Zef Ndrecaj:Kush po e uzurpon sot lirinë e popullit tonë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zef Ndrecaj:Kush po e uzurpon sot lirinë e popullit tonë?

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Dec 05, 2011 8:21 pm

Kush po e uzurpon sot lirinë e popullit tonë?

Zef Ndrecaj
Opinion nga diaspora


Pikëvështrimi i kësaj teme, kësaj radhe nuk qëndrojnë pushtuesit, ngase nga asnjë këta pushtues nuk pritnim lirinë për të cilën gjatë shekujve derdhëm gjak më shumë se çdo popull tjetër.
Sot në Shqipëri dhe Kosovë, ndonëse me shumë sakrificë kemi krijuar pushtetet, edhe pse pushtetet e derisotme që ne kishim ishin pothuajse gati më fatale se ato të pushtuesve. Ishin të tilla, sepse përjetoheshin (po ashtu edhe sot gati se njëjtë (!) po përjetohen), më rëndë, sepse vinin nga soji i njëjtë, i gjuhës, flamurit… (Plagën që ta shkakton yti të dhemb më shumë!).
Nisemi nga ai i fundit, nga ai regjimi i ideologjisë ekstreme diktatoriale enveriste në Shqipëri, i cili vrau dhe persekutoi pa asnjë mëshirë dhe atë mizorisht pjesën më vitale të popullit të tij. Vrau dhe persekutoi, po atë kategori të atij populli më idealist dhe me një vizion përparimtar proevropian, të cilët më shumë se të gjithë të tjerët e donin lirinë e këtij vendi.
Pra, ky pushtet diktatorial vrau, burgosi, internoi dhe persekutoi pjesën më intelektuale, më idealiste dhe më të arsimuar të popullit. Këtë nuk kishte arritur ta bënte asnjë pushtues që shkeli këto troje dhe as turku 540 vite më parë, sepse asnjë pushtues nuk mund ta dinte kurrë atë, se ku qëndronte trungu, zjarri i pashuar kombëtar që këtij populli i jepte fuqi dhe që çdoherë e ngritët në këmbë.
Po i njëjti tmerr mjerisht u jetësua në Kosovë pothuaj nga të njëjtit pinjoll, që duke i shtuar edhe atë shovinist sllav, lau në gjak tërë Kosovën dhe trojet shqiptare, duke i vrarë së pari ata që me armë në dorë luftonin për liri dhe më pas duke iu kthyer spastrimeve familjare. Kështu, duke filluar që nga Tivari dhe vrasjet e mëpastajme në Kosovë dhe trojet tjera sot jashtë trojeve amë, me qëllim të spastrimit etnik u vranë, prenë, theren mbi 60.000 shqiptarë, ndërsa u burgosen dhe internuan me qindra mija të tjerë. Ndryshimi mes Shqipërisë dhe Kosovës atëherë të ndara përfundimisht qëndron vetëm në atë se shqiptarët e Shqipërisë burgoseshin dhe internoheshin mizorisht brenda Shqipërisë, ndërsa ata të Kosovës internoheshin edhe në Turqi. Ndryshim tjetër është edhe ai se në Shqipëri pikësynim ishin shqiptarët e konfesionit katolik të cilin pushtetarët donin me çdo kushte t’i zhduknin dhe nënshtronin, ndërsa në Kosovë kjo zbatohej në përgjithësi.
Mirëpo, tema ime bosht nuk i referohet kësaj, nuk i referohet as servilëve as vrasësve të asaj kohe dhe i referohet një pyetje të vetme.



Kush shkel, uzurpon dhe kush na vret lirinë?

Kësaj motoje, padyshim i shtohen edhe pyetje të tjera: kush po shkel sot mbi gjakun e dëshmoreve tanë? Kush i privon nga e drejta këta të vrarë që të quhen dëshmorë, nga e drejta që edhe këta ishin gjak yni që ranë për liri? Vallë, janë këta njerëz dhe këto familje ndërgjegjeje e jonë kombëtare e njerëzore. Kush prek sot në këto familje të shenjta të kombit? Kush i ndan këta dëshmorë në baza konfesionale, emra, apo në regjione. Kush ndan sot vëllanë më vëlla të një gjaku që luftuan për të njëjtën liri, që ranë dhe u varrosen me një flamur, me një gjuhë me një grusht dhe, të tokës që i lindi dhe jetës që të gjithë e deshën.
Këta dëshmorë, këta martirë dhe viktima të luftës të vrarë mizorisht nga pushtuesi dhe çetnikët serbë në shtëpitë e tyre, në token e tyre, shumë nga ata të vrarë dhe të prerë mizorisht, të varrosur dhe prapë të rivarrosur po nga ai vrasës, që donte t’i fshinte gjurmët e krimit. Nuk i veçova për të krijuar një vijë demarkacioni në aspektin religjioz, as racor e as regjional, nga se këta u vranë vetëm se ishin shqiptarë. Por, për të prezantuar një realitet që sot po ndodh e që historia kurrë nuk do t’ua fal. Nuk do t’ua fal historia, sepse ajo gjithherë flet më vonë.
Pushtuesi, këta nuk i ndau as kur i vrau, as populli nuk i ndau në asnjë lloj mënyrë, por i vendosi në varr ashtu siç ishin vrarë, sepse në jetë kanë pasur ideale të përbashkëta, prandaj, ishte shumë racionale që edhe në varr të qëndrojnë të përbashkët. Familjet që pasuan (pa dallim feje), priten ditë dhe net eshtrat e të të afërmve të tyre, ose ndonjë kumt për të ditur për fatin e tyre. Asnjërin nuk i riktheu së bashku edhe eshtrat e të vrarave munguan. Këtë lojë makabre dhe ndytë e luajti Serbia, mu ajo që e vrau dhe me të vetmin qëllim që t’i vret dhe fyejë edhe këta që janë të gjallë.
Por këtë nuk e bëri vetëm ai që i vrau, këtë e bëjnë sot pushtetarët tanë ditë më ditë edhe dymbëdhjetë vjet të quajtur “liri”. E vura në thonjëza fjalën liri, sepse këto familje s’kanë liri, ngase pushtetarët tanë atyre ua uzurpuan atë, ata nuk njohin për dëshmorë, as familjet që i dhanë këta dëshmorë mbi gjakun e të cilëve ne sot gëzojmë lirinë, ata njohin vetëm pushtet.
S’është fjalë e lehtë që i vetmi njeri nga këto familje që ka vetëm qoftë një të vrarë, në zhgënjim, kuptohet në piedestalin e zhgënjimit të tij nga realiteti i shndërruar sot, do thotë: “ Mallkuar të qoftë Kosovë gjaku i im!” Meqenëse, edhe pse aspak nuk e ka ndjenjën e zhgënjimit, pse gjakun i ka falur vendlindjes, atdheut të tij, Kosovës. Mirëpo, një frazë e tillë e shprehur është shprehje që në ç’shkallë u ka tëholluar substancën kombëtare kësaj kategorie të njerëzve tanë, kjo shoqëri aktuale. Pra, është një shtytje tej mase që e detyron një njeri ta thotë këtë fjalë qoftë ai vetmi njeri. Dhe po e tha ketë ai që ka 16 të vrarë, apo atij që si mbeti fëmijë në vatër, atëherë kjo nëmë, ky mallkim do të rëndojë aq sa kurrë si popull s’do të shohim dritë.
I bëj të ditur opinionit të gjerë shqiptar se këta heronj, dëshmorë, sot nga pushtetarët tanë mbeten të harruar; familjet e tyre të shkelura, të anashkaluar dhe edhe të nënçmuara.
Ua bëj të ditur këtyre pushtetarëve që sot kanë bërë qëndrueshmëri ekonomike, një kapital të madh dhe pallate, të cilët, po ashtu janë verbuar mbas kolltukëve dhe lakmisë se këtu nuk do të kalojnë. Dëshmori është dëshmor kudo që ai vritet, kudo që ai prehet në tokën e tij dhe atë anë e kënd trojeve tona etnike. Dhe familjet që dhanë edhe të vetmin dëshmor janë nderi dhe dhimbja e këtij kombi, ndërsa ato që sakrifikuan kaq shumë, si familja Dedaj në Guskë të Gjakovës janë të shenjta ashtu siç janë ato Jashari, Delija, Berisha, Ahmeti, Haradinaj, Ndrejaj e sa e sa tjera.
Pushtuesi mizor ata i vrau, ndërsa pushtetarët tanë i vrasin prapë, duke i bërë të harruara edhe varret e tyre, kurrë pa e vizituar as të vetmen familje; kurrë pa e punësuar as ndihmuar asnjë familje të vetme, por edhe duke shkelur mbi këto familje në mënyrën më vulgare dhe më të pa ndërgjegjshme.


I kujt është ky shtet

Unë bëj vetëm një pyetje: i kujt është ky shtet vallë? Në mos është pronësuar i tëri dhe drejtohet nga njerëz dhe forca më të kompromentuar, edhe në aspektin kombëtar, po ashtu edhe në atë të korruptimit. Në mos luftuam që ky shtet të jetë shtet turqish, serbësh, ciganësh? Këta kanë sot çdo të drejt dhe ne (një pjesë) që i takojmë etnitetit të vërtetë shqiptar paskemi derdh gjak për ta, apo më kot!!!
Duhet të jem më i qartë që ky shkrim mos të jetë komplot as politik dhe as me asnjë farë qëllimi tjetër që të nxit urrejtje fetare apo tjera, por është një realitet i turpshëm që sot zbaton politika aktuale në krye me Hashim Thaçin në Kosovë.
Ky komunitet është i zhveshur edhe ekonomikisht pa asnjë të vetmin njeri që do të kishte kapital që së paku ky ta mbajë veten e tij. Edhe ata njerëz që së paku kanë një biznes të vogël, ata janë të privuar edhe nga tenderët dhe punëmarrja, vetëm me qëllim që të diskriminohen dhe të zhbëhen.
Ky komunitet nuk kërkon lëmoshë as privilegj nga pushtetarët aktualë. Nuk luftoi të jetë shërbëtor në vendin e tij, mirëpo kërkon që lufta e tij të shpërblehet dhe të pranohet në të gjitha instancat që ai e meriton. Ua bëj të ditur pushtetarëve që gjysma e tyre sot janë me “mjekër”, se ne nuk jetojmë në enklava, ne jemi vëllezër për të gjithë ata që na pranojnë si të tillë, por jo për ata që ngrënë dhe shfrytëzojnë bukën e Kosovës dhe aminin i bëjnë Turqisë dhe Arabisë.
Ky komunitet është shkelur nga pushtetarët dhe assesi nga populli mazhorancë, i cili nga këta pushtetarë kanë zërin e ngulfatur, atij, edhe po t’i flas zëri, nuk zgjon ndërgjegjen e këtyre uzurpatorëve të lirisë. Nuk e zgjon nga se ndërgjegjja atyre ju mungon. Ky përcaktim konfesional i ruajtur mbi dy mijë shekuj, është identiteti ynë si popull por edhe në autoktoni. Po u shpërbë nga këto treva prapëseprapë, kuptohet se do të gjallohet edhe më tutje, por pa etninë që sot e quajmë shqiptar, ashtu siç edhe lindem. Këta ishim dhe do te mbesim pjesa me vitale , e këtij kombi.
Dhe, po qe se këta pushtetarë sot nuk i thonë vetvetes: NDAL, do të jetë mjerimi më i madh në rrugën historike të këtij kombi.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi