Duhmë mërzie kundër festimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Duhmë mërzie kundër festimit

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 11, 2009 10:58 pm

Duhmë mërzie kundër festimit

Qemal Sakajeva
Hiri përtej kritike

Pas djegies së plotë, mbetet hiri.
Ashtu, edhe, pas festimeve për anëtarësimin në NATO dhe disa kritikave të papërmbajtura kundër festimeve, mbeti më e pacenueshmja: Shqipëria në Listën elitare 28, dhe ndjesia e fortë e shqiptarëve se, pas Samitit të 4 prillit, Strasburg - Kehl dhe 7 prillit - ngritjes së flamurit në qendrën e NATO-s, në Bruksel, vetëndjehemi njerëz të tjerë, këtu dhe në emigracion, padyshim, më dinjitozë dhe më afër se kurrë me zemrën e Europës.
Java historike, me mbështetës të zjarrtë dhe kundërshtarë zemërakë, ka ngjarë me një dasmë, në të cilën, i lodhuri nga rakia, nuk përmbahet të shfryjë duhmë mbi gëzimin.
Festimet, përveç se të ligjshme, ishin nga së brendshmi, të përjetuara lirshëm dhe në mënyrë të qytetëruar. Kritikat për tepri festive, më shumë se për këtë, linin përshtypjen e mërzisë e të dhimbjes së kresë, për kohën e “nëmur” kur ndodhi ngjarja - pak ditë para 28 qershorit, shumë afër për t’u harruar. Vetëm shqiptarët dhe shteti shqiptar nuk mund të qortohen nga mënyra se si u festua. Pas pesëdhjetë vitesh, një vend i fshirë nga lajmet e botës dhe i dërguar në Planetin Askund, pas gati 20 vitesh, i zbritur në këtë rruzull, por i nxirë nëpër lajmet e tij, aguan pak ditë gëzimndjellëse mbi ne. Ishte si në këtë krahasim: dasma në shtëpinë e një të forti e të pasuri , nuk i shton, kushedi se çfarë, përditshmërisë së kënaqësive të tij; dasma në vatrën e një të vuajturi, për fëmijën e parë apo të vetëm, shndërrohet në shumëçka në jetën e tij. Saktësisht, e dyta ngjau në tokën e shqiptarëve, nga e cila pritet që, ata të përshpejtojnë vetveten, të nxjerrin energji të reja nga thellësitë e drojtura, për përkryerjen e demokracisë, rritjen e mirëqenies dhe shtimin e vlerave të qytetërimit të vet europian.
Disa herë, ajo që nuk thuhet, nuk mund të quhet se nuk është. Nëse festuesit nuk iu shmangën fatit historik dhe s’kish pse, marrjes së shpërblimit për çfarë u bë dhe rastësisë së zgjedhjeve të përgjithshme vetëm pak javë më vonë, edhe kritikuesit, më fort se kritikë ndaj festimeve, janë të shqetësuar nga rëndon merita, përderisa thonë se u përdorën a nuk u përdorën për fushatë zgjedhore.
Kjo ngjarje, e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe e zakonshme për NATO-n gjashtëdhjetë vjet, ka pasuruar cilësisht historinë e Shqipërisë - ecja më domethënëse kah Perëndimi e siguria, dhe largimi përfundimtar nga aksidentet historike të gabuara, si dikur kah Perandoria Sovjetike. Dendësia e javës së parë, të muajit të dytë të pranverës, nuk mund të shlyhet: Uashington, 1 prill 2009, ora 9.48. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s. A nuk nxiste kjo për të festuar? Francë dhe Gjermani, Strasburg - Kehl, 4 prill 2009. Shqipëria mori pjesë, me të drejta të plota në mbledhjen e NATO-s dhe në festimet e 60-vjetorit të Aleancës, bashkë me 27 shtete të tjera. A nuk ishte i ligjshëm vijimi i festimeve pa e peshuar me gram gëzimin? Bruksel, qendra e NATO-s,7 prill 2009. Flamuri shqiptar u ngrit përkrah flamujve të anëtarëve të tjerë të Aleancës. A nuk ishte rast për të përmbyllur festimin? Pati kritikues që hoqën paralele me 1 prillin e Gënjeshtrës dhe 7 prillin e Pushtimit. Të tri ditët, 1, 4 dhe 7 prill, domethënë e gjithë java, nuk ka asgjë nga gënjeshtra dhe e zeza, por ishte shpërblimi i meritës për amerikanizmin e mirëseardhur të Shqipërisë. Edhe pse, Uashingtoni e Brukseli, kanë theksuar e përsëritur meritën - dhe kjo e bëri festimin më të ligjshëm, kritikuesit për teprim të festiv, ngulmuan të kundërtën: ata, edhe pse shqiptarë, kundërshtojnë meritën dhe pohojnë gjeopolitikën. Me këto dy pikëpamje, si ata që nuk shkëmbejnë nga një mollë, por nga një mendim, përftohen dy gjëra të çmuara: merita - vlerë e fituar me reforma, gjeostrategjia pasuri që e kemi. Kjo e dyfishon sigurinë dhe, për shqiptarët, përveçse shpërblim, është dalje në breg, që përbënte edhe nevojë shpirtërore për të festuar.
Arsyeja e kritikave të rrepta, duket se është 28 qershori. Por, si 4 prilli - hera e parë në mbledhjen e NATO-s, dhe 28 qershori 2009 - zgjedhjet e përgjithshme të një rëndësie jetike, janë ngjarje përtej forcës qeverisëse. 4 prilli ishte caktuar që në Samitin e Bukureshtit 2008. 28 qershori u dekretua në mënyrë Kushtetuese. Festuesit kryen detyrën duke festuar gëzueshëm. Kritikuesit ndrydhën gëzimin të rrokur nga zemërimi. Por, kjo ishte një ngjarje mbarëkombëtare, dhe, secilës forcë politike, do t’i kthejë për aq sa ka bërë për të.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi