhe,
si ti gjejë unë derman vetes?!

Buza jote si qershitë,
kur më piqen në Gjirokastër,
dhëmbtë e bardhë, natën bëjnë dritë,
si ingji, bilur të pastër!

Në Sarandë, në Orikum,
t´kam zënë pritë, vendit nuk luaj,
si Hyjneshë moj në Butrothum,
qesh një herë, sa t´duash t´paguaj!

N´Kala t´Borshit o në Fterrë,
t´lë takim, aty më ke,
o më vrit moj, o më merr,
n´gjirin tënd një natë të fle!

Shkrumb u dogja prej sevdasë,
Labja ime, shpirtë o xhan,
jo as Flladi i Llogarasë,
s´më flladitë, ti m´bën derman!

Jo qebesa, as Syri i Kaltër,
Syrit tënd s´i del përballë,
t´puthë një herë moj, marrsha malet,
seç më shkoi koka vërdallë!!!

Mentor Thaqi VS., 15.04.2011

Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve: 24569
Age: 57
Location: Kosovë
Registration date: 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi