Sabri Maxhuni:Edhe një herë, hero i cilit popull ishte Xhevdet Doda ?![/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sabri Maxhuni:Edhe një herë, hero i cilit popull ishte Xhevdet Doda ?![/

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jan 27, 2012 11:30 pm

Edhe një herë, hero i cilit popull ishte Xhevdet Doda ?!




E përsëris: ai institucion serbo-sllav që e shpalli “hero” Xhevdet Dodën, po ai institucion serbosllav e shpalli “tradhtar” Halim Spahinë.
Edhe Xhevdet Doda i ka pasardhësit e vet të cilët sot nuk e ndien veten mirë kur thuhet e vërteta, po ashtu edhe Halim Spahija i ka pasardhësit e vet, të cilët ndihen të fyer kur krahasohet njeriu i tyre (babai , gjyshi etj.) me ata që okupatori serbosllav i shpalli “heronj”.



Në vend të një përgjigjeje

Shumë e respektuara dhe e nderuara familje Doda. E lexova shkrimin si reagim, ndaj shkrimit tim të mëparshëm. Më besoni, do të isha shumë i gëzuar , po të ofronit argumente në shkrimin tuaj “Sqarim i familjes së Xhevdet Dodës” që do ta demantonin shkrimin tim. Unë kam bërë pyetjen : “Hero i cilit popull është Xhevdet Doda ?!”
Ju e quani hero, por nuk argumentoni se i cilit popull. Unë kam argumentuar se institucioni që e ka shpallur “hero” Xhevdet Dodën, po ai institucion e ka shpallur “tradhtar” mixhën tim Xhefer Maxhunin së bashku me 27 luftëtarë të Mbrojtjes Kombëtare të Maxhunajve që ranë në altarin e lirisë, për mbrojtjen e Kosovës, nga riokupuesit serbosllavokomunist të ndihmuar nga shqiptaro-komunisto-bujanistat. Sipas hulumtimeve të mia kam argumentuar se Xhevdet Doda ka qenë komandant i batalionit të ushtrisë riokupuese jugosllave për Kosmetin.Ju këtë argument timin nuk e demantoni, por e aprovoni në heshtje. Po ashtu, sipas hulumtimeve të mia, kam argumentuar se Xhevdet Doda ka qenë zëvendëskomandant i brigadës kosovare-maqedonase. Gjithashtu, ju edhe këtë argument timin nuk e demantoni, por e apro- voni në heshtje. Ju, familja e Xhevdet Dodës, shumë e nderuar dhe e respektuar, mes tjerash thoni: “... menjëherë pas Konferencës së Bujanit, ku ai ishte një nga kryesuesit e Konferencës...” se çka ishte “Konferenca e Bujanit” do t’iu përgjigjem me thëniet e Babushit – Bedri Pejanit. Nënshkruesit të Aktit të Pavarësisë në Vlorë më 1912, i cili i drejtohet, po ashtu, njërit nga kryesuesit e Konferencës së Bujanit, Zekeria Rexhës: “O djema, nuk zgjidhet çështja shqiptare në bashkëpunim me serbosllavo-komunistët”. Djemat: Xhevdet Doda, Zekeria Rexha etj., e mbajtën Konferencën e Bujanit me serbo-sllavo-komunistët. Çështjen shqiptare e zgjodhën duke e lënë nën okupimin serbosllavo-komunist, kurse Babushin- Bedri Pejanin e dënuan me vdekje dhe e mbytën në burg, së bashku me më se 2000 dëshmorë dhe heronj të popullit shqiptar, dhe me vrasjen e më se 50 mijë shqiptarëve të tjerë, si dhe deportimin e më se 400 mijë shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit. Edhe një herë ia shtroj pyetjen familjes së nderuar dhe shumë të respektuar Doda, heroi i cilit popull është Xhevdet Doda?! Ata që e shpallën “hero” Xhevdet Dodën, ata e shpallën “tradhtar” Babushin - Bedri Pejanin, Gjon Sereçin, Marie Shllakun, Xhafer Maxhunin, Jahja Agë Maxhunin – kryetarin e Degës së NDSH-së në Vushtrri, të cilin e dënuan me vdekje – pushkatim, ata që e shpallën “hero” Xhevdet Dodën etj. U them me sinqeritetin më të madh, më vjen keq për ata djema që dhanë jetën në shërbim të okupatorëve serbo- sllavo-komunist. Shumë më e arsyeshme do të ishte që familjarët e tyre të thonë se kanë gabuar e jo të thonë se kanë qenë heronj. Të thonë siç thoshte, ta zëmë Hyrie Hana, Ali Boletini, Ramiz Cërnica, Din Spahia etj., që vazhdimisht kemi qenë bashkë, edhe në burgje edhe jashtë burgjeve, por asnjëherë nuk na kanë thënë se kanë bërë heroizma, por vazhdimisht na kanë thënë se kanë gabuar. Ju lutem, sot e kemi bibliotekën e Prishtinës me emrin e komunistit Hivzi Sylejmani, i cili akuzoi, si prokuror që ishte, Babushin – Bedri Pejanin të cilin e dënoi me vdekje !!! E lexoj një recension të mr. Naile Demirit për librin tim “Kuvendi i Taksimit...” dhe më vjen mirë kur edhe ajo e thotë një të vërtetë: “Sabri Maxhuni – (Novosella) nuk kërkon hakmarrje. Kërkon rehabilitim, shërim kombëtar. Kjo arrihet vetëm duke u thënë e vërteta”. E lus redaksinë ta prezantojë në këtë shkrim edhe këtë foto ku jam unë, Hyrie Hana, Ali Boletini, Din Spahia etj. E ndien vetën keq familja e Xhevdet Dodës, kur familjarët e atyre që reagojnë, nuk mund të jenë heronj ata që okupatorët jugosllavë i shpallën heronj, kurse veprimtarët që i pushkatoi okupatori serbo-sllav, me ndihmën edhe të atyre që okupatori i shpalli heronj, i shpalli tradhtar. Familja e Xhevdet Dodës me siguri e ka dokumentin e shpalljes hero të Xhevdet Dodës. I lutem ta prezantojë atë dokument dhe të shihet se kush e ka shpallur hero Xhevdet Dodën. Unë po ua prezantoj dokumentin ku është shpallur “tradhtar” Halim Spahia etj., dhe janë pushkatuar. Këto dokumente i keni edhe në librin tim me titull: “Vizioni i NDSH-së madhështore po realizohet”.
Heroi i kombit shqiptar Halim Spahia pushkatohet pse ka qenë njëri nga kryesorët në themelimin e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare – NDSH-së, më 27 nëntor të vitit 1943, ku kanë prezentuar edhe përfaqësuesit e aleatëve anglo-amerikanë, dy oficerë të lartë anglezë. Ndërkaq vetëm një muaj më vonë Xhevdet Doda, me serbë e malazez, njëri nga kryesorët, mban Mbledhjen e Bujanit ku merren vendime për të luftuar kundër okupatorit dhe bashkëpunëtorëve të okupatorit. Sa ushtarë të okupatorit u vranë?!
Si “bashkëpunëtorë” të okupatorit u pushkatuan më se dy mijë luftëtarë të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare dhe u vranë më se 50 mijë të tjerë. Cili na qenka hero e cili na qenka tradhtar - Halim Spahia apo Xhevdet Doda ?!


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Jan 27, 2012 11:34 pm, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sabri Maxhuni:Edhe një herë, hero i cilit popull ishte Xhevdet Doda ?![/

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jan 27, 2012 11:31 pm

Disa komente te Bota Sot:



Komente (6) Kthehu | 27.01.2012

Sabri sot është koka ma e mençur e kombit. Ai ka marr përsipër shërimin e plagëve të kombit, andaj i ka hyrë studimit të çështjes që nga gjeneza. Ka marr përsipër shërimin e të sëmurëve fizik dhe po kontribuon shumë në këtë drejtim, ka marr përsipër shërimin edhe të sëmurëve psikik e mental, të cilëve ua ka qelë sutë me gisht, ngase njeriu që vret shqiptar nuk mundet me qenë kombëtar. Pa dyshim ky është filozofi i historisë dhe i filozofisë politike sot. Për ata që kritikojnë, urdhëroni lexoje librin Konspiracioni....të S. Maxhunit. Përshëndetje i nderuar Maxhuni

Npra 27.01


TI MORE SABRI NOVOSELLA KEHYR THELL TAMAN ATY KU TI NUKDI TE DALESH TI THUA SE PO NA THUAJ ZOTROTE NE CILI BURG KE QENDRUE ME HYRIE HANEN GENJESHTER E VERTET MOR ZOTRI AS NJERI NGA ATA QE TI PERMEND NUK JON PENDUE PSE MORREN PJES NE KONFERENCEN E BUJANIT TE MBAJTUR ME 31 DHJETOR1943 DHE 1 E 2 JANAR 1944 KJO SABRI ESHT GENJESHTER E KULLUAR.PASTAJ TI TURRESH TEK BIBLOTEKA NE PRISHTIN PSE THUA MBAN EMRIN E HIVZI SYLEJMANIT E TURPSHME O SABRI ,PSE MORE ZOTRI MOS DESHE TI QE TEGJITHA INSTUTIIONET TE MBAJN EMRAT E FAMILJARVE TE TU,FUNDI FUNDIT EDHE BALLISTET QEN ME FASHIZMIN ITILL ISHTE BEDRI PEJANI.EDHE TI ISHE ME ENVER HOXHEN TI EDI SABRI,PASTAJ MORRE EDHE ...SPO E ZGJATEMI MASHUM SEPSE DEL GJIZ EDI TI.

DRAGUSHA 27.01


Z. Maxhuni po merresh me punë që ske ,dorëza,me i spjegue.Xh.Doda është hero edhe në Shqipëri edhe në Kosovë,pra me një shkrim tuajin nuk mundesh ta njollosish figurën e njeriut që ka qenë një ndër më kryesorët në përgaditjën dhe mbajtjen e mbledhjes së Bujanit.Njeriu që ka nënshkrue dokumentin për bashkimin e Kosovës me Shqipëri,nukmundesh ta quash tradhtar.Sipas jush krejt heronjët e komunizmit dhe luftës së dytë botërore po u dashka me i shpallë tradhëtar.Kjo është më shumë se tradhëti I

IKRASNIQI 27.01


Ne L.2.Boterore(L2B.) kane ndodhur gjera te ngjashme si sot, njerezit nuk diten cilen kahje ta marrin, sidomos asokohe kur informimi ishte zerro. Po te kishte bashkepunim mes shqiptareve, nuk do te vinte te keto ´´katastrofa´´ qe edhe sot po na perçajne. Une e di se NDSH vertete ka mbledhur patriote. Por edhe nje gje shume te rendesishme, sikur po e harroni. Po te mos kishte lufte kunder nazizmit dhe fashizmit, a do te kishte shtet shqiptar? Shkiet (me Rusine) ne anen fituese besoj do ta gllaberonin. Pas L2B. bota u organizua ne baze te fituesve te kesaj lufte (Ky shkak solli Bujanin). Fituesti e L2B. jane sot anetare te Keshillit te Sigurimit. P.sh. Gjermania dhe Japonia nuk jane. Lufta kunder nazizmit, nder shqiptare mori kahje te gabuar nga vet ne shqiptaret. Partizanet Komuniste dhe Demokratet Nacionalist kane mundur te arrijne nje marreveshje paqeje (te fshehte) qe nuk u be. Vrasje s´do kishte. Mundesi pati per bashkpunim, por s´ndodhi. Ashtu jemi ne edhe sot, apo jo?! Mirembeçi.

Maigona 27.01


Xhevdeti Hero i Komunistave, ndersa Halim Spahia Hero iBallistave.Kape njanin e meshoj tjetrit se asgje nuk kane ber per popullin shqiptar.Kohe e qoroditur na ka ardh,secili mundohet me e ngrit veten duke i shpif te tjeret,e njejta keng edhe me politikanet e sodit,kush i mvesh vetes meritat behet ma i forte.Pis milet jemi na shqiptaret.

samiri 27.01


shume nje shkrim i vertete dhe i sinqerte i sabri magjunit rreth disa ngjarjeve historike qe edhe pse jam i ri per keto ngjarje babai im mi ka kallxu dhe shihen disa te dhena te rendesishme te historise.Xhevdet doda me te vertete ku bente pjese ne brigaden maqedone kosovare kishte pesu keq ne karadak sepse sic e pershkruan sabriu edhe andej kjo brigade kishte bere krime.Pra me nje fjale kishte kalu viti i çlirimit komunist 1945 dhe keta patriota te shqiptarise nuk po dorezoheshin siç ndodhe ne disa pjese te kosoves deri ne vitin 1957 kur besohet se eshte vrare kaçaku i fundit ballist qe opreronin neper kosove.Pra si komunistat e enverit poashtu edhe te tites nuk po kerkojne as me te voglin falje per ate çka kane bere nder shqiptare.Une jam me ty sabri kur thu se nuk do hakmarrje dhe tregon superioritetin tan ndaj ketyre njerezve po si ne shqipni ashtu edhe ne kosove nuk ka lustrim te figuarve te oushtetit qe kane qene ne nje menyre pjesmarres te krimeve.Te lumte sabri

hasan prishtina vushtrri 27.01
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi