Dr. Mehdi Hyseni:Kundër heqjes së emërtimit Republika e Kosovës!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dr. Mehdi Hyseni:Kundër heqjes së emërtimit Republika e Kosovës!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jan 28, 2012 7:11 pm

Kundër heqjes së emërtimit Republika e Kosovës!



Prof. Dr. Mehdi Hyseni


*** Siç bën të ditur “Kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri ka pranuar të mërkurën në një bisedë për “Kohën Ditore” se pala kosovare është pajtuar që Kosova të prezantohet në rajon pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë.”!?

Dot, duke mos u pajtuar me këtë vendim të gabuar politik dhe antikombëtar të përfaqsuesve më të lartë zyrtarë të qeverisë së Republikës së Kosovës, rezulton kjo pyetje e pashmangshme: -Deri kur do të luani me “fusnota” të politikës kolonialiste të Serbisë kundër Kosovës dhe Shqipërisë?!

- A, nuk u ngopët me injorancën dhe me qyqarinë politike dhe diplomatike të heqjes së simboleve kombëtare dhe shtetërore (Flamuri dhe Himni), po tash, keni marrë guximin, që Kosovës, t’ia hiqni edhe emrin Republikë?!

- Një potez i këtillë antirepublikë, është me të vërtetë një fitore e madhe për politikën dhe për diplomacinë serbomadhe të Beogradit. Mbi të gjitha, është një guxim i madh, por njëherit, edhe tradhti politike dhe kombëtare, sepse, pa u pyetur paraprakisht populli, askush nuk ka të drejtë, që të propozojë ose të miratojë heqjen e Republikës së Kosovës, pavarësisht se kush janë diktuesit, propozuesit, ideatorët dhe vendimarrësit e një akti të tillë antikushtetues, antiligjor dhe antihistorik.

- Pse e bëni këtë, kur kjo gjë e turpshme dhe iracionale, i konvenon vetëm Serbisë dhe mbështetësve të saj evropinao-ndërkombëtarë?

- Po, nga e morët atë leje, që brenda natës, pa ditur askush (në fshehtësinë më të madhe nga opinioni publik) jeni pajtuar që për hir të bashkëpunimit në konferencat rajonale me Serbinë, ta flakni edhe emrin Republika e Kosovës, pa e pyetur fare popullin e Kosovës?!

Kompromis i çoroditur për hatër të Beogradit!

-Eh, tani, i keni dhënë edhe një argument më shumë Lëvizjes Vetëvendosje, që të ngrihet në protesta gjithëpopullore (jo vetëm në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, më 14 dhe 22 janar 2012) anembanë Kosovës, që të protestojë në mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Duke mos lejuar që të shuhet emri e as atributet e saj kombëtare dhe shtetërore.

- Shikuar në retrospektivë politikën e çoroditur dhe diletante të qeverisë së koalicionit hibrid, heqja e Republikës së Kosovës, nuk do të jetë akti i fundit të kësaj politike hipokritie diktatoriale dhe personalizuese autoritare, por një “parathlnie e re” e hyrjes së saj në “një thes” me Serbinë, jo vetëm në bashkëpunimin dhe pikëpjekjet rajonale politike dhe diplomatike, por edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, edhe pse Serbia nuk e njeh pavarlsinë e Kosovës.

Mirëpo, ky nuk do të jetë akti i fundit të tradhtisë së politikës së qeverisë së kualicionit, ky do të fuqizohet dhe do të konkretizohet, me nënshkrimin e saj, të njohjes së statusit special autonom të serbëve të Veriut të Kosovës, sipas “Katër Pikave” të propozuara të presidentit serb, Boris Tadiq, të cilat, tanimë, kanë zgjuar interesim të madh te qendrat e vendosjes së diplomacisë evroperëndimore, si dhe në qarqet e diplomacisë zyrtare të Moskës, të Pekinit dhe të KS të Kombeve të Bashkuara.

Së pari, me Kushtetutën e turpshme, Kosovës ia hoqën atributet dhe simbolet kombëtare shqiptare (Flamurin, Himnin), e tash, po ia heqin edhe emrin Republikë, sepse po i pengon Serbisë dhe tuxharëve të saj shqipfolës, në takimet e tyre rajonale politike, ekonomike dhe tregtare. Çfarë turpi i zi, çfarë injorance dhe çfarë tradhtie “moderne” në kurriz të interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës!?

Po, këso farë tradhtie sensacionale antikombëtare për t’ia ndërruar emrin dhe simbolet kombëtare dhe shtetërore Shqipërisë, nuk kanë bërë as esad toptanët në kohën e tyre (në fillimshekullin XX), duke bashkëpunuar me Serbinë e Nikola Pashiqit.

Një potez i këtillë i gabuar politik i qeverisë së hashim thaçëve dhe edita tahireve të Kosovës, e shokon opinionin publik shqiptar për shkak se, ata, në seancën e Kuvendit të Kosovës, pas mbjatjes së protestave paqësore të Vetëvendosjes në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, patën deklaruar se Kosova “ nuk ka më nevojë për patriotizëm”(!)

Duke u mbështetur në një logjikë të tillë, antikushtetuese, antikombëtare dhe antipatriotike, hashimët dhe editat, edhe qenkanë pajtuar që të “heqin dorë nga Republika” (ashtu siç shkruan Koha Ditore)! Mirëpo, kjo është në kundërshtim flagrant me të gjitha përpjekjet, sakrificat, viktimat, gjakun e dëshmërove dhe të luftës së tyre të ndritshme për çlirimin dhe për pavarësimin e Republikës së Kosovës.

UÇK-ja me në krye heroin legjendar Adem Jasharin dhe me Jasharët e tjerë të rënë anebanë Kosovës, nuk kanë luftuar dhe flijuar, që në liri dhe në kohë paqeje, kryeministri Hashim Thaçi dhe zvkryeministresha (kryenegociatorja me Serbi) Edita Tahiri, të shkelin mbi gjakun dhe mbi veprën e tyre heroike, duke hequr dorë nga Republika e Kosovës(!)

Ky është më shumë se turp, tradhti dhe përgjegjësi përpara popullit, ligjit, Kushtetutës dhe historisë së Kosovës. Askush nuk e ka një të drejtë të tillë, që Kosovës, t’ia jeqë emrin, atributet dhe simbolet e saj kombëtare shqiptare, qoftë edhe kryeministri, presidenti apo kryetari i parlamentit të Kosovës.

Emërtimi i Republikës së Kosovës, nuk është kurrfarë kontrate e arritur ndërmjet POPULLIT dhe qeveritarëve të Kosovës, por ai buron nga gjaku, nga viktimat qindravjeçare dhe nga kërkesa e drejtë e POPULLIT për lirinë dhe për pavarësinë e saj nga Serbia.

Prandaj, për heqjen e emërtimit, si dhe për heqjen e flamurit dhe të simboleve kombëtare të Republikës së Kosovës, nuk ka të drejtë të vendosë, as qeveria, as pralamenti e as presidenca e Kosovës, as Edita Tahiri e as Hashim Thaçi, por për këtë çështje madhore, mund të shprehet vetëm POPULLI SHQIPTAR i Kosovës me referendum a plebishit. Kjo është e drejtë sovrane e POPULLIT, jo e qeverisë, as e partive politike, sado qofshin ato të pushtetshme, diktatoriale, antidemorkatike dhe antipopullore.

Efektet negative në planin ndërkombëtar

Po qe se, vërtet, qarqet zyrtare të qeverisë së Kosovës, tanimë, janë pajtuar që “Kosova të jeqë dorë nga Republika”, ashtu siç është prononcuar Edita Tahiri për “Kohën Ditore”, një akt i tillë diletant politik dhe diplomatik, do të jetë “vetëvrasës” për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në atë ndërkombëtar nga fakti se, do të konsiderohej si akt i vullnetshëm vetëmohues i shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Së pari, një akti të tillë antikushtetues dhe antikombëtar , do t’i gëzohej Beogradi, i cili i ka propozuar Robert Cuperit (ndërmjetësues i “dualogut teknik” Kosovë-Serbi në Bruksel), që t’ia imponojë palës shqiptare si kusht për pjesëmarrjen e Kosovës në konferencat rajonale ( jo si Republikë, por si vasal i Serbisë dhe, për të vazhduar “dialogun teknik”), ashtu si u konvenon interesave nacionale dhe shtetërore të Serbisë.
Me një fjalë, heqja e emrit Republikë e Kosovës, para së gjithash, JUSTIFIKON REFUZIMIN e Serbisë, që të mos e njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, edhe pse këtë, si të tillë, e kanë njohur 86 shteteve të bashkësisë ndërkombëtare.


Së dyti, nëse Kosova në planin rajonal dhe ndërkombëtar, nuk prezantohet me emërtimin e saktë Republika e Kosovës, atëherë, një status i tillë, do të krijonte dyshime, dilema dhe rezerva edhe më të mëdha te shtetet, të cilat, tanimë, kanë refuzuar ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës (Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja), si dhe tek vendet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Së treti, në kuptimin juridik të së drejtës ndërkoimbëtare (edhe pse OKB-ja ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës), eliminimi i emërtimit Republika e Kosovës, do të ishte një ofendim dhe shpërfillje e paprecedencë e atyre 86 shteteve, të cilat, tanimë, de fakto dhe de jure e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Kjo do të ishte një lojë e rrezikshme dhe me pasoja të paparashikuara për ekzistencn dhe ardhmërinë e statusit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Së katërti, nuk ka asnjë dyshim se, heqja e Republikës së Kosovës, ashtu siç ka deklaruar, Edita Tahiri, do të ishte në përputhje të plotë me JUSTIFIKIMIN E REFUZIMIT të KS të Kombeve të Bashkuara, që të mos i njihet subjektiviteti jurdiko-ndërkombëtar i Republikës së Kosovës. Pra, do të jusitifikonte VETO-n e Rusisë, e cila qe katër vite e ka bllokuar Këshillin e Sigurimit, që Republika e Kosovës, të mos njihet ndërkombëtarisht nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Së fundi, nëse statusi ekzistues politiko-juridik, kushtetues, kombëtar dhe ndërkombëtar i Republikës së Kosovës, varet nga bashkëpunimi i imponuar dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë (e cila si ish-shtet kolonial, është një nga fajtorët kryesor, pse Republika e Kosovës qe katër vjet, nuk është njohur nga OKB-ja), i mbështetur nga BE-ja, atëherë, njohja e Republikës së Kosovës, qenka vetëm një eksperimet i përkohshëm politik dhe, “një ëndërr e bukur” jetëshkurtër e së drejtsës së vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi