Idriz Zeqiraj:Lëvizja "Bashkohu" - krijesë e Beogradit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Idriz Zeqiraj:Lëvizja "Bashkohu" - krijesë e Beogradit

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Oct 04, 2011 11:22 pm



Lëvizja "Bashkohu" - krijesë e Beogradit

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ


Qysh kur Presidenti Rugova ideoi ndërtimin e Katedrales katolike në Prishtinë, një nismë shumë e qëlluar, e pritur fort mirë edhe nga Evropa kristiane dhe Amerika e madhe, Beogradi i ndjeh keq, se po demantohej në propagandën shpifëse, se kinse "Kosova myslimane paraqet rrezik për botën kristiane". Si gjithëherë, Beogradi ka projektet rezervë për veprime kundër Kosovës. Dhe, shpërfaqi bujshëm njërin sish, sajesën fatkeqe, Lëvizjen "Bashkohu".
Kjo Lëvizje kishte kohë që vepronte, por, për të fshehur burimin rrjedhës nga vinte, u fsheh pas veprimeve, gjoja spontane, të besimtarëve myslimanë. Kuadri i saj ishte i gatshëm, madje i bollshëm. Por, ky kuadër, i shkolluar në vendet mike të Serbisë, me paraqitjet ekstreme, me mjekërra, veshje, sjellje në familje dhe shoqëri si dhe me ushtrimet e lutjeve fetare tipike arabe - talebane, nuk u pëlqye në popull, bilëz ngjalli neveri e përbuzje masive. Kjo racë shkretëtire ekzekutoi, me armë të pazëshme, sekretarin e Komitetit Islamik të Shqipërisë, Sali Tivarin, vite më parë, në zyrën e tij në Durrës, sepse ai ishte hoxhë bashëkohor dhe nuk përfilli dogmat e racës fanatike mjekërroshe, të ardhur rishtas nga shkollat e shkollëzat obskure arabe. Dhe, me të drejt u shpreh shqetësimi se këta do të jenë shkitë e ardhshëm të Kosovës, të Shqipërisë.
Vehabistët e ideologjisë talebane, që më se paku kanë të bëjnë me fenë dhe besimin fetar, të ndjerë të diskredituar keqas, të kinsultuar me qendrat antishqiptare, u tubuan rreth Lëvizjes "Bashkohu". Nën çatinë e kësaj Lëvizjeje, ku do të strehohen edhe njerëz të thjeshtë, besimtarë të devotshëm, por të mashtruar dhe të manipuluar nga horrat mjekërroshë, do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre destruktive dhe antishqiptare, gjithnjë në konsultim dhe bashkëveprim me qendrat armike të Kosovës. Telebanët "paqësorë" të sotëm, do të jenë vrastarë të nesërm.
Shqiptarët e kudondodhur janë të vetëdijshëm se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe e hirshmja humaniste Nëna Tereze, janë dhuratë Perëndie, janë privilegjë për shqiptarët, të cilët janë gjak i gjakut të tyre dhe identifikohen me këto dy figura të papërsëritshme, jo vetëm në hapësirat shqiptare, por edhe në historinë botërore. Udhëtimi i Skënderbeut nga Kruja për në Prishtinë, madje pa i zbritur fare kalit, shqetësoi jo pak Beogradin dhe argatët e tyre të ideologjisë talebane në Kosovë.


Gjaku tërheq gjakun. Dhe, Nënë Tereza u nis nga Kalkuta e largët, për t`u ngulitur pranë të vëllait, Gjergjit, në kryeqendrën e Kosovës. Ishte ky një tjetër siklet i Beogradit, Moskës dhe i veglave të tyre shqipfolëse, por mendjemykur e shpirtshitur ke djalli dhe i biri. Kundërshtia e tyre për vendosjen e dy shtatoreve, të Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, fillimisht, në surdinë, më vonë hapur dhe zëshëm, ishte e çuditshme, amorale dhe armiqësore karshi këtyre figurave markante dhe krenare për shqiptarët dhe opinioni e dënoi rrept dhe fort argumentueshëm.
Përurimi i Katedralës "Nëna Tereze" në Prishtinë, ishte një ngjarje e shënuar jo vetëm për besimtarët e krishterë katolikë shqiptarë, por edhe për të gjithë shqiptarët zemërbardhë. Pavarësisht se sa është numri i katolokëve rezidentë në kryeqytet, aty janë misionet diplomatike dhe organizatat tjera ndërkombëtare civile, të përfaqësuara, kryesisht, nga besimtarë katolikë. Tashmë edhe ata do të kenë një adresë për lutjet e tyre fetare, që zakonisht i bëjnë të dielave dhe në ditët e festave. Edhe Hasanët, Hysenët, bile edhe Isët e Muhametët kanë filluar frekuentimin e Katedralës të re, madje, jo thjesht si vizitorë, turistë, por edhe në dëgjimin meshtar. Të ndejurit në ulëset komode dhe dëgjimi i predikimeve në gjuhën e nënës, sikur po i joshë më fort kisha se sa xhamia. Dhe, pa fije urrejtje fetare, njerëzit mirë të ekukuar, faltorët i konsiderojnë si shtëpi të Zotit dhe të "robit", njeriut, pasi "robi", figurativisht, llogaritet bir i Zotit.


Presidenti Rugova shembull i harmonisë ndërfetare


Në kohërat moderne, në historinë më të re botërore, nuk ka asnjë shembull tjetër i krahasueshëm me Presidentin Rugova, për forcën e ndikimit dhe të reformave pozitive të bëra në jetën dhe sjelljen e popullit të Tij. Mësuesit e dr. Rugovës ishin Rilindasit tanë, me kryemësuesin Pjetër Bogdanin, tek i cili princi Rugovë do të gjente frymëzimin e madh, filozofinë e virgjër shqiptare.

Mësuesit dhe miqtë e dr. Rugovës, profesor Anton Çeta dhe akademik Mark Krasniqi do të ishin mentorë dhe guidë e sigurtë për nisma fisnike, siç ishin pajtimet shqiptare në vitet `90-a, të cilat, domosdo, unifikuan një popull të tërë, madje në mungesë të policisë, ushtrisë dhe të çfarëdo pushteti tjetër ekzekutiv. Me të drejtë kjo është quajtur mrekulli shqiptare, të cilën, vetëm lehaqenët komunistë, pushtetarët e sotëm xhahilë, artificialisht, e mohojnë këtë madhështi hyjnore të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Është rast unik në botë që fjala urtake e një njeriu, qoftë Ai edhe vetëm me pushtet moral, të bëhet ligj, duke hequr barrën e dokeve, zakoneve negative dhe promovimin e kodeve dhe të normave bashkëkohore, të thjeshta dhe praktike për popullin, qoftë në robëri, qoftë në liri. Shumë zakone, të cilat i ishin veshur fesë, por që në fakt nuk kishin të bënin fare me atë, me këshillën e Tij të urtë, dr. Rugova i amortizoi, përfshi këtu edhe diferencat ndërfetare shqiptare. Rrugëndjekësit e Tij, si kryemyftiu Ramiz Boja, prifti dom Lush Gjergji me shokë, në predikimet e tyre publike e fetare, do t`u thonn dhe do t`i ftonin besimtarët shqiptarë, pavarësisht konfesionit, se "në faltorën e parë që të hasni, qoftë ajo kishë apo xhami, hyni në të dhe lutjuni Zotit për liri, paqe, dashuri ndërnjerëzore dhe begati ekonomike".


Presidenti Rugova kishte një maturi supreme. Ai nuk ishte revolucionar, sepse siç thotë mjeshtri i analizës profesionale, Nexhmedin Spahiu, nuk ka revolucion demokratik, ngaqë revolucioni është gjithëherë i dhunshëm, ndërsa demokracia përjashton dhunën. Por, studimet e origjinës dhe të historisë të lashtë shqiptare, të bëra nga dr. Rugova, dëshmonin bindshëm për krishtërimin bazal shqiptar. Dhe, këtë të vërtetë Ai nuk e fshehu, përkundër, ua tha hapur dhe të faktuar shqiptarëve. Pa hamendje, shpalosja e të vërtetës edhe në aspektin e besimit fetar shqiptar ndër shekuj, ka ushtruar një ndikim të drejtpërdrejt tek shqiptarët në përgjithësi, ndërsa tek shqiptart e Kosovës në veçanti. Pikërisht, në këtë ndërkohë janë shënuar lëvizje e rikthime në besimin e të parëve, qoftë individuale, familjare dhe grupore. Është kjo arsyeja e urrejtjes ndaj Presidentit Rugova të hoxhëve ekstrem talebanë, si në Kosovë, ashtu edhe në trevat tjera shqiptare. E ritheksojmë, vetëm ata të sektit kriminal talebanë.

Ka ndodhur një fenomen jo i zakontë i aleancave të pajtimit të të kundërtave: të fanatikëve myslimanë talebanë me komunistët shqiptarë, madje të kudondodhur. Dihet, komunizmi është armik i fesë, sepse komunistët janë ateistë. Shembulli konkret, Enver Hoxha me shokë. Por, është armiqësia e komunistëve dhe e islamistëve ekstrem ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, që i ka bashkuar këto dy ideologji fatale për njerëzimin. Dhe, kjo shpërfaqet turpshëm në faqet e internetit, të cilat i zotërojnë këto ideologji obskure. Dhe, ky bashkim është bërë me pragmatizmin: "Armiku i armikut tim, është miku im".

Vijon

P.S. Opinonet e shprehura në këtë rubrikë nuk shprehin domosdoshmërish pikëpamjet e redaksisë. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@botasot.info

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi