FATON MEHMETI:KU MUND TË NA SHPIEJË BEDRI HAMZA?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

FATON MEHMETI:KU MUND TË NA SHPIEJË BEDRI HAMZA?!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jun 09, 2011 12:03 pm

REFLEKSE


FATON MEHMETI

KU MUND TË NA SHPIEJË BEDRI HAMZA?!

Një fjalë e urtë popullore thotë “ shtrijë këmbët aq sa e ke jorganin !“ Siç duket disa nga udhëheqësit e sotëm të vendit , respketivisht qeveritaret tanë e konkretisht ministri i financave z.Bedri Hamza mos ta ketë dëgjuar këtë fjalë të urtë .Ky zotëria si duket nuk ka qenë asnjeherë “ menaxher “ i shtepisë së vet, ose nuk i ka rënë të mësojë se ai që harxhon më shumë se që ka ose është i paditur ose avanturistë, por asnjëherë njohës i mirë i politikave ekonomike ose menaxher i mirë. Ministri Hamza ka hartuar së bashku me disa '' ekspertë të mirënjohur '' projekt buxhetin e Kosovës për vitin 2011 qe do të peshojë 1 miliardë e 467 euro. Të hyrat për buxhetin e Kosovës do të jenë 1,264 milionë euro, ose 12,3 për qind më shumë se vjet dhe ato do të rriten nga tatimet në kufi dhe brenda vendit, 18.6 %. Të hyrat kufitare do jenë 831 milionë euro, kurse të hyrat vendore 261 milionë. Në të hyrat është kalkuluar edhe dividenta që pritet të deklarohet nga PTK dhe ANP. Sa i përketë shpenzimeve të përgjithshme buxhetore ato do të peshojnë 1 miliardë e 434 milionë euro, që është 19.3% më shumë se vjet. Për paga e mëditje janë paraparë 383 milionë euro ose 23 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe këtu është paraparë ngritja e pagave për sektorin publik. Subvencione e transfere priten në vlerë prej 272 milionë euro, nga të cilat për mirëqenien sociale do të shkojnë 238 milionë euro, kurse subvencionet për ndërmarrjet në pronësi publike, 34 milionë euro.ndersa deficiti do te jete 5% që nuk ka ndodhur asnjëherë të jetë i tillë në Kosovë. Sikur ne të jemi vend i Bashkimit Evropian kjo normë do të ishte e palejueshme, meqenëse Bashkimi Evropian ka një nivel prej 3.5 për qind të deficitit në relacion me bruto produktin vendor. Nuk eshte diçka e panjohur që edhe vendet më të zhvilluara ekonomikisht të hyjnë në deficit, por ajo që na shqetëson ne është se sa është në gjendje ekonomia e Kosovës ta mbulojë këtë deficit.

Ndërtimi i autostradës

Zbatimi i projektit për ndërtimin e autostradës thuhet se do të kushtojë rreth 700 milionë euro. Ka qenë një endërr për çdo shpitar që të shkojë në Tiranë për 3 ose 4 orë, dhe në këtë s'ka asnjë diskuptim. Demagogjia e retosrikës se kush '' kritikon ndertimin e autostradës është kundër bashkimit kombetar '' ve ne pah mungesën e arsyetimit ekonomik të tanishëm se a e kemi atë luks që për një pushim një herë ne vit që shkon nja 1 orë më herët të harxhohen 700 milion euro ??? në kohën kur rrezikojmë qëndrueshmerinë makrofiskale të vendit në mungesë të vizionit për zvillim të vendimit dhe të mbledhjes së të hyrave buxhetore.

Duhet theksuar se Komisioni Evropian (KE) ka potencuar rëndësinë e disiplinës fiskale si parakusht për mjedis stabil makroekonomik dhe investime në Kosovë, dhe me këtë trend lere që nuk pritet të ketë investior të rinj, por edhe këta të pakët që janë është rreziku që do të largohen. Asnjë invezitor i mirëfillt nuk do të investonte në një vend me të cilin FMN ka prishur marreveshjen dhe me këtë rasti edhe nuk i ka ndarë 136 milionë eurot e premtuara, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave për shërbyesit civilë.

Çka mund të pritet më tutje

Edhe në muajin e gjashtë të vitit raportet nderkombetar flasin pë\r mundesinë që Kosova në muajt e fundit të mbetet pa buxhet, konkretisht që punetorët që financohen nga qeveria të mbesin pa rroga. Në disa komunva vetem po shfaqesin shenjat se nuk kanë paga për 3 muajt e fundit të vitit. Por më e keqja që pritet është ajo e vitit të ardhshëm kur : mos të kemi PTK-në që ta shesim , pra mos t'i kemi 300 milion eurot që priten të hyjnë nga shitja e PTK-se, kur pritet të nisim vitin me deficit 5%, kur investimet nga jashtë të mungojnë etj.

Nese do te kemi keso '' ekspertë të prototipit HAMZA'' atë që sot po e shohim tek Greqia do ta perjetojmë edhe ne , dhe me e keqaj është se duke mos qenë vend i BE-së punet mund t'i kemi edhe me keq . Prandaj për mos ardhur deri në masën ekstreme që invesitroet e huaj të kenë emër të leverdishem të blejnë tërë Kosovesn se sa të investojnë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi