Dr. Përparim Demi:Tani na erdhi rradha ne të zgjedhim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dr. Përparim Demi:Tani na erdhi rradha ne të zgjedhim

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon May 23, 2011 1:54 am



Dr. Përparim Demi:Tani na erdhi rradha ne të zgjedhim

Zgjedhjet vendore në Tiranë e në Shqipëri mbaruan. Duke pritur rezultatin debatohet – kush ka të drejtë? Në rrugë janë idhtarët e PS-së dhe kuriozët, në gazeta gjen ndarje të qartë sipas patronit që i paguan, në internet ka liri të shprehjes sipas bindjes së sejcilit apo tifozllëkut që shpesh përfundon në diskutime banale. Diaspora mbetet si gjithmon më e distancuar dhe me mëndje më të kthjellët, me bindje të paraformuara, që nuk ecën pas berihajit. Nuk e di se çe shtyu Kadarenë të shkruaj atë letër, hodhi një gur në lumë vallë? Duke marrë parasysh nivelin e tij dhe influencën që ka, nuk besoj të jet kaq e thjeshtë puna. Edi Ramës i dha një mbështetje nga larg, pasi nuk shprehu opinionin e tij nëse ai e meriton apo jo, nuk bëri një analizë të thellë të situatës, siç ndoshta i takonte ta bënte. Thjesht i propozoi Bashës të shuaj sherin duke u tërhequr, pikërisht kur rezultati final është aq pranë të dali në dritë. Bile ai as u prononcua lidhur me votat e vlefshme të hedhura gabimisht ose me qëllim në kutit e gabuara. Nuk e argumentoi pasojat e mbetjes së Ramës në detyrën e krytarit të Bashkisë apo të partisë. Atij nuk i interesuan këto detaje të vogla teknike!
Më lindën shumë pyetje normale për ti bërë – Pse zgjodhi pikërisht Bashën për tju drejtuar dhe jo Ramën që e njeh më mirë, që kur ishte kalama. Ndoshta e di, që me Ramën dhe çmëndurinë e tij s'ka efekt, apo ndoshta e konsideroi Bashën më ”tolerant” që influencohet më kollaj po ti bësh dy lëvdata? Kaq pak e njihka Kadareja politikën shqiptare dhe dy partit kryesore që po coptohen për pushtet? Pse nuk erdhi në Tiranë që të influenconte direkt , të bëhej ndërmjetës duke biseduar me të zotët e punës, sy më sy, jo me letra të hapura? Pse nuk foli në telefon makar me ta për të ditur se si mund ta presin propozimin e tij? Shumë pyetje pa përgjigje të cilat kanë filluar të analizohen nga autorë të ndryshën, duke presupozuar përgjigjet dhe arsyet, gjithsekush sipas mënyrës së tij.
Populli bëri zgjedhjet e veta në 8 Maj, tani që presim rezultatet ndahen opinionet, më tej çfarë do vazhdoj, mbetet për të parë se në ç'drejtim do marrë Shqipëria, figurativ mund të shprehet ”tërpo apo tërmo”, do ngrihet apo do zbresi, do eci para apo do kthehemi mbrapa. Qeveria e Tiranës duket sikur është paralizuar, në vënd që të merret me zhvillimin ekonomik të vëndit, me vazhdimin e projekteve të infrastrukturës, me progresimin në marrdhëniet me BE-në, me mbështetjen që duhet ti japë Kosovës, çfarë bën – numëron votat, bën deklarata televizive, mundohet të qetsojë ambasadorët, duke garantuar qetësinë që nuk egziston më. Për parlamentin shqiptar nuk di çfarë të them, pasi nuk kam asnjë informacion, sikur nuk egziston në këtë periudhë. Mos është shpërndarë gjë ? Lojën tani po e bën Ed Rama, i cili po godet sa mundet në të gjitha drejtimet, krijon rëmujë dhe haos, nxeh gjakrat, nxit rrugën, godet shtetin, dhe ndjell fatkeqsi kombëtare. Ka aftësinë që të ruaj nivelin e tensionit, ti mbaj lidhur të gjithë sikur s'kanë punë tjetër veç ti shkojnë atij mbrapa. Ma zi nuk bëhet, dhe s'del kush ti vëjë frerin të tërbuarit, këtij aventurieri hipokrit. Shumë i venë mbrapa, shumë e durtrokisin, shumë dëgjojnë vetëm nga një vesh dhe shumë vetëm flasin. Pak gjykojnë dhe akoma më pak analizojnë situatën me qetësi.
Tufa e deputetve socialist është kthyer në një turmë lakejsh që bëhen theror për kryetarin e partis së tyre. Kërcejnë mbi gardhe, rihen me policat, ngjiren dhe shajnë si rugaçër, më keq se qentë majdanez të lagjes time kur bushtra e tyre hyn në të vetat. Kur e mendoj hollë se çfarë po ndodh me këta njerëz, se çfarë transformimi po pësojnë më vjen keq për këta mjeranë. Ideja ime për rolin dhe personin e deputetit është krejt tjetër. Në parlament, në vënd që të vijnë me idera të argumentuara, këta debatet i kthyen në polemika të shëmtuara të shoqëruara me sharje dhe ofendime rrugësh. Ndërpresin punën e kuvëndit sa herë u do qejfi, largohen kur su vjen diçka për mbarë ose kur u jep urdhër shefi. Bllokojnë ligje që edhe vetë e dinë fare mirë se duhen kaluar për interesin e vëndit. Si puna e asaj që ”për inat të sime vjere do shkoj të flej me mullixhiun” . Interesi kombëtar për ta nuk egziston fare. Kur u duhet, flasin në emër të fukarejve në një kohë që dihet sa të pasur janë dhe si e kanë vënë pasurinë. Nuk them, të tillë mund të gjejmë dhe tek mazhoranca, por jo ashtu në bllok si tek PS-ja. Mjerë populli që i ka zgjedhur, mjerë Shqipëria ku është katandisur.
Janë kapur tani mbas rezultatit paraprak si në fillin e fundit të shpresës dhe haruan se para katër vjetësh fituan një vënd krytari , në po të njëjtën situatë, vetëm se atëhere u interesonte të numëroheshin dhe votat e hedhura në kutit e gabuara, pasi ishte në favorin e tyre. Pra e kthejnë të shkretën demokraci sipas interesit si petullat në tigan. Herë ashtu dhe herë kështu. Kjo nuk mban erë fare si politikë, më mirë ti vëmë emrin dallavere të politizuara populiste. Këto situata më kujtojnë komeditë e Çajupit, të Viktor Eftimiut apo të Karagialit, pse jo dhe Molieri me Gogolin janë marrë mjaft më ta. Ku politikani matrapaz ballkanik apo turkoshak (të më falin popujt e tjerë që nuk po i përmënd) ri i fryrë në kariken parlamentale dhe studion me vëmëndje listën që i ka vënë gruaja në xhep që në darkë. Ndoshta ndonjërit prej tyre personazhi i doktor Adhamudhit do i përshtatej plotësisht.
Jam i sigurt që Kadareja i di të gjitha këto, por preferoi ti drejtohet Bashës, ti lutet që ti hapi rrugën budallait. E çfarë zgjidh kjo hapje rruge, kjo ”laissez passe” për PS-në. Edi kërkon përmbysje të plotë, të dali në krye të vëndit, të kontrollojë çdo gjë. Detyrës së kryetarit të bashkis ja ka pi lëngun mbi një dekadë, prandaj dhe mezi hyri në fushatë. As për para s'ka më nevojë se ka aq sa nuk do arrij ti shpenzoj dot në këtë jetë. Ai u mobilizua vetëm kur i lindi ideja se me këtë rast mund të bëj një ”revolucion”. Ai do fuqin apsolute. Jo rastësisht i atribon Salës, atë që ai vetë dëshiron ta ket. Akuzon Salën se i ka zënë vëndin. I shkreti, i thotë gjerat troç dhe hapur, janë të tjerët ata që mundohen tja mbulojnë, tja zbukurojnë, ta argumentojnë, ti japin ngjyra politike. Edi gjatë jetës së tij të mbushur me aventura, asnjëherë s'është marrë me politik, bile tallej me ata që flisnin për politikë. Këto vitet e fundit bën sikur është i proekupuar, i qan hallin popullit. Një ksenofob i tipit Rama e uren popullin dhe çdo gjë që ka lidhje me të, dhe këtë e di Kadareja, se e njeh atë dhe të jatin e tij, me soj e sorollop. Më mirë do kish bërë të kish heshtur.
Në këto momente, unë mendoj se çdo intelektual shqiptar duhet të bëj një zgjedhje në mëndjen dhe bindjet e tija. Populli zgjodhi, na ka ardh rradha të zgjedhim dhe ne, në ç'krah jemi. Implikimi dhe e shprehura publike e opinionit është zgjedhja e parë dhe më e rëndësishme, që të mos rrimë indiferent. Zgjedhja e dytë ka lidhje me interesin kombëtar, sejcili duhet të vëjë syzet kombëtare në vrojtimin dhe shqyrtimin e problemeve dhe ngjarjeve aktuale. Dhënia e opinionit është një detyrë, është pjesmarrje në lëvizjen kombëtare që sa vjen e rritet. Mendimi intelektual patriotik duhet të luaj rolin e tij historik ashtu siç luajtën rilindasit tanë dikur. Duke thënë të vërtetën që fshihet, do i hapim sytë dhe atyre që nuk janë të informuar ose dhe atyre që janë ”verbuar”, tu tregojmë dhe anën tjetër të medaljes. Tu kujtojmë se cila është rruga jonë, ajo e interesit kombëtar, e bashkimit dhe zhvillimit.
(Bukuresht, 22.05.2011)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi