Mos merrni n'qafë veten dhe familjen tuaj!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mos merrni n'qafë veten dhe familjen tuaj!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 07, 2012 1:02 am

Mos merrni n'qafë veten dhe familjen tuaj!



Nga Redan BUSHATI
Buxhozi një dukuri e shëmtuar

Në dukje një lutje, kërkesë, sugjerim apo thirrje nga një i ri si unë, jo nga pak syresh mund të vijë lehtësisht dhe të kapërdihet jo bindshmërisht në mendjet njerëzore. Por kjo, ka edhe s'ka rëndësi për mua. Ka rëndësi, pasi kam dëshirë lutjen, apelin apo sugjerimin tim ta ndjekin sa më shumë individë. Dhe nuk ka rëndësi, pasi preferoj më shumë të ndiqem nga ato që mendojnë dhe së paku për një moment arsyetojnë gjatë leximit të këtij artikulli.

Në Shqipëri është përhapur që me fillimet e demokracisë dhe po vazhdon me një ritëm të lartë dhe të pandalshëm: kumari apo bixhozi. Siç tregohet së fundmi, edhe pse e gjithë zona e Europës, po ashtu edhe Shqipëria ndodhen në një krizë financiare, çuditërisht e vetmja degë e ekonomisë shqiptare që po lulëzon dhe po njeh rritje është pikërisht industria e lojërave të fatit. Dhe më befasuese dhe njëherazi troditëse është fakti që për kumarin shqiptarët (e llogaritur çdo shqiptar për frymë) shpenzon më shumë se gjermanët. E thënë ndryshe, Gjermania si shteti aktualisht më potencial ekonomik i Europës ndodhet një shkallë më poshtë se Shqipëria sa i takon të ardhurave vjetore nga industria e lojërave të fatit.

Kësisoj, duke u ndodhur përballë faktit tronditës që Shqipëria një vend në zhvillim e sipër, ku brenda saj jetojnë individë dhe familje që vuajnë edhe për minimumin jetik, të bën të mendosh se situata shfaqet tejet e rëndë. Një Shqipëri me probleme financiare, por edhe me probleme të tjera të brendshme të instalimit të demokracisë në vend, gjë e cila shfaq probleme zinxhir në funksionimin e strukturave institucionale publike, shtoi faktin se të ardhurat për frymë janë të ulta dhe papunësia e lartë, bixhozi apo kumara e katandisin jetën e shqiptarëve në fijen e perit të ekzitencës së tyre.

Ekspertët e cilësojnë kumarin si sëmundja e vendeve të varfëra, ku individë të dëshpëruar nga gjendja e vështirë ekonomike joshen nga lojërat e fatit. Kjo bën që kostot sociale të jenë të larta. Madje në shumë raste, rezultati është tragjik. Familje që rrënohen apo edhe më keq, individë që të zhytur në dëshpërim të thellë shkojnë deri në ekstrem duke i dhënë fund jetës.

Në njërin krah duke dhënë faktet tronditëse se si kumari në vendin tonë po njeh rritje dhe xhepat e shqiptarëve po zbrasen çdo ditë, në krahun tjetër synoj që t'i lutem çdo shqiptari të heqë dorë sa më shpejt nga kjo theqafje indviduale dhe familjare. Si féja, po ashtu edhe çdo rregull moral që si synim ka jetën njerëzore dhe mbrotjen e saj nga ligësitë, synon që të përcjellë dëmet e lojës së kumarit. Ndaj, fuqishëm ulëras në veshët tuaj, miq, shokë, dashamirës dhe ju lexues, hiqni dorë nga kumari! Mendoni më shumë për veten dhe familjen tuaj. Degradimi njerëzor nga lojërat e fatit shpesh nuk ka sy të shikohet nga ju, pasi loja e pistë e saj të përfshin dhe të fut brenda e të dërgon drejt qorrsokakut. Një qorrsokak, nga i cili mund të shpëtohet duke kthjelluar mendjen dhe hapur zemrën për ta ndalur hovin e degjenerimit dhe poshtërimit tënd të pandalshëm. Ndaj, sfidoje këtë pengesë jetësore tënden, duke i dhënë shkelmin e ndershmërisë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi