Shefik Shkodra: Tërthorazi - më mirë hiç se kiç

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shefik Shkodra: Tërthorazi - më mirë hiç se kiç

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 23, 2011 2:48 am


TËRTHORAZI – MË MIRË HIÇ SE KIÇ
NGA SHEFIK SHKODRA
Kujdes intelektual!
Po të bëj propagandë një politikan në mënyrë hipokrite, nuk do të ishte aq e habitshme. Po të kridhet një intelektual atje ku s’e ka vendin, me siguri do të peshonte shumë.
Politika detyruese e çon edhe intelektualin në stome të humnerave, të vetë shkatërrimit të krejt pasurisë shpirtërore. Kjo ndodh krejt nga një moskujdes i rastit, apo lakmia për të mos e mbuluar harresa, por edhe interesi, për këtë fundit nuk do duhej të besohet për njerëzit intelektualë. Duket pak si mëkatim edhe pse ndoshta, vështirë është të gjendet rrugë e duhur për depërtim. Shpeshherë ka pasur mbyllje dyersh për njerëzit e ngritur. Dhe mund të përsëritën jo vetëm në një vend dhe jo vetëm njëherë. Ngushticat janë shumë të vogla. Megjithatë, duhet secili ta masë hapin e vet, se a duhet të ecë në atë drejtim apo duhet ta zmbrapsë veten. Nuk ka politikë, ose shumë pak, që mund ta pranoj drejtimin e atij që e do të ecë një shoqëri pa gabime. Politika dëshiron që atë patjetër ta asimiloj duke joshur me gjithçka ka në dorë. Duke ia rregulluar caqet me mrekulli – parajsë. Ndryshe, edhe kërcënimet janë masa më e hapët që ngulfat ose diskualifikon frymën dhe zërin demokratik.
Pra, nëpër kohë të ndryshme, shoqëritë me politika dhe sisteme po ashtu të ndryshme, edhe intelektuali është i detyruar të gjej penetrimet për të ndihmuar e shpëtuar shoqërinë. Të zgjedh kohën kur mund të paraqitet ose të ballafaqohet me shumë dallgë dhe t’i përjetoj ashtu si janë me mundësitë e veta, brenda rrethit të vet. Sepse, me vetëdijen e tij më të lartë se të tjerët, ai ka obligime më të mëdha morale e njerëzore. Kur mbetet që vetëm atij t’i besohet, vetëm ai është i cili do të ngushëllojë e forcoj të gjitha shtresat sociale. Dhe vetëm ai mund të bëj vlerësime me masë për secilin në skenën shoqërore, edhe për shtresat më të dobëta, për ato të mesme, por edhe për pasanikët, shoqërinë civile, njësoj edhe për prijësit politik. Sa herë që ke menduar se duhet ndëshkuar një, ndërsa palën tjetër ta përkrahësh, s’ka dalë krejt çka është menduar. Mund të jenë shumë veprime individuale e kolektive si të përkohshme. Përkohësia e akteve të ndryshme, qofshin ato sublime apo edhe të vrazhda mbeten si shenjë e kohës kur jetojmë. Dje, sot, nesër, me jonjerëzore dhe shumë jonjerëzore, përkatësisht njerëzore dhe shumë njerëzore. Do të thotë që është shprehur dhe jo vetëm shprehur, por edhe është vepruar saktësisht në përputhje me atë që është dashur të arrihet, dhe asaj që mbetet për shkaqe subjektivizmi si nëpërkëmbje, apo saktësisht me qëllim. Intelektuali kur nuk do të thotë të vërtetën dhe të vë masë përkufizuese e objektive për temën ose akëcilin njeri, atëherë është më mirë të heshtë. Dhe “heshtja është ar”. Për këtë historia njerëzore është dëshmitare dhe ‘mësuese e jetës’. Duhet lënë vend edhe asaj frymës për çka ishe i angazhuar gjatë gjithë jetës, nëse vërtet ka qenë ashtu ajo frymë dhe ideal i jot. Nuk bën ta vesh në peshojë gjithë bagazhin, për të cilin është menduar se ishte mjaft i rëndë me kuptim të sublimes për një ardhmëri të përgjithshme. Madje, për autorin me një epitet gjithëkombëtar, shumë dekorativ e plot seriozitet, sikur jemi mësuar të dëgjojmë në Ballkan, “babai i kombit...”
Mund të dëmtohen telat e mendjes në moshë
Intelektualit i duhen kushte si të gjithë të tjerëve. Po ai është tepër i ndjeshëm, duhet të fitohen me mund kushtet! Beteja është e rëndë dhe shumë e mundimshme, e pandërprerë. Presionet janë të pa llogaritshme. Të lënë prapa gardhiqeve, me ofendime, etiketa dhe qortime të pareshtura. Dhe “mëkatet” s’ka kush i bart më mirë se vetë ai. Ai që mendja ia arrin çdo skutë të universit biologjik. Me (pa)drejtësi elementare njerëzore, kudo qofshin ato skuta të jetës njerëzore. Nuk ka vend që të mos ketë ballafaqim real në kohë. Sado që nuk duhet të jetë krejt ekstrem dhe për kahe jashtë konstruksionit shoqërorë, megjithatë, ka shumë vijëzime, kur nuk mund të pajtohesh. E ndien dhimbjen e skamnorit, të invalidit, të punëtorit, të fshatarit e bujkut, të fëmijës pa zot, etj. dhembje në përditshmëri, që shfaqen në gjithë globin tokësor e edhe në mese ku bashkëjeton. Në rend të parë, aty ku jeton. Pra, nuk do të duhej intelektuali që t’i bëj kthesë mendja për 360 shkallë dhe të shndërroj tezën e jetës, ndoshta rastësisht në tezë të poltronizmit të përkohshëm, është pak si habi. Atij që i kanë duartrokitur nëpër shtigjet shumë të vështira, vjen kohë që do duhej t’i ngrish të gjitha fjalët miradije për te. Atë që e ke pasur për idhull në bashkëkohësi, tash detyrohesh ta marrësh si diçka të parëndësi dhe që mund të hidhet pas shpine. Mundet njeriu në moshë vërtet ta lëshojnë telat e mendjes si një qendër elektronike që mund të dëmtohet. Por, kushdo qoftë më afër duhet këshilluar se, dje i ke ndihmuar dikujt me kërrabë në dorë, sot dhe nesër duhet të ndihmohet ty, atij...
Mos e thirr të keqën
Përpiquni ta ruajmë atë rreth vetes. Natyrisht, duke pasur shumë vërejtje, por qortimet të mos shkojnë në adresë të gabuar. Nuk duhet të pritet që në fatkeqësinë e njërit të përfitoj tjetri. As vetëkënaqësinë e një shërbimi shumë të pavlershëm që mund ta bësh për çështje shumë subjektive, gjithashtu shumë të përkohshme. As urrejtjen individuale për individin ta fusësh në shërbim të përgjithshëm. Nuk është lehtë kushdo qoftë, sipas simpatisë apo antipatisë të këtij apo atij, të thirret luftë qytetare. Ajo është jashtë çdo konteksti për një intelektual. Ndonëse, ai (intelektuali) ka mundësi në çdo kohë që të jetë në shkallën e diferencimit, me privilegje nga klasat e ulëta shoqërore e qytetare. Natyrisht, duke i përjashtuar që të gjitha ato kategori sociale të përvuajtura, ai mund të gjendet dhe ta bëj veten të shikoj së larti teatrin e mizorive të shoqërisë njerëzore. Po këtij tipi nuk do t’i thuhej me emrin intelektual. Sepse, ky do të ishte i mangët me dije dhe me ndjesitë e një njeriu të rëndomtë e lëre më të radhitet për intelektual.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi