Përparim Demi:Tërbimi politik si fenomen epidemik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përparim Demi:Tërbimi politik si fenomen epidemik

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Oct 26, 2011 10:59 pm



Tërbimi politik si fenomen epidemik
Përparim Demi
Nuk bëhet fjalë për sëmundjen e tërbimit, por për tërbimin si një sjellje shoqërore agresive e dëshpëruar si pasoj e frikës nga dështimi, si një mënyrë e të bërit politikë, një kundërshti shoqërore, që shfaqet si një mënyrë për të fshehur qëllimet e mbrapshta bllokuese të zhvillimit të shoqëris shqiptare për periudhën që po përjetojmë. Çfaqja e mediatizuar e tërbimit politiko-shoqëror me siguri që ka përkrahësit dhe sponsorizuesit e saj të deklaruar ose jo, të cilët po zbatojnë programet antishqiptare të adaptuara kohës, por që në esencë nuk kană humbur obiektivin dhe as metodat tradicionale të aplikuara që nga periudha kur shpirti liridashës i popullit tonë filloi të konsiderohej si një ”rrezik ballkanik”.
Sipas mendimit tim, rreziku jonë kryesor është kombinimi i interesave, rezultantja e të cilave nuk ka asnjë përputhshmëri me aspiratat e popullit tonë, bile përkundrazi, dominon fryma që orientohet nga ideollogjia e paras apo e pushtetit. Konfrontimet e grupeve të interesave shpesh konsiderohen ose reklamohen në masmedia si konfrontime politike, duke mos pas asnjë ngjashmëri me to. Polemikat boshe pa ngjyrë, shiten si debate kur ato nuk janë të tilla. Shpesh këto pushtojnë dhe aktivitetet ”shkencore” duke zëvëndësuar temat me interes kombëtar, i transformojnë ato në subjekte pavlerë, të vjetruara, të cilat nuk përputhen me objektivat europianiste të protagonistëve televiziv.
Turbimi shoqëror është pasojë apo një formë e shfaqjes së frikës nga dështimi në një përballje publike, ku tensioni dhe tifozllëku i manipuluar arrin në kuatat maximale, të cilat shpesh bëhen karakteristikë e fushatave zgjedhore të ashpra ose ndryshe do i quaja agresive. Në këto raste, konflikti merr ngjyra të ndryshme, që nuk kanë fare bazë ideologjike, përkundrazi ka një karakter pragmatik të spikatur. Për shëmbull, në fushatën për Bashkin e Tiranës dhe konfliktin që pasoi pas zgjedhjeve, unë nuk arrita të dalloj diferencat ideollogjike të palëve pjesmarrëse. Monologjet e mbushura me sllogane të përfaqsuesave, zunë plotsisht vëndin e dialogut konstruktiv. Predominoi forma deklarative e të shprehurit, ku argumentet nuk kishin më vënd.
Ky fenomen nuk është veçori vetëm në arenën politike shqiptare. Tek fqinjët tanë në jug apo në veri do shohim të njëjtën panoramë, me specifikat e sejcilit vënd. Në Sërbi, si përherë tërbimi politik është i orientuar kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Frymëzuesit e tij janë Akademia e shkencave dhe Patriarhia e Beogradit, të cilat, në prag të fushatave zgjedhore, ushqejnë nacionalizmin sërbomadh, duke hedhur fishekzare të reja. Zbulimet e fundit ”shkencore” të akademisë sërbe kanë hedhur dritë mbi origjinën ilire të popullit sërb autohton. Kështu po pasurohet shkenca bashkohore e ballkanollogjisë, risi aq e vjetër sa dhe e re. Ajo që nuk përmëndin ata, mbi të cilën mbajnë heshtje të plotë, është struktura e popullsisë sërbe e mbushur me ilirët e sërbizuar me hir apo me pahir. Opozita, të tërbuarit politik sërbomëdhenj, vringullojn armët e vjetra nacionaliste kundra pozitës europianiste antishqiptare. Ky është preludi i zgjedhjeve pranverore të Sërbisë, vazhdimin e marrim me mënd se çfarë ngjyre dhe kahje do ketë.
Në Greqi, tërbimi ka po të njëjtin orientim . Pasoku me Patriarhinë e Athinës kanë zbuluar shkaqet 200 vjeçare të krizës së sotme që po kalojnë, të cilat kanë vetëm një emër – Vorioepiri. Nuk do desha të isha emigrant në Greqinë e sotme, pasi në qiellin antik të saj po grumbullohen retë antishqiptare, furtuna po afrohet shpejt. Shqiptarët e greqizuar që sundojnë Greqinë e sotme, do mundohen tu japin goditjen vendimtare shqiptarëve, kudo që janë, për të konsoliduar pozitën e tyre helene të megolloidhesë. Emrin Papa-Ndreu do e përktheja At-Ndreu, me siguri ka gjak mirditori në damatët e tij.
Në përgjithësi të tërbuarit e Ballkanit, pamvarsisht nga kombësia, kanë diçka të përbashkët që i lidh me njëri tjetrin. Dëshira e pamat për të marr pushtetin me çdo kusht, populizmin e trashëguar nga gjeneratat e vjetra, subjektet e konsumuara të paraqitura në forma të reja, etj. Me fjalë të tjera kronicitetin e sëmundjes së tyre të pashërueshme. Antishqiptarizmi ballkanik merr forma të ndryshme sipas zonës ku kultivohet, esenca është e njejtë. Në Tiranë, tërbimi politik shoqërohet me një dozë të madhe servilizmi ndaj fqinjëve, i cili në plan intern shfaqet nën formën e një arogance diktatoriale anakronike, megjithatë pragmatizmi nuk i lejon të mos përulen dhe ndaj fuqive globale, por kjo duhet analizuar veçant pasi është me shumë pasoja dhe ndërlikime ndërkombëtare.
Tërbimi, me sa duket, është një çfaqje e brëndëshme për Ballkanin, me simptoma të dallueshme qartë, i cili nuk mund ti infektojë ndërkombëtarët me experiencë, të cilët janë vaksinuar shumë kohë më parë, kur ne ishim akoma në gjumin letargjik, dmth të palindur si shoqëri moderne. Ne, u kujtojmë atyre periudha të herëshme të lindjes kapitaliste. Ndoshta na studiojnë për kuriozitet, apo për të patur material demostrues për studimet e tyre, pasi po përjetojmë një fazë historike të haruar nga ata. Për krahasim, imagjinoni sa interesante do ishte, sikur sot të zbulohej diku në ndonjë ishull të humbur ca dinozaur që mbijetojnë akoma. Do kishim mundësi ti studionim jo vetëm nga fosilet e gjetura por dhe nga exemplarë të gjallë. Do kishim mundësinë të hidhnim dritë jo vetëm mbi anatomin e tyre për të shpjeguar teorinë e evolucionit por do kishim para syve dhe fazat e zhvillimit të komunikimit rudimentar midis qënieve të gjalla të formave të ndryshme prehistorike.
Të gjithë e dimë se turbimi kap sistemin nervor, sidomos trurin në rradh të parë. Çfaqet me humbjen e gjykimit, rritjen e agresivitetit, jargavitjen e theksuar, bllokimin e kanaleve të komunikimit .... dhe përfundon me vdekjen e parakohëshme të shoqëruar me dhimbje të mëdha. Simptoma e parë është frika e pashpjegueshme nga gjithshka, që shpesh është kollaj të ngatërohet me paranojën. Në fakt është fenomen shoqërues para ardhës. Sa më e madhe bëhet frika, aq më shumë fryhet i infektuari në tribunë, aq më tepër shpërndan kërcënime, aq më shumë dyshime i lindin, aq më tepër i shtohet etja për krime.
Kemi parë dhe më parë të tillë exemplarë të sëmurë rëndë nga tërbimi dhe akoma nuk po vejmë mënd dhe shkojmë akoma pas tyre. Mos vallë, nga që kemi jetuar për një kohë të gjatë me ta, jemi mësuar dhe nuk bëjmë dot pa pas ndonjë të tërbuar në krye. Interesante ideja – çudi, pse qahemi atëhere? (Bukuresht, 23.10.2011)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi