Shaip Beqiri:Hipokrizia djallëzore e elitës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shaip Beqiri:Hipokrizia djallëzore e elitës

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 10, 2009 9:13 pm

Hipokrizia djallëzore e elitës

Shaip Beqiri
Klepsidra e re

Kundruall mynxyrës që përfshiu Kosovën, e cila nga dita në ditë po bëhej më e padurueshme nën peshën e dhunës pushtuese, heshtja tepër e gjatë dhe trandja e madhe që kishin kapluar mërgatën tonë pikërisht në atë kohë, nuk paraqitnin pothuaj asgjë. Ajo me një fuqi e durim të admiruar e la mënjanë tërë flijimin e vet të pareshtur që kishte bërë deri atëherë, duke dëftuar gatishmëri për fli të tjera edhe më të mëdha. Mirëpo, krejt papritur, në fillim të vjetëve `90, u ndryshua përnjëherë plotësisht konstelacioni i deriatëhershëm përbrenda dhe përjashta strukturës së mërgatës shqiptare.
Krahas Kosovës, nëpër flakën e një drame përmasash të papara ndonjëherë, po përshkohej edhe Shqipëria, nga e cila doli një masë gjigante të arratisurish. Ky vargan i pakëputur njerëzish të zhgënjyer e të thyer deri në palcë, që ishte nisur të degdisej kudo qoftë, sa më larg vendit të vet, i dha një ngjyrim tjetër të fortë mërgatës sonë të deriatëhershme. Me këtë rast po dilnin sheshit vrullshëm rrjedhojat shkatërrimtare të nënshtrimit e të dhunës gjakatare staliniste të regjimit komunist, që e kishin katandisur pjesën më të madhe të shqiptarëve duke ia stërkequr pothuaj çdo ndjenjë fisnikërie e çdo vlerë njerëzore. Ishte një gjendje tepër e dhembshme, ndonëse krejt e kuptueshme. Hedhja e ndonjë fjale të pamatur ndaj këtyre turmave, të cilat para botës dhanë imazhin e një Shqipërie të egërsuar, ishte më shumë se një fyerje e padrejtë ndaj atyre që thika e terrorit, varfërisë dhe përbuzjes u ishte futur deri në asht. Ata po rrënonin një mur më të vrazhdë dhe më të zi se ai që ishte ngritur dikur në Berlin! Ky mur nuk ishte ngritur me gurë e tel gjembor, por me mish e gjak njerëzor. Moskuptimi i këtij rrënimi nga e ashtuquajtura elitë intelektuale dhe politike shqiptare gjithandej, më së buti thënë, e bënte atë pjesëmarrëse të drejtpërdrejtë në atë dhunë çnjerëzore.
Iluzioni djallëzor i asaj elite të rreme, se gjoja kështu po mbante qëndrim të vërtetë atdhetar, se kështu – duke sharë mjerushët që po degdiseshin të sakatosur e të leckosur - po ruante dinjitetin e vendit dhe vlerat e zhvatura morale të tij, ishte një hipokrizi kurrgjë më pak kriminale se ajo e atyre që atë degjenerim e kishin bërë për gati gjysmë shekulli. E keqja ishte shumëfish më tragjike për faktin se atyre u kishte mbetur meraku te vazhdimi i terrorit prapa një maske tjetër. Natyrisht që ky faktor i ri, kaq kompleks dhe kaotik njëkohësisht, e ndryshoi dinamikën e veprimit të mërgatës me origjinë nga të gjitha tokat shqiptare. Ajo mori fuqi të reja dhe u bë faktor themelor në një faze vendimtare të zhvillimit qytetërues të vendit. Këta njerëz pikësëpari u ngopën me frymë lirisht, pastaj ngopën barkun dhe flakën leckat! Përralla me damkë mbetën dërdëllitjet hipokrike për braktisjen e atdheut nga murthyesit dhe mjerimshkallmuesit e nëpërkëmbur… Vetëm një fluskë e mezidukshme ishte dilema që shtrohej me furi nga po ajo dorë miopësh se ç`po ndodhte me një komb të tërë që shpëtimin dhe lirinë po i kërkonte sa më larg truallit të vet?!
E vërteta ishte ndryshe. Barra e madhe që kishte mbajtur gjithnjë në shpatulla mërgata jonë, atëherë u shumëfishua në mënyrë të pabesueshme. Faktikisht ajo u bë burimi kryesor i të gjitha të ardhurave në vend, që nga buka e gojës për familjet vetjake dhe për skamnorët; te pothuaj çdo investim me vlerë në Shqipëri, duke mos harruar këtu financimin e tërë sistemit të arsimit kombëtar, të shëndetësisë dhe të çdo segmenti tjetër të jetës në Kosovë e gjetkë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi