Nga arkivi i fotografive të Gëzim Uruçit-Kulla e Alpeve Ilirike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nga arkivi i fotografive të Gëzim Uruçit-Kulla e Alpeve Ilirike

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 24, 2012 12:23 am



Nga arkivi i fotografive të Gëzim Uruçit-Kulla e Alpeve Ilirike



NJE E VERTETE PER KULLAT E MALESOREVE SHQIPTAR, PERRRETH ALPEVE ILIRIKE nga Prof. GEZIM My. URUCI - EUROETNOLOG - SHKODER.

Kjo foto eshte bere shume vite ma pare. Por kurr nuk as...ht kene kulle NGUJIMI. Kush e ka hape kete teori, ja ka kepute krejt kot, si per kete, ashtu edhe per ato te Rajes mbi Dushaj e ate te Thethit e tjer. MALESORET E KETYRE ZONAVE NUK JANE NGUJUE KURR. E ku brenda krahines ose katundit te tyre. Kush asht ken aj gjaksore, qe ka guxu me ju afrue nje katundit ose nje vllaznije, pritat jane organizue jasht teritoreve te tyre, ose ja marr gjaku ne Pazaret (çarshite ose varoshet) vendet me vlera e te bujshme. Si ne Shkoder ku malesori e kishte per krenari ta vriste ne me s te PAZARIT TE SHKODRES ose tek KAFJA E MADHE….. e ather thuhej me “kreni”…. E ja lumsha, se ka qit pushke te bukur, tek Kafja e Madhe ne midis te Shkodres….. !
Shpesh vrasjet ne pritat pas mureve, ferrave, naten e larg njerezve, pra deshmitareve ovula, jane qujt si hakmarrje, cubnije, frikacakesh, por edhe per ato qe ngunjoheshin…. Malesoret gjithmone kan thane: “Pushka e te fortit e bafti i Zotit” Kullat e Nikaj Merturit, Thethit, Kelmendit, Gjakoves, Pejes, Vuthajve e Plaves e Gucise, arkitektonisht ishin disa mikro keshtjella....... E kush ka guxue me ju afrue ketyre KULLAVE. Te dal nji burr e te thot qe nje person nga familja e tyre asht ken ngujue aty, tuj e pas 100 meter ma tej, shtepine e tij. Keto improvizime u bene nga disa persona, per te "thithur" (joshur) gjoja turiste aventurier, drejte ketyre vendeve me vlera te veçanta, burrnije e bujarije dhe jo kurr, bijte e KULLAVE TE NGUJIMIT e te HANEVE e BUJTINAVE, te perdala. Vellezer malesore, qendroni ashtu si ju njohu, historia, siç ju njohu Edit DURHAMI, Roze LANE, Xhorxh BAJRONI, Baron NOPCA, Rrok ZOJZI, Ethem OSMANIT, Myftar URUCI, Marina MARINOVA e shume te tjer. MALSIJA KISHTE e ka VETEM KULLA te lavdishme, ku edhe sot ushton thirrja postulative....... : O i zoti i shtepie..... ! Po hajde o burr, buk e kryp e zemer, shtepija e miqeve dhe e Zotit ! Kjo eshte edhe KULLA E Nikaj Merturit, Lek Bibajt, Mulajt, Qereç Mulajt, Rajes, e ne te gjithe veriun, strofulle e KRESHNIKEVE e jo te minjeve qe fshihe e ngunjohen, prej tutes. Malsori i jone ka nje shpirte te madh e te fuqishem, qe ska kulle qe ja ngujon, .... BASH ME KEN DERA E STAMOLLIT…….. Siç thuhet edhe sot, nga canore shqiptare perrreth Alpeve ILIRIKE.
Kjo eshte e verteta e pamohueshme dhe apsolute e KULLES SE MALSORIT KRESHNIK, ME PREJARDHJE ILIRO – DARDANE, si bij te denje te PELLAZGEVE MITOLOGJIK. ME EMBLEMAT E TYRE, ZVASTIKE, LAHUTE, XHUBLETE e BESE.
( Nga Prof. GEZIM My. URUCI - EUROETNOLOG – SHKODER )
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi