Faleminderit zoti Uilliam Voker, mik i madh i Kombit Shqiptar!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Faleminderit zoti Uilliam Voker, mik i madh i Kombit Shqiptar!

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Dec 10, 2008 1:35 am

Faleminderit zoti Uilliam Voker, mik i madh i Kombit Shqiptar!

Nga Mr. Sc. Rexhep AHMETI
Kështu foli dhe kështu falënderoi zemra ime në mbrëmjen e 3 dhjetorit kur përmes valëve të RTK-së dëgjova mendimin dhe veprimin e kthjelltë humanitar që njeriu i madh i kombit amerikan z Uilliam Voker që m´u në kohën dhe momentin e duhur tha: ” NUK DUHET TË PERSEKUTOHET MENDIMI I KUNDËRT” !
Me këtë ide madhështore, Ay i dha një këshillë miqësore dhe shpëtimtare kryeministrit të ri të shtetit të ri të Kosovës, sepse nëse qeveria e tij e ndalon dhe ndëshkon mendimin e kundërt dhe persekuton bartësit e tij, bënë gabimin trashanik lidhur me vlerat tona kombëtare demokratike botërore.
Kanuni shqiptar i Lekë Dukagjinit e ka të ligjësuar e të çimentosur të drejtën e patjetërsueshme për mendim tjetër dhe dëgjim të mençur të tij, si p.sh. Nye i nandët, Familja e kuptueme në vedvedi, neni 20 tekstualisht thotë: “Mbas Kanunit, sundimi shpis i perket ma të vjetrit nën kulm të shpis a se vllaut të parë; po s’ paten ato veti, qi duhen per me krye ket zyre si lypë detyra, atëbotë zgjidhet kuvendisht prej shpijakve njaj, qi të jet ma i mençem, e i urtë e ma kujdestar.
Zot shpije mundet m’u ba edhe nieri i pamartuem. “ (Shih KLD përmbledhur dhe koduar nga Shtjefën Gjeqovi, Botuar nga Enti i Teksteve..Prishtinë 1972)
Me të drejtën tonë zakonore, pra jo vetëm që lejohet mendimi i kundërt por sanksionohet, pa asnjë hezitim, edhe veprimi sipas tij, pa marrë parasysh moshën, kur ai është i mençur, ma kujdestar dhe kur bartësi ka ato veti që duhen. Edhe pse Kushtetuta e tashme e Kosovës nuk ka mundur të marrë këto vlera aq të thella superdemokratike të Kanunit tonë ajo ka sanksionuar dhe ka shpallur të mbrojtur, me shumë nene, të drejtën për mendim të lirë, qoftë ai i kundërt edhe me qeverinë.
Neni 40 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka sanksionuar: Liria e shprehjes është e garantuar.
Liria e shprehjes përfshinë të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe masazhe të tjera, pa u penguar nga askush.
Ndërsa neni 38.1:Liria e besimit,e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar.
Neni 24. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, mendimeve politike ose të tjera....
Neni 24. Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Neni 28.1: Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në pozitë të ngjashme me skllavërinë.
Neni 29.1: Secili i garantohet e drejta e lirisë dhe e sigurisë.
Shumicën e këtyre të drejtave na i garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash, pra as në rrethana të gjendjes së Jashtëzakonshme e cila është dispozituar në nenin 56 - të Kushtetutës dhe e cila, po të zbatohej Kushtetuta e Republikës së Kosovës, siç duhet, ka qenë dashtë të shpallet qysh kur qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë e informuar edhe me shkrim për 6 pikat diskriminuese të Ban Ki Moon-it dhe kur ka qenë e informuar se bazë juridike e misionit të EULEX-t në Kosovë do të jetë Rezoluta nr. 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ne që ishim në demonstratën e 2 dhjetorit 2008 në Prishtinë, dualëm për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës dhe për të kërkuar që EULEX-si të mos hyjë në Kosovë me bazë juridike të Rezolutës nr. 1244 të KS , OKB-së.
Aty, në demonstratë u takuam me shumë veteranë të luftës së UÇK-së të cilët, natyrisht se nuk ishin pajtuar me mendimin e z. Xhavit Jashari, (Kryetar i Organizatave të dala nga lufta!) se edhe në situatën në të cilën jemi duhet të besojmë këtij apo atij funksionari. (Epoka e re, 2 dhjetor 2008, f.4.)
Prandaj, EULEX-i për të hyrë në Kosovë dhe për të na ndihmuar duhet të ketë patjetër dokument juridiko-politik të shkruar dhe valid,sepse ne tashmë jemi shtet kushtetues i shpallur, që bota demokratike pret që të funksionojë (sidomos ata që na njohën) këtë dokument.
Edhe ne veteranët domostrues të 2 dhjetorit 2008, mendoj se besojmë te bashkëluftëtari Thaçi, se ai me vetëdije, kurrë nuk do të pranojë që më 9 dhjetor 2008 EULEX-i ta shkelë sovranitetin e Kosovës duke pasur bazë juridike Rezolutën nr. 1244 të KS OKB-së, por misioni i tij do të jetë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ku “ zot shtëpie” në Kosovë do të jenë institucionet e Kosovës dhe EULEX-i nuk do të jetë neutral, siç proklamoi, po dje Piter Feith.
Vetë nga deklarata e Kryeministrit të vendit.z. Hashim Thaçi, nga fjalia e tij se “ individë të caktuar, të dështuar në politikë dhe të dështuar në sfera të tjera pa ndikim në shoqërinë e Kosovës, kanë pritur që institucionet e Kosovës t’i thonë ‘po’ gjashtëpikëshit” ( Infopress, 4 dhjetor 2008 f.3), nënkuptuam se të ngjashmit me këta që i përshkruan zoti kryeministër janë edhe ata që e këshillojnë të merr masa persekutimi ndaj atyre që më 2 dhjetor 2008 e kanë shfaqur demonstrativisht mendimin e vet, pakënaqësitë dhe shqetësimet e veta lidhur me rrezikimin e sovranitetit të Kosovës sot dhe zbarkimin a fillimin e funksionimit të EULEX-it më 9 dhjetor 2008, me bazë juridike të paralajmëruar (Rezoluta famëkeqe nr. 1244 e KS të OKB-së), ndërsa dje, një ditë pas demonstratës, proklamuan se EULEX-si do ta respektojë Kushtetutën e Kosovës.
Këtë dushk për gogla apo, sapun për djathë, nuk e hamë ne ish-luftëtarët e vetëdijshëm të UÇK-së, sepse aq punë e dimë. E dijmë se nuk janë njëjtë si baza juridike, apo Marrëveshja e fshehtë për ta ri-instaluar përsëri 1244-shin në Kosovë, kinse raporti i forcave qenka kështu dhe, deklaratat për opinion (për ta mashtruar atë (opinionin) se EULEX-si paska për ta respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Një këshillë të pa kërkuar dhe të papaguar ia jap Kryeministrit të vendit, z. Thaçi (por jo vetëm atij):
Mos iu beso (ni) deklaratave të politikanëve dhe diplomatëve të ndryshëm, qofshin ata edhe miqtë a aleatët tanë, por shikoji (ni), dhe bëri të njohura edhe për ne bashkëluftëtarë t tuaj dhe publikun e gjerë kombëtar shqiptar, dokumentet bazë, aktet politiko-juridike me të cilat do të hyjë EULEX-i në Kosovë më 9 dhjetor 2008, sepse ene nuk i kemi të njohura konkretisht dhe detalisht z Uilliam Voker.
Qytetarët e republikës së Kosovës nuk kanë se si të pajtohen a të mos pajtohen me një mision për bazën juridike të cilit nuk dinë, nuk janë të informuar me dokumentet bazë.
Pos që do të duhej edhe në bazë të Kushtetutë së Kosovës që qytetarët të jenë të informuar, por do të duhej edhe t´u lihet kohë qytetarëve të studiojnë e ta sheshojnë mirë e mirë dokumentin i cili iu jep të drejtë misioneve dhe organizatave të jashtme të hyjnë në tokën tonë, në truallin tonë stërgjyshor.
Se, a do të hyjë a jo EULEX-i në Kosovë, dhe nëse po, atëherë si do të duhej të hynte ai në Kosovë, për këtë do të duhet të pyetet populli përmes REFERENDUMIT dhe formave të tjera që i ka paraparë neni 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 92.2 obligon qeverinë e Kosovës që ta zbatojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ndërsa tani kur po ofrohet 9 dhjetori situata dhe shqetësimi i qytetarëve obligon qeverinë dhe institucionet tjera vendosësh ta ruajnë sovranitetin e Kosovës duke zbatuar, në këtë rast nenin 2 të Kushtetutës.
Kosova dhe institucionet e saj nuk duhet të shkojnë dhe shkojmë me atë se a është “po”-ja dhe “jo”-ja e butë apo e fortë, por duhet të mësohemi që në çdo rast e moment ta zbatojmë dokumentin që e kemi bazë, dhe që duhet të betohet para tij çdo burrështetas para se ta merr mbi vete barrën rëndë dhe të shenjtë të kombit.
Këtë mësim duhet ta kishim përvetësuar që moti nga Aleati ynë më i dëshmuar, SHBA-ja dhe përvoja e madhe e kombit të madh amerikan dhe anglez, se si ata i përmbahen dhe se si e zbatojnë Kushtetutën e tyre aq të respektuar nga ata.
Mos të mësohemi t’ i duartrokasim lehtë këtij apo atij misioni pa e parë qartë, në dritën e diellit, bazën e tij juridike dhe pa e vërtetuar sa ajo bazë është a është në shërbim të popullit.
Serbia, nuk i duartrokiti asnjë misioni edhe në tokën e huaj, në Kosovë, pa e parë se a është në në interes të Serbisë (Rezolutës 1244) kurse, ne edhe e lejojmë apo përgatitemi ta lejojmë dikend që të shkelë tokën tonë me një bazë të fshehtë juridike!, jotransparente, (ngase vet fakti se fshihet tregon se është ose krejt e dyshimtë, që mbjellë, na imponon e mund edhe të na sjellë luftë ballkanike, pa dyshim dhe pa dashjen tonë).
Askush, assesi nuk duhet të ketë më iluzionin se po të hyjë qoftë edhe një pjesë e kombit shqiptar në luftë, ajo do të izolohet!
Kombi shqiptar në Ballkan është mbështetur për muri!
Nuk ka se ku të shkojë më. I mbetet, që nëse persekutohet ende kështu siç është duke u persekutuar, atëherë të luftojë për mbijetesë dhe ekzistencë si i TËRI kudo që është, në Ballkan dhe Evropë.
Kushtetuta nuk është stoli apo sënduk që sjellë vota vetëm duke e pasur por është vegël e lirisë me të cilin ruhet pasuria, malli dhe nderi i qytetarëve të një vendi. Ajo nuk ndërtohet si stoli dhe mjet manipulimi por si akt juridiko politik më i lartë për tu zbatuar edhe në raste të rrezikshme për kombin, siç është tani, për ta shpëtuar atë.
Prandaj, as miku ynë z. z Uilliam Voker (e lë më ne vet) nuk u ngazëllye mbrëmë dhe nuk tha se EULEX-i do të ketë suksese dhe do të ketë rezultate apriori (para përvojës a praktikës)
Pasi që Kushtetuta e Republikës së Kosovës më lejon dhe garanton mendimin e lirë dhe të kundërt, me nenin 48 të saj ( liria e krijimtarisë artistike dhe shkencore është e garantua, liria akademike është e garantuar) po i jap edhe disa mendime, lidhur me kontestin mes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Rezolutës së cilës iu harroftë emri sa më parë (Rezoluta famëkeqe nr. 1244 e KS të OKB-së).
U them ish-bashkëluftë tarëve të UÇK-së se rendi juridik i një shteti a kombi nuk ndërtohet duke u besuar apo duke mos u besuar ish bashkëluftëtarë ve tanë që janë në pushtet, por RENDI FILLESTAR LIGJOR (JURIDIK) ndërtohet dhe mbrohet në varshmëri nga ajo se sa ne të gjithë (pra të gjithë qytetarët e Kosovës) e njohim dhe e zbatojmë në çdo moment dhe në çdo situatë (qoftë ajo edhe më e turbullta dhe më e rrezikshmja) Kushtetutën e Republikës së Kosovës, aty ku nuk është e diktuar, e imponuar apo e kushtëzuar nga interesa të kundërta me ato të qytetarëve të Kosovës.
Nuk mund të jemi për një Evropë jeremiçiano-tadiç iane që planifikon e punon për ta skllavëruar vendin tonë dhe qytetarët e saj!
Nuk mund të jemi kundër një Evrope e cila nuk na pengon, por përkundrazi na ndihmon në realizimin e sovranitetit tonë, që pastaj nëse na pëlqen mund ta ndajmë me të, sipas Kushtetutës sonë.
Ne, po bëjmë përpjekje sizifiane dhe premetheiane që ta ndërtojmë rendin tonë kushtetues ligjor në Kosovë, me gjithë rrënimet dhe sabotimet që pa na ndodhin, prandaj shtetet që na njohën pavarësinë, presim të na ndihmojnë në këtë mision të madh demokratik.
-Vetëm kështu duke mos na penguar ne në Kosovë, por duke na ndihmuar për ta krijuar dhe mbrojtur RENDIN LIGJOR NË KOSOVË, Evropa përparimtare ndërton edhe RENDIN E VET LIGJOR EVROPIAN (prej asaj prapanike nuk presim asgjë) si parakusht që pastaj, së bashku PËRSËRI ta krijojmë RENDIN LIGJOR TË MIRËFILLTË EVROPIAN.

Shembull, se si miku e ndihmon mikun është ai i z. Uilliam Voker për Kosovën dhe popullin e saj. Të njëjtën gjë e presim edhe nga Evropa përparimtare (dhe jo nga Evropa që e përkrah të vjetrën johumane dhe jo dinjitoze).
-Po e përfundoj këtë artikull me një mendim të Volterit:
”Kur të gjithë mendojnë njësoj, kjo do të thotë se askush nuk mendon shumë”!
Më 3-4 dhjetor, 2008
Trepçë-Prishtinë

Dërgoi për Zemra Shqiptare: Baki Ymeri
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi