Xhesika Vula:Pranimi i Rezolutës 1244 për shkak të këmbënguljes së Serbisë, devalvon pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Xhesika Vula:Pranimi i Rezolutës 1244 për shkak të këmbënguljes së Serbisë, devalvon pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Feb 22, 2012 12:58 am



Xhesika Vula:Pranimi i Rezolutës 1244 për shkak të këmbënguljes së Serbisë, devalvon pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008
--------------------------------------------------------------------------------

Tashmë është tepër i gjatë numri i lëshimeve, që në vazhdimësi, muaj pas muaji, vit pas viti kanë bërë politikanët e Kosovës, qysh prej qershorit të vitit 1999 e deri tani. Por lëshimet më të dënueshme, që nuk janë riparuar asnjëherë kanë qenë, demobilizimi i UÇK-së, përnjëherë pas luftës në verë të vitit 1999, pa kushtëzim me pavarësinë e plotë të Kosovës, mungesa e gatishmërisë për ta shtrirë sovranitetin në veri të vendit, pastaj bisedimet në vazhdimësi me Serbinë dhe pranimi unanim i pakos së Ahtisarit. Lëshimi, më i dënueshëm ndodhi pas deklarimit të GJND-së, kur politikanët e Kosovës pranuan rifillimin e bisedimeve me Serbinë, (duke i kamufluar si bisedime teknike), edhe pse Kosova kishte marrë mbështetjen maksimale të Gjykatës dhe kreu politik i Kosovës nuk kishte më asnjë arsye të koketonte me diplomatët, që ia kanë mbajtur dhe po ia mbajnë anën Serbisë, të cilën vazhdojnë ta “vajtojnë” si viktimë të bombardimeve të NATO-s. Ndërsa akti i fundit i kësaj drame tragjike dhe komike mund të ndodh sot, në Bruksel, nëse delegacioni i Kosovës do ta pranojë heqjen e fjalës “Republikë” dhe vendosjen e fusnotës që nënkupton Rezolutën 1244, në përfaqësimin e Kosovës në rajon dhe në botë. Konsiderojmë se me një veprim të tillë, tërësisht nënshtrues ndaj presioneve, që në vazhdimësi ka ushtruar dhe po ushtron jo vetëm BE-ja, ndaj vendit tonë, por edhe një segment i politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politika aktuale e Kosovës ka hyrë në një rrugë pa kthim, e cila do të pasohet me një revoltë të fuqishme qytetare, pavarësisht se kush do t’ i prijë asaj, Vetëvendosja apo veteranët e luftës së UÇK-së.

Lëshimet e deritanishme, të cilat i kanë bërë në të kaluarën dhe po i bëjnë drejtuesit e institucioneve të Kosovës, po shkojnë në drejtim të pranimit të autonomisë substanciale, që ishte paraparë në Konferencën e Rambujesë të shkurtit të vitit 1999, e cila si duket do të realizohet në tërësi, edhe pse Serbia e kishte hedhur poshtë atë marrëveshje.
Dihet mirëfilli se edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së parasheh një autonomi të fortë për shqiptarët e Kosovës, po aq sa parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit për serbët e Kosovës. Rezoluta 1244 pranon një pjesë të sovranitetit të Serbisë në Kosovë, por sanksionon ulësen e vendit tonë në OKB, nuk lejon krijimin e mirëfilltë të ushtrisë së Kosovës, lejon kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në enklava brenda Kosovës dhe i hap rrugë krijimit të një identiteti të ri për shqiptarët, identitetit “kosovar “ (të cilin deri tani e kanë pranuar publikisht katër pesë “analistë” me familjet dhe akrabatë e tyre), ndërkohë që kjo pako e zezë, pranon një status tërësisht autonom për trashëgiminë, kulturën, historinë dhe fenë serbe në Kosovë. Të gjitha vendbanimet e Kosovës, fshatra, lagje, qytete, shkolla, spitale dhe të gjitha institucionet shtetërore, detyrimisht, në emërtimet e tyre duhet të shkruhen edhe në gjuhën serbe, madje edhe fshatra e lokalitete krejtësisht shqiptare, ku nuk ka shkelur kurrë këmbë serbi dhe ku një praktikë të tillë nuk e kishin aplikuar as ish regjimet okupatore serbe e sllave.
Serbia edhe pse e ka humbur luftën në Kosovë, në qershor të vitit 1999, natyrisht me ndihmesën që i ka dhënë popullit të Kosovës NATO-ja, ( për fat të mirë pa asnjë viktimë nga radhët e veta), edhe pse nuk u ka kërkuar madje as falje deklarative shqiptarëve për krimet, masakrat, dëbimin masiv nga vendi dhe gjenocidin që ka ushtruar për 87 vjet të sundimit despotik e mizor në trojet e okupuara shqiptare, edhe pse nuk ka zbardhur as do të zbardh kurrë fatin e 1800 të pagjeturve nga Kosova, të cilëve pasi u ka marrë organet i ka djegur nëpër shkritore, edhe pse deklaron se kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, edhe pse vendos në kreun e ushtrisë gjeneralë të kanë urdhëruar masakrimin e fëmijëve dhe grave gjatë luftës së fundit në Kosovës, sikur është rasti i gjeneralit Dikoviq, edhe si e tillë politika zyrtare e Beogradit vazhdon ta ketë përkrahjen e shumë shteteve të Evropës e sidomos të BE-së. Nënshtrimi, ndaj këtij qëndrimi antishqiptar, (në esencë qëndrim konstant racist dhe fashist i Serbisë), është i papranueshëm, i dënueshëm kombëtarisht dhe do të dështojë njëjtë sikur kanë dështuar të gjitha marrëveshjet e kësaj natyre me Serbinë, që nga korriku i vitit 1945, por e tërë kjo mund të ketë pasoja dhe zhvillime të paparashikueshme.
Andaj politikanët e përgjegjshëm dhe ata që më shumë e dëgjojnë zërin e popullit sesa zërin e koniukturave politike të BE-së, duhet të veprojnë energjikisht, për të mos lejuar kthimin prapa në vitet e para shpalljes së pavarësisë, nëse vërtet i kanë besuar dhe i besojnë aktit të shpalljes së kësaj pavarësie, më 17 shkurt të vitit 2008. Korrigjimin e kësaj pavarësie me fusnota dhe rikthimin e rezolutave gjysmë- robëruese, për hir të partneriteteve apo për hir të pazareve politike, qoftë edhe nga presioni i qarqeve të ndryshme ndërkombëtare, nuk ka të drejtë ta bëjë askush, aq më pak kanë të drejtë ta bëjnë ata që thirren në vlerat e luftës së UÇK-së, dhe aq më tepër kur trumpetohet me të madhe se viti 2012 është shpallur vit kur Kosovës do t' i hiqet “mbikëqyrja” e pavarësisë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi