Takim me luftëtarët e U.Ç.K. në plazhin e Durrësit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Takim me luftëtarët e U.Ç.K. në plazhin e Durrësit

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Dec 09, 2008 12:09 am

Takim me luftëtarët e U.Ç.K. në plazhin e Durrësit
Nga Natasha Dhoska
Së bashku me bashkëshortin tim Vasilin shkuam në plazhin e Durrësit tek Ura e Dajlanit. Na pëlqente të pinim kafe nën bukurinë e pishave tek hotel bar kafe "Antik" . Atje na pëlqen gjithmonë të bëjmë plazhin, mbasi gjejmë shërbim të kulturuar, mjedis të bukur nën pisha, ta ka ënda të rrish, e të sodisësh që andej detin kaltërosh me pafundësinë e bukurisë së tij. Që andej sheh portin e Durrësit, rërën e argjendtë që vijëzon bregdetin, çadra shumëngjyrëshe të vijëzuara pranë çdo pallati a hoteli madhështor që s'i ngjan asnjëra tjetrës përsa i përket arkitekturës. Aty gjen qetësinë, paqen e vërtetë, këtë e sheh tek shprehjet e sytë e njerëzve që pushojnë aty. Sa bukur! Ca lahen, ca luajnë e shëtisin në bregdet, të tjerë të shtrirë nën rrezet e diellit. Unë çdo vit shkoj në plazhin e Durrësit, që fëmijë e deri sot. Gati jam rritur aty. Por popull të tillë, s'kisha parë asnjëherë. Kishte shumë turistë, si maqedonas, malazezë e më shumë kosovarë, ngado që shikoje dëgjoje dialektin e veriut. Dukeshin që qenë kosovarë. Teksa bisedon me pushuesit ata shprehin fjalët më të mira përsa i përket kushteve, pastërtisë, qetësisë e paqes që gjen këtu. Sivjet më shumë se çdo vit tjetër. Kur dëgjon kështu çdo shqiptar do të ndjehej më së miri për vendin e tij... Përpara hotelit "Antik" shezhlonet janë të gjitha të zëna. Të bën përshtypje, se, tek tuk, sheh njerëz të gjymtuar, pa këmbë, pa krahë apo pa njërin sy. Me që na bëri përshtypje pyesim: Po këta pushues? Përse janë kështu? Na përgjigjet kamarieri duke na servirur kafen: "Të gjithë këta janë pushues nga Kosova, ish ushtarë të U.Ç.K-së" Ndjemë keqardhje për ta mbasi kishte disa të rrinj me këmbë të prerë. Ishin të gjymtuar të moshave të ndryshme. Po ç'humor që bënin çunat e rrinj edhe pse në atë gjendje, buzëqeshja e humori nuk iu nda nga buza. Ata të rrinj ndjeheshin të lumtur e krenarë edhe pse ishin të gjymtuar e të sakatosur. Ndjeheshin krenarë sepse kanë luftuar për atdheun e tyre. Sa më dhimbte shpirti kur i shihja. Djem shumë të rrinj në moshën e bijve të mij. Ata ndjeheshin krenarë sepse luftuan për Kosovën e lirë, për pavarësinë e saj dhe ja arritn qëllimit.
Kishim shumë dëshirë të bisedonim me ta, ashtu ngrohtësisht siç flet vëllai me vëllanë. Jemi të gjithë shqiptarë të një gjaku, të një gjuhe. Pranë çadrës tonë ishin shezllonat e tyre. U prezantuam dhe këndshëm kaluam disa orë bisedash interesante. Gjithsecili prej tyre kishte se çfarë të thoshte për luftën... Ja p.sh. teksa bisedoj me shokun Jeset Istoku, mësuam se ai u integrua në U.Ç.K. nga Palluzha. Jeta e tij dhe e familjes ishte interesante, të cilët ndiqeshin nga serbët, apo shkjau siç i thonë ata me urrejtje. Vazhdon të tregojë z. Jeset. Duke psherëtirë tha: Nuk e lija kurrë vendin tim Kosovën, por u detyrova të emigroj bashkë me djalin e madh Nexhatin për në Gjermani, vetëm e vetëm nga sërbët se do të na vrisnin për pikëpamjet tona patriotike. Lashë në shtëpi vetëm gruan me djalin tjetër Nehatin 14-vjeçar. Familja u nda në dy pjesë. Çfarë jete! E tmershme! Po ç'të bënim. U.Ç.K.-ja bëri thirrje që, të gjithë që janë jashtë vendit të bashkohen me U.Ç.K-në, organizata "Vendlindja thërret". Shumë kosovarë mëmëdhetarë iu prgjigjën kësaj thirrje, nga Gjermania të organizuar shkuam në Itali dhe më pas erdhëm në Durrës me vapor. Duke treguar sytë iu mbushën me lot, e në çast ai hedh vështimin nga porti i Durrësit, që e kishim shumë pranë vendit ku pushonim. Eh, si vijnë punët, nuk e dija se një ditë do të vija kaq pranë këtij porti të madh e do të pushoja, do bëja plazh. Të them të drejtën Durrësin nuk e kisha parë kurrë, ishte goxha i madh si port. Sa herë hedh sytë andej më kujtohet ajo ditë që erdhëm për t'u integruar në U.Ç.K. Më kujtohet, që, që andej në mënyrë të disiplinuar na hipën në autobuza dhe na çuan në Tiranë ku qëndruam për 10 ditë. Në Krumë u armatosëm, u veshëm, u stërvitëm e u instruktuam. E dinim qëllimin pse kishim ardhur, ishim 34 veta të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, ku ishim emigrantë. Sa dëgjuam thirjen që atdheu kishte nevojë për ne, në mënyrë vullnetare erdhëm u iu përgjigjëm menjëherë. Te grupi i jonë kishte shqiptarë, oficerë të liuar nga ushtria sërbe. Ishim 13 veta, 13 burra ushtarakë të specializuar. Mund të përmend Bisli Xhyrafi. Agim Çela (i ndjeri u vra në Rahovec) etj. Më pas u bashkuam me U.Ç.K-në qëndruam një javë në Drenovc të Zadriçit. Krejt kjo rrugë ishte nën përcjelljen e Asim Thaçit. Të them të drejtën isha shumë i lodhur fizikisht, se ecnim e ecnim kilometra të tëra, e ai më ndihmoi duke më mbajtur armatimin për të cilin e falenderova. Nga Drenovci vazhduam ecjen, marshimin shkuam në Likovc ku ishte shtabi qëndror i U.Ç.K-së. Aty nga shtabi morrëm udhëzimet e detyrat ushtarake. Më pas më emëruan komandant të njësitit të fshtit Pallush. Eh lufta, lufta. Kujtoj një aksion, vazhdon bisedën ai. Në fshatin Makermal, ku unë me dy djemtë e vëllait e një shok i quajtur Xhelal Hajdinaj sulmuam bazën ushtarake. Genci dhe Arjani dy nipat e mi me guxim të paparë hynë brenda në shtëpi ku ishin vendosur shkjat. Genci trim i pashoq u afrua tek dritarja ku ishin shkjat, në çast filloi lufta gati trup me trup. Aty e pamë keq punën, Genci dhe unë, thotë Jeseti. U plagosëm po jo rëndë. Gjaku po na rridhte me shumicë. Ç'të bnim? Tërhiqemi, shkyem këmishat, lidhm vendin e plagës për të ndaluar rrjedhjen e gjakut. Çuditërisht edhe pse gjaku rridhte nga plagosja nuk e ndjenim shumë dhimbjen sepse urrejtja për shkjaun ishte e madhe. Na jepte forcë ideali për të çliuar Kosovën, e dashuria për atdheun. E kështu kjo gjendje psikologjike na bënte të duronim, mos ta ndjenim shumë dhimbjen, por të vazhdonim të luftonim përpara. Çfarë çastesh ishin ato, s'kam për t'i harruar kurrë! Luftuam gjersa i vramë serbët… Më habiti djali im i madh Nexhati, unë e lashë në Gjermani por ai nuk mund të rrinte i qetë. Erdhi bashkë me shokët, kishte ardhur dhe ishte inkuadruar ushtar në U.Ç.K. Unë këtë gjë nuk e dija, kur e mora vesh u befasova, sepse e dija që ishte në Gjermani. Kjo gjë edhe më gëzoi, që i lindi vetë nga zemra dëshira për të luftuar për Kosovën, sepse Kosova do luftëtarë. Më gëzuan kur mendoja kështu, këto çaste për djalin. Nuk mjaftonte ky, por u habita dhe me djalin e vogël Nehatin, sepse ndonëse i vogël se si ishte bashkuar me U.Ç.K-në. I thotë të ëmës.: "Unë do të shkoj të luftoj, nuk rri këtu". E ç'bën, merr automatikun tim të fshehur në shtëpi, (që ma kërkonte sërbi, por unë e kisha personale e nuk ja u dorëzova). Nehati ishte i vogël por nuk priti që ta armatoste U.Ç.K-ja. Ai doli me armën e shtëpsë në luftë. Djemtë e mij janë rritur e brumosur që të vegjël me ndjenjën e atdhedashurisë, e kur ja lyp nevoja të mos kursejnë as veten. Djemtë kosovarë, - i them unë i burrëroi jeta e vështirë, lufta. Po po ashtu asht, thotë z. Jeset. Shtëpia ime - vazhdon Jeseti të tregojë gjithmonë ka qënë bazë e sigurt për trimat kosovarë. Ka pritur e ka përcjell personalitete, si p.sh. në vitin 1992, në shtëpinë time janë strehur Adem Jashari, Hamza Jashari, Sait Jashari, Saimi Lushtaku, Jakup Nuro etj. Këta trima jo vetëm janë strehuar por edhe i kam shoqëruar për në Shqipëri, për punë dhe detyra të posaçme. E ç'tju them tjetër. Strehëza ime, shtëpia ime kishte tre burra e të tre u hodhën në luftë duke u bashkuar me U.Ç.K-në. Ua them sinqerisht po të kisha djem më shumë të gjithë do të dilnim në luftë, sepse kështu u edukuan, u brymosën me dashurinë për kombin…
Në çast Mendoza: -E si mos krijosh respekt e simpati për këta njerëz të mrekullueshëm, që flasin me aq pastërti, vërtetësi e pasion, për shokët, për luftën e për Kosovën. Këto janë yjet dhe perlat e Kosovës, luftëtarët e U.Ç.K-së.
vijon
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Takim me luftëtarët e U.Ç.K. në plazhin e Durrësit

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Dec 09, 2008 12:10 am

Më pas afrohet ish. Luftëtari i U.Ç.K-së, z. Ferhat Zariçi, i cili ndjek bisedën e shprehet: "Nuk kam ndjerë gëzim më të madh në jetën timë se sa kur morëm në shenjë ushtarin shkja dhe e vrava më në fund".
E di që trimat e kanë më të lehtë të flasin për shokët se sa për veten e tyre. Iu luta të na thotë diçka për luftën, për U.Ç.K-në.
- Aty ku isha në U.Ç.K,- thotë Ferhati, -komandant brigade kisha Muj Krasniqin me pseudonimin "Kapuçi" i cili ishte njeri shumë i mirë, trim e guximtar. Vritet në kufirin shqiptar, që i caktuan një detyrë për të marë armatime në Shqipëri. Atë ditë u vranë 36 ushtarë të U.Ç.K-së. Ne u pikëlluam shumë për humbjen e shokëve. Nga 130 ushtarë mbetëm 36 më pak. Z. Halit Zeriqi thotë se emocionin më të madhe e pata për shokun Ferhat, ku të dy ishim të plagosur dhe duhet të tërhiqeshim nga pozicioni ushtarak. Më kujtohet se duhet të tërhiqeshim në 500 m lartësi që të shpëtonim kokën, ndonëse kishim pak municione, kur ato duhet t'i harxhonim deri në fund sa të bëhej tërheqja. Më pas na erdhën në ndihmë të tjerët. Ferhati u plagos në këmbë nga plasja e granatës, shoku im Haliti ishte plagosur në shumë vende, ishte më rëndë, ndjeja keqardhje. Çaste të vështira, u mbuluam me gjak, të tjerë luftonin e ne të dy të plagosur në atë gjendje mjekonim njeri-tjetrin. Eh, lufta, lufta sa e keqe është. I duronim plagët, donim vetëm të luftonim për atdheun, për çlirimin e Kosovës, ta shihnim Kosovën e lirë. Vetëm kjo na preokuponte.
Halit Zariqi edhe ky luftëtar i U.Ç.K-së, midis të tjerash tegon: Në vitin 1991 u bë largimi nga puna sepse ishim shqiptarë. Punoja në "Kek" elektrokosova. Kur minatorët e Trepçes hynë në grevë për të kërkuar të drejtat e tyre e për kërkesën e nje republike në federatën jugosllave, u krijua gjendje e jashtëzakonshme. Unë si shumë shqiptarë të tjerë mbetëm në shtëpi. Në formimin e U.Ç.K-së unë u inkuadrova atje, me vrasjen e mësuesit Halit Geci, atëhere doli hapur krijimi i U.Ç.K-së. Të them të drejtën nuk e desha luftën, por atë na e imponoi shkjau, megjithëse familja ime ishte gjithmonë e ndjekur nga U.D.B-ja sepse babai im Shaban Zariqi ishte ballist. Sërbët na ndiqnin për çështje mbajtje armësh. Me një krenari të ligjëshme tregon Haliti se së bashku me mua në U.Ç.K. vjen dhe vajza ime Xhemilja. Të dy kishim një armë. Por unë kisha edhe një rovole ku e këmbenim me njëri-tjetrin në luftë. Ndjehesha krenar që kisha një fëmijë në luftë krah meje, paçka se ishte vajzë. Ajo s'mu nda në luftë. Kudo krah meje ishte, luftonte bashkë me mua. Kam 5 fëmijë, 3 vajza e 2 djem. Xhemilja është fëmija më i madh, të tjerët i kam të vegjël, se për zotin të gjithë do të ishin në luftë. Po të ishin të rritur do t'i kisha marrë me vete. Z. Alit vazhdon bisedën. Epo ideali të bën të fortë dhe trim. Ideali për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. E para, ideali im, është bashkimi i shqiptarëve nga të gjithë trojet. Kënaqësia është që ja arritëm qëllimit. E pamë Kosovën e lirë, e gëzuam pavarësinë.
I drejtoj pyetje: Si u plagosët? Shkuam në fshatin Berisha me terren të vështirë gjithë male. Shkuam për të hapur një korridorr ku duhej të bëhej furnizimi i popullatës me ushqime ilaçe, në Çikatou të Re në Drenas. Korridori u hap por kishte pengesa. Lagjia ime ishte minuar me një teren shumë të thellë ku filluam ç'minimin e vendit nga të gjitha minat. Hoqëm shumë mina, por njëra nga ato plasi, ku unë morra plagë të rënda. Mu derdh shumë gjak. Ferhati ish shoku im më tërhoqi, ndonëse edhe ai ishte i plagosur por më lehtë nga unë. Ndërkohë filluan breshëri armësh të ndryshme nga shkjau, morra dhe një plumb në këmbën e majtë. I them shokut Ferhatit: Oh, më morri dhe një plumb, - ai u përgjigj, - Po pse s'ma le mua atë plumb? Ashtu si isha i plagosur, shokët e U.Ç.K-së më derguan tek disa ushtarë të njësisë speciale. Atje ishin Zeqir Kiçina, Besim Vrellaku dhe ish komandanti Fatmir Kiçina. Megjithatë nuk kishte mjek. Mi lidhën plagët në terren të hapur në fushë, por çuditërisht kurrë nuk më shkonte mendja tek vdekja, ndonëse isha rëndë. Unë doja forca ato momente të luftoja shkjaun. Të nesërmen dëgjoj radion Kosova e Lirë që tha : Dy ushtarë të U.Ç.K-së janë plagosur në pikën 2, gurri 2. Çuditërisht dëgjoj që u çek emri im. Veç meje lajmin e dëgjoi edhe djali im i vogël. Vjen në fshehtësi ku survejoheshe vendi nga ushtarët serb. E habitëshme. Si mbëriti. Më gjeti me ndihmën e një ushtari të U.Ç.K-së. Jam prekur shumë kur pashë djalin, ishte shumë i vogël, si mbërriti deri këtu, mes breshërisë së plumbave?! Duke kaluar në gojën e ujkut serb. Isha i emocionuar dhe i gëzuar që e pashë, sepse kisha mall për të. Për mos ta trishtuar fëmijën morra forcë dhe u ngrita në këmbë. Morra forcë dhe i thashë " Na erdhi një ushtar i ri të më zëvendësojë mua, e vendi të mos jetë bosh". Të dy lotuam duke u përqafuar. Luftëtari Haliti tregon dhe përsëri sytë iu mbushën me lot. Duke pasur burrërinë, para meje mundohet të fshijë lotët. Por unë e kuptoj se duke treguar e përjeton përsëri çastin e luftës…..
Po tregoj tjetër emocion thotë ai, më gëzoi çasti kur komandant Xhemal Betja më tha: "Të qofshin për hajër plagët e lirisë". Këto fjalë më dhanë forcë, ndjeva një krenari dhe kënaqësi dhe më pas mendova se me të vërtetë plagët e mia ishin vërtet plagët e lirisë. Falenderoj zotin dhe vetëveten që jam gjallë e gëzoj lirinë, ndjehem krenar që luftova për mëmëdhenë, për Kosovën kreshnike.
Gjithsecili donte te tregonte për luftën. Ja ç'thotë Muharrem Bajraktari. Kam lindur në Shtuticë në afërsi të Drenicës. Kam dalë në luftë me dy djemtë e mij, me Skënderin dhe Enverin, si dhe me nipat Brahim dhe Valter. Në fshat U.Ç.K. u krijua pasi sërbi bëri masakrën në fshatin Ligoshan dhe Qirez. U revoltuam sepse sërbi vrau 30 veta në fshat. I kanë masakruar duke i therur fytin ku nëpër fera gjenim kokat e prera. Kemi parë tmer me sy. Pamë dhëmbë njerëzish të masakruar me gurë e me thika. Shkajt ndenjën gjithë natën tuj ngrënë e tuj pi brenda në shtëpinë tonë deri në mëngjes. E dy fëmijë të hipar në tavan falë zotit që s'u ndjenë gjithë natën, edhe pse panë gjithçka deri në mëngjes kur ata ikën. Në mëngjes fëmijët treguan çdo gjë që panë me sy… Më kujtohet që Marseli dhe Enveri kanë marrë mkinën e bukës e kanë shkuar të bëjnë bukë për poppullin e fshatit dhe për ushtarët e U.Ç.K-së. Të nesërmen pasi u furnizua me bukë popullata, kemi dalë nga mali Trelicë ku bëmë një aksion. Kapëm kamionin me zall, ku sërbët vinin thasë me rërë për t'u mbrojtur e të luftonon që andej. Sefrei iku, e la kamionin e ne e morëm duke i bërë sabotim sërbit. Në fshatin Shtuticë, bënë masakra të mëdha. Vranë pleq, fëmijë, gra dhe 5 ushtarë të U.Ç.K. kriminelët sërbë. Me dhimbje kujtoj se 3 kamionë me kosovarë i kanë vrarë. Serbët i zinin dhe i grumbullonin tek xhamia, burrat dhe djemtë e fshatit, që andej i merrnin me kamiona dhe i pushkatonin. E kështu urrejtja për sërbët dhe revolea u shtuan më shumë. Nga ky fshat, Shtuticë, dolën vullnetarë për në U.Ç.K. shumë burra e djem. Unë thotë Muharremi u inkuadrova në brigadën e 114 me komandant Fehmi Llavdrovci i cili më pas u vra së bashku me gruan e tij Xhevon. Këtë moment shkjau na pa me dylbi, ku po lëviznim ne ushtarët e na gjuajtën me snajpër mu në oborin e shtëpisë, lufta zgjati për dy orë rrjesht pa pushim. Aty unë u plagosa në këmbën e djathtë. Skënderi im bir dhe një komshi Isa Berisha ndejtën deri në orën 10.00. Kisha merak, sepse shkjau e rrethoi me pe gjithë popullatën e u thanë se kush del jashtë këtij rrethi prej peu do të pushkathet. Unë çava rrethimin e serbët më gjuajtën , e ashtu i plagosur u futa me djemtë në një shpatë mali.Aty mu dha ndihma e parë nga mjeku i Shtupicës Mejdi Saliu. Të nesërmen u bashkova me ushtarët e U.Ç.K. Të cilët më ngushëlluan duke më thënë " Për ajar qoftë gjaku i lirisë" Ndërsa djali Enveri shkoi në Shqipëri me detyrë për të marrë armë që të furnizohej U.Ç.K-ja. Duke i mbajtur armët në krahë që nga Tropota deri këtu. Ai shkoi vetë me komandantin Ismet Berishën, më pas në rrugë serbi i qëlloi me granatë. e në xhade i ka pritë makina, të gjithë. Në fshatin tonë janë vrarë 70 vetë. U bë luftë e ashpër. Plumbat fishkëllenin mbi kokat tona. Kështu që mbetën pa varosur njerëzit e vrarë. U tmeruam se trupat po i shqyenin qentë dhe ne të pikëlluar i varosnim nga 10 veta në një var masiv, vetëm e vetëm që qentë të mos i hanin kufomat e tyre. E ç'të tregoj, kemi luftuar me armë të siguruara nga vetë ne sepse U.Ç.K.-ja ishte e pamundur të na siguronte. Kështu që ne kemi luftuar si kemi mundur.
Heshtja dhe mendoja ja këta janë yje të U.Ç.K.-së që shkëlqejnë në qiellin e lirisë. Jetojnë ashtu si e ëndëruar Kosovën të lira e të pavarur. Shteti tregon kujdesje të veçantë për ta duke iu dhënë pension të posaçëm dhe mundësi pushimi. Ata urojnë me gjithë zemër qeverinë e tyre Thaçi dhe shprehen edhe pse jemi invalidë të sakatuar nga lufta jemi krenarë që luftuam për liri e pavarësi, e që shohim Kosovën e lira.
G. Ndryshe, 05/12/08
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi