Hadi Osmani:Veriu po mbetet peng i KFOR-it dhe EULEX-it

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hadi Osmani:Veriu po mbetet peng i KFOR-it dhe EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 20, 2011 12:39 am



Hadi Osmani:Veriu po mbetet peng i KFOR-it dhe EULEX-it

Republika e Kosovës, pas 12 viteve liri, ende nuk e kontrollon tërë territorin e saj, konkretisht pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo pjesë e vendit gjatë këtyre viteve, nuk është kontrolluar asnjëherë nga institucionet vendore, por nga strukturat ilegale dhe paramilitare serbe.
Por, fajtor mund të thuhet i kësaj situate është edhe faktori ndërkombëtar, pasi që forcat e KFOR-it dhe të EULEX-it ishin përgjegjëse, kinse që edhe në këtë pjesë të sundoj rendi dhe ligji. Ndërkaq, një gjë e tillë nuk ekzistonte, por se në veri të vendit, për shumë vite zhvillohej krimi i organizuar dhe kontrabanda nga ana e serbëve të rebeluar.
Këtë situatë, më nuk munden ta duronin krerët e vendit, ku për herë të pas 12 viteve, me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ndërmor një aksionit më 25 korrik që edhe në këtë pjesë të shtetit të Kosovës, të mbizotëroj rendi dhe ligji.
Pra, këtë ditë, Qeveria e Kosovës dërgoi njësitë speciale të Policisë së Kosovës për të marrë kontrollin në dy pikat kufitare 1 dhe 31 në veri, të cilat që një kohë të gjatë ndodheshin jashtë kontrollit të institucioneve të vendit.

Marrja nën kontroll e dy pikave kufitare në veri, erdhi pas vendimit të ekzekutivit për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, ku kjo e fundit nuk respektonte marrëveshjen për reciprocitet, e cila ishte arritur ne Bruksel, gjatë bisedimeve të zhvilluara mes Kosovës dhe Serbisë.

Aksion i njësive speciale në Bërnjak dhe Jarinje “alarmoi” serbët lokalë, të cilët me armë zjarri ju kundërvunë njësisë speciale të Policisë së Kosovës, madje vranë edhe një pjesëtar të tyre, Enver Zymberi, kurse autorët e vrasjes së heroit të Kosovës, sot e kësaj dite ende gjenden në liri.
Që nga kjo ditë, serbët lokal mbajnë të mbyllura rrugët duke vendosur barrikada dhe duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Aksioni i Qeverisë së Kosovës, u përkrah edhe nga ndërkombëtaret, mirëpo, ata kërkuar që forcat e tyre ta marrin nën kontroll këtë pjesë, duke u arsyetuar se kjo është edhe punë e misionit të tyre.

Mirëpo, deri më tani nga ana e EULEX-it dhe KFORI-i ka pasur vetëm fjalë, e asgjë konkrete, një lloj ”marketingu”, nga ana e tyre, apo siç thuhet në popull “po hajn me dy lugë”, e në këtë rast nuk sjell asnjë rezultat.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral Erhad Drews, kishte paralajmëruar se të dielën është ultimatumi i fundit për serbët që t’i heqin barrikadat, mirëpo, siç duket edhe kësaj here i ranë pishman fjalëve të tyre, duke thënë se një aksion i tillë është shtyrë për të martën, pastaj për të mërkurën. Kështu që ditët e javës nuk ndalen kurrë, e aksionet e KFOR-it dhe EULEX-it siç duket janë dhe do të mbetën vetëm në letër.

(Autori jeton dhe vepron në Zvicër-Kryeredaktor në Radio Mitrovica)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi