Teki Dervishi:Agjentët e MUP-it në institucionet ndërkombëtare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Agjentët e MUP-it në institucionet ndërkombëtare

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 11, 2009 10:58 pm

Agjentët e MUP-it në institucionet ndërkombëtare

Teki Dërvishi


Denoncimi i patentuar që iu bë UÇK-së këto ditë vlugu fushator të Jeremiqit, për qytetarët e Kosovës do të jetë edhe një argument plus se brenda administratës ndërkombëtare në Kosovë veprojnë strukturat e ofiçerisë kontraspiunazhe, të cilat e kanë vazhduar punën e administratës së shtetit aktual serb pas Qershorit 1999. Por këtu nuk është më fjala as për ligjin në Rezolutën (1244), që e kamuflon sovranitetin e shtetit të Serbisë në Kosovë, fjala nuk është as për paragjykime mbi veprimtarinë subversive ndërkombëtare, sepse faktet shporrin paragjykimet: serbët e Kosovës, për dhjetë vjet UNMIK, tashmë arritën statusin e popullit viktimë të “dhunës” shqiptare.
Katarsisi i dramës së UNMIK-ut u arrit këto ditë në BBC. Serbët u shpallën viktimë e UÇK-së. Por “kampet e përqendrimit” dhe emrat e “viktimave” serbe nuk ekzistojnë, as dëshmi nuk ekzistojnë, pos anketë spikerimesh. Por dihen emrat e qindra mijëra viktimave civile shqiptare (gra e fëmijë e pleq), që armata serbe i likuidoi në Izbicë, Reçak, Likoshan, Meje, Gjakovë, Krushë etj., etj. Të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit shqiptarë kanë emra dhe mbiemra. Po pse atëherë “të vrarët” dhe të “zhdukurit” serbë e romë nuk paskan emra? Pse nuk vizatohet harta e ngarendjeve të tyre në relacionet e lëvizjeve të tyre nëpër Kosovë gjatë ofensivës së Milosheviqit, gjatë “shtetrrethimit” militarist serb, kur edhe zogjtë janë kontrolluar në qiell nga eshalonët inkuizicionistë të ushtarëve serbo-ukrainas? Nuk është as e rëndësishme, as e rrezikshme denonciada e Karla del Pontes, që po shihet se nuk është konstruktuar krejt rastësisht para një viti, që “t’i shërbejë” sot Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk ka as rëndësi juridike, por jo edhe politike, nuk ka rëndësi juridike, sepse fushata e stacionit policor me emrin “Shteti serb”, është krejtësisht komike, është një reprizë bajate e akuzave të patentuara kundër “terrorit” të shqiptarëve mbi serbët e pafajshëm dhe inoçentë, që nuk kanë as emra, as adresë, as certifikatë lindjeje. Por është tragjike që ende gjenden shqiptarë që për pare e shesin së pari shpirtin, pastaj shtetin dhe Ushtrinë Çlirimtare të tij.
Sot, kur UNMIK-u (dhe do organizata satelite ndërkombëtare të tij) qëndrojnë ilegalisht në Kosovë, (nuk i pranon shteti dhe pushteti zyrtar, përkatësisht Kushtetuta), agjentët shqiptarë të këtyre organizatave të mafies politike, kanë mbetur të vetmuar. Kur them “të vetmuar” shefat e tyre në administratat ndërkombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk po kanë ende mundësi që t’i mbrojnë duke fshehur emrat e tyre dhe veprimtarinë subversive të spiunazhit që kanë bërë këta kundër çështjes së Kosovës, duke penguar dhjetë vjet zgjidhjen e kësaj çështjeje. Por kjo, denonciada e fundit që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është vlera më e madhe e këtij populli në historinë e tij të re, e çjerr maskën e veprimtarisë me të cilën janë marrë këto “struktura” administrative. Në dhjeta herë kur ishte e dobishme për një temë shkrimi, e kam konstatuar faktin se shqiptarët që kanë punuar me UNMIK-un (dhe organizatat tjera satelite) varësisht prej “nivelit” zyrtar të punës, ata i kanë shërbyer një administrate e cila e ka konservuar sovranitetin shtetëror të Serbisë mbi Kosovën pa status shtetëror. Ky konstatim është dukur i rëndë, sepse qytetarët e konsideronin UNMIK-un “mik ndërkombëtar”. Tash kur u çor maska e veprimtarisë antishqiptare të administratave të huaja në Kosovë, edhe sikur të provonin, nuk do të mund t’i fshihnin destruktorët shqiptarë që u kanë shërbyer për pare. Pse, sepse lidhjet e tyre me këto organizata që kanë qenë konspirative për dhjetë vjet, tashmë mund të merren me mend vetëm duke përfytyruar qindra individë që kanë “pirë kafe” nëpër restorantet e Prishtinës me ofiçerinë e sovranitetit serb 1244.
Kush e sponsorizoi në BBC akuzën për “kampet e përqendrimit” të UÇK-së në Shqipëri? Tash për tash njihen emrat e atyre që morën donacione nga sponsori, dallëndyshet e para dy gazetarë shqiptarë nga Tirana, njëri quhet Vlladimir Karaj (gazetar i të përditshmes tiranase “Korrieri”, tjetri quhet Altin Raxhimi (gazetar i lirë që paguhet shtrenjtë). Por nga Prishtina do të dalë lista e agjentëve të UDB-së, që jo vetëm në këtë aferë, do të përfshijë emra të të gjithë atyre që e kanë pasë bërë profesion të konkurrojnë me projekte kulturore në agjencitë konspirative të spiunazhit ndërkombëtar, që në Kosovë janë prezantuar si organizata p.sh kundër antianalfabetizmit, ose si organizata për mbajtjen e higjienës personale të afrikanëve evropianë. Dhe “Lidhja shqiptare” me administratën e sovranitet serb 1244 tashmë u bë publike, e njohin (këtë “lidhje shqiptare”) shumica e qytetarëve të Prishtinës dhe Tiranës, jo se veç pse “kanë pirë kafe” me administratorët e huaj të Kosovës, por ata kanë punuar publikisht “në zyrat” ndërkombëtare ose në filialet e tyre të OJQ-ve dhe kanë plikuar projekte “kulturore artistike”.
Donatorët u zbuluan, dhe dallëndyshet e para prej spiunësh shqiptarë, janë këta miqtë e miqve tanë ndërkombëtarë. Pse pra UNMIK-u e pengoi themelimin e AKI-së? Sepse Prishtina duhej t’i ngjante Bejrutit në vitin 1968.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi