Ilir Taraj:OFENSIVE RUSE PERRETH NESH …

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ilir Taraj:OFENSIVE RUSE PERRETH NESH …

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon May 23, 2011 11:37 am


Ilir Taraj:OFENSIVE RUSE PERRETH NESH …

Sapo u njoftua nga mediat se ka nisur një afrim i paparë mes Sllovenisë e Rusisë, pra mes një vëndi anëtar të BE dhe NATO mu ne zemer te Europes, e atij ndaj të cilit u krijua ky grupim i fuqishëm ekonomik, pos strategjemave ekonomike europiane për të përballuar zhvillimet e shpejta të ekonomisë globale, por edhe ato gjeopolitike.

Kemi ndërkohë një zhvillim të ri tashmë të hapur në artikulimet e kriminelëve të pandëshkuar serbë. Ideja e tyre e cmëndur për ndarje në gadishull, që apriori do të ishte fshirje nukleare e tij, shpallet sheshit si një fastfood rruge, kur Europa po vë në punë të gjitha forcat e saj për integrimin europian duke kapërcyer edhe mbi ndasitë botëkuptimore, sepse po e sheh qartë se zhvillimet në lindje ja diktojnë si imperativ të pa diskutueshëm edhe më konservatorëve. Tahmë janë ravijëzuar dy fuqi 1,5 miljardëshe, Kina dhe India, duke shkatërruar cdo parametër aktual dhe nxitur nevojën e menjëherëshme për starte të rij, ku botëkuptimet në fushën e kulturës e religjionit, pothuaj janë anakronike edhe per liderë që rreken të fshihen pas tyre, sic po bëjnë së fundmi ca liliputëliderë, për të cilët në vëndet përkatëse ka nisë numurimi i orës mbrapsht.

Kjo ide ka vënë në punë zaret e tyre të instaluar prej kohe ndër ne, që po rreken të na mbushin mëndjen se ndarja e Kosovës na qënka e nevojëshme pikë për pikë si urdhëruesit e tyre serbë, duke lënë krejt mënjanë obligimin detyrues të tyre, për miljona shqiptarë përreth, me filozofinë provinciale ‘’larg nga imja …’’.

Por më e keqja është në Maqedhoni. Aty ku deri më tani partitë shqiptare bënin ‘’namin’’ për shqiptari, kanë rënë si vezë kllukë, duke heshtur për problemin kardinal tonin aty, numurimin e popullsisë shqiptare, e cila ka qënë përherë një mënyrë dinake e sllavëve aty për ta minimizuar, dhe kjo heshtje për këtë problem madhor, tregon mungesën e vizionit tonë aty, por ka gjasa më rëndë se kaq: dëshirën e blerë për mos marrjen seriozisht me atë problem.

Ndërkohë në Shqipëri, partitë gjeostrategjike ‘’të majta’’, historikisht spore Ruse, sa herë shihet në horizont një ngjitje shkalle nga ne drejt perëndimit, aktivizohen papritur duke e bllokuar atë me të gjitha mjetet, deri te rebelimet e armatosura të cilat vec konsumimit i lakojnë herë pas here si një mjet familjar. Provë e freskët është sjellja e tyre për zgjedhjet vëndore në Tiranë, ku në fjalimet revolucionare para ‘’liderit’’ duke i treguar besnikërine e tyre, mungon etika europerëndimore, e shohim të habitur se nga sepetet e pluhurosur dalin fjalimet e dikurëshme, nëpër forumet e P.P.SH., të cilat ende na shungullojnë në veshë.

Po ti shtojmë këtyre dhe intervenimet Ruse drejtazi kundër shtetit të ri të Kosovës në kancelaritë e disa vëndeve perëndimore ku kanë akses të dukshëm, atëhere s’ka si të mos na vijë ndër mënd definimi që D.A.SH. shprehu, se ‘’Rusia është armikja me e egër e kombit shqiptar’’. Eshtë e palejueshme nga të gjitha organizmat tanë vëndimarrës ta nënvlerësojnë qëndrimin e saj ndaj nesh, përndryshe do jetë vonë ashtu sikundër me heshtjen e blerë prej tyre e disa vende europiane për krimet serbe ndër shqiptarë, tash po paguajmë haracin si ‘’kriminele ne e jo ata’’, e ndërsa ata kanë viza dhe po aplikojnë për në Europë, viktimat e tyre shqiptarët në Kosovë ende jo. Ky do ishte një target spektakolar për mediat aty.

Ka shënja të rigjallërimit të elementeve filoruse të aksesorëve tanë akademike,
për ta kthyer timonin përsëri si në kohë të Stalinit drejt shkencës dhe kulturës Ruse, kur ne sapo po japim shenjat e para të shkëputjes prej saj. Mjafton të hedhësh një sy të shpejtë nëpër to dhe e konstatson me keqardhje këtë.

Eshtë imperative për të gjitha forcat politike shqiptare kudo ato ndodhen, pjesë e vendimarrjeve ose jo, që të gjithë punën e tyre për sot e në të ardhmen ta sendërtojnë në qëndresën e fortë e aktive ndaj këtij qëllimi ogurzi ndaj kombit tonë, duke gjete mënyrat adekuate efikase, si për shembull kërkesat tona të fuqishme mbi të drejtat e shqiptarëve jashtë territoreve tona, ndëshkimin shembullor të kriminelëve serbë ndaj popullit shqiptar në luftën e fundit dhe ma parë, mpirjen e forcave gjeostrategjike ruse ndër ne me forcën e argumentit dhe provave të shumta pa u ndalë dhe pa pushuar se persërituri sepse i thamë dhe s’ka nevojë përsëritja e tyre. Hap i rëndësishëm është ngritja e ‘’Institutit për Krimet Serbe në Kosovë’’. Të vazhdohet e thellohet në këtë rrugë, e rezultatet e para do vijnë shpejt. Vetëm duke ngritur fort zërin kudo për të drejtat tona, dhe evidentimin e padrejtësive ndaj nesh, mund të mbrrijmë ta frenojmë hovin antishqiptar rus në urinë e cmendur gjenetike të tij për të mbajtur popuj e kombe nën zgjedhë, duke u vetëshpallur si burgu më i madh i tyre në rruzull deri me sot, në vrapin kuturisës për të dalë në brigjet tona, ashtu sikundër dhe shpalli cmendurasi se ‘’Poli i Veriut është i …tij’’ …!?

23 maj 2011, 09.20, Ilir TARAJ, Tiranë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi