Kushtetuta nuk është “akt në letër”!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kushtetuta nuk është “akt në letër”!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Mar 31, 2009 10:28 pm

Kushtetuta nuk është “akt në letër”!

Riza Smaka, deputet i AKR-së





Zbatimi i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale është një çështje e ndjeshme dhe rëndësishme jo vetëm për legjislaturën e Kosovës por edhe për zbatimin në praktikë të kësaj legjislature. Unë e kam lexuar me kujdes raportin e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit dhe kam ardhur në përfundim se është një raport serioz, profesionalisht është i hartuar, i mbështetur në saje të hulumtimeve, të
analizimeve kritike të rrethanave të konstatuara në vend. Në këtë raport janë dhënë rekomandime, bile kisha aluduar që në të ardhmen të përfillet kjo metodologji e komisioneve tona për hartimin e raporteve të tyre para deputetëve. Një raport që e jep një pasqyrë krejt të qartë të tematikës që i referohet ekzekutimit të sanksioneve penale dhe të shumë defekteve. Me këtë rast unë do të do të ndalesha në dy aspekte.
E para, ne e dimë fare mirë se Kushtetuta do të mbetej Kushtetutë në letër, po të mos miratonim numër enorm të akteve ligjore. Por edhe numri më i madh i akteve ligjore do të mbeteshin ligje, akte juridike, akte ligjore, po qe se nuk do të miratoheshin akte
nënligjore që quhet legjislacion sekondar. Aty hyjnë rregulloret, udhëzimet profesionale,
administrative e tjera.
Këtu në raport është thënë se prej 16 akteve nënligjore që ishte dashur të miratoheshin,
janë miratuar vetëm tri, që do të thotë është një lëshim i madh sepse, prezanton dhe
reflekton negativitete në punë të Ministrisë. Nuk është punë e vështirë për t’u bërë aktet nënligjore, kjo kërkon vetëm angazhim, prandaj do të isha angazhuar që të bëhen të gjitha ato akte.
E dyta, do të bëj një krahasim. Ngjashëm me këtë, sikundër të ndodhte që një deputet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës të arrestohej, ose edhe një qytetar. Pra të arrestoheshin ashtu ad-hoc dhe ata të mbaheshin në burg me vite. Pra më këta rast këta të burgosur do të vuanin dënimin pa një aktgjykim të formës së prerë. Nuk është fjala për ata që kanë pranuar të shkojnë në vuajtje të dënimit para se ta merret formën, por është fjala për një numër të konsideruar të të dënuarve që vuajnë burgun, por që s’kanë fare aktgjykim, e mos të flasim se nuk kanë aktgjykim të formës së prerë. Nuk e di se ku mund të ndodhë kjo pos te ne. Aktgjykimi që nuk e ka marrë formën e prerë, është vetëm një presupcion i rrëzueshëm – presumpcio legis tantum, që do të thotë është një hipotezë që përderisa Gjykata e Apelit nuk e vendos in meritum. Dhe nëse Gjykata e Apelit e refuzon ankesën atëherë do të bëhej aktgjykim i formës së prerë. Deri atëherë, madje nuk bën të quhet as ai i dënuari që është fajtor, po ekziston dyshimi i bazuar. Prandaj, këto dy pika janë tepër neuralgjike dhe tepër serioze që duhet shoqëria jonë, Qeveria në këtë rast, t’u kushtojë kujdes të veçantë. Dhe në këtë kontekst, në të mirë të realizimit të sendërtimit, materializimit të sanksionale penale, edhe nga raporti edhe nga diskutimet e mëparshme u pa se Ministria e Drejtësisë nuk ka ingerenca. Pra, nuk ka prerogativa të mjaftueshme, ose më së paku, Këshilli Gjyqësor dhe Ministria nuk i kanë raportet reciproke të definuara sa dhe si duhet dhe do të duhej medoemos që të bëhej një rregullim me Ligjin për Qeverinë. Unë do të isha angazhuar kurdoherë që Ministria e Drejtësisë të ketë autorizime më tepër se është e vërtet se në pika të caktuara është e hendikepuar nga, po e zëmë, Këshilli Gjyqësor dhe doli nga diskutimet edhe nga raporti se Këshilli Gjyqësor, praktikisht e neglizhon Kuvendin, nuk i referon, nuk i raporton, nuk i përgjigjet dhe është tepër keq që Kuvendi, që është organi më i lartë i një vendi, i një shteti, në këtë rast i Kosovës, që të mos ketë praktikisht kurrfarë pamje, kurrfarë influence në Gjyqësorin, që më së paku është 1/3 e segmentit shoqëror të vendit.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi