Florim Zeqa:Të mbrohet Republika e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Florim Zeqa:Të mbrohet Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 24, 2012 9:19 pm

Të mbrohet Republika e Kosovës


Florim Zeqa

Ka kohë që është folur e përfolur për këto fusnota për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale, mirëpo detajet rreth këtyre fusnotave nuk kanë qenë të njohura për opinionin e gjerë. Presioni ndërkombëtar e bëri të vetën që se paku të bëhen publike këto fusnota më të cilat kjo qeveri tash e sa kohë është duke zhvilluar bisedime më shtetin serb në dëm të Kosovës, për ti mundësuar Serbisë marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Për të qenë mashtrimi akoma më i madh për popullatën e Kosovës këto bisedime i quajtën "teknike", dhe ja tani që dolën në sipërfaqe "fusnotat" po shihet qartë se vetëm e kanë gënjyer popullin për të mbajtur sekret karakterin politik të këtyre bisedimeve, përmes të cilave kjo qeveri e ka kthyer gati në pikën zero statusin e Kosovës.
Pas shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes nga 88 shtete të kësaj pavarësie, del publikisht i pari i qeverisë dhe e pranon Rezolutën 1244, duke e vënë kështu në lajthitje edhe faktorin ndërkombëtar, përkatësisht 88 vendet që na kanë njohur si shtet e jo si Rezolutë 1244.
Çka do të prodhojë kjo: do të ketë efekte tepër negative për të ardhmen e vendit, do të ketë bllokim të njohjeve të mëtutjeshme si dhe mund të ketë edhe rishqyrtim të njohjeve nga ato shtete që e kanë bërë ketë më parë!
Pranimi i kushtëzimeve në ketë rast nuk është kompromis por disfatë. Oferta për liberalizim të vizave nga BE-ja, në këmbim të pranimit të fusnotës, është dëshmia më e mirë se prapa kësaj fshihet diçka shumë e rrezikshme për fatin e shtetit të Kosovës.
Për ta bërë këtë shtet është derdhur shumë gjak e janë bërë sakrifica të panumërta, andaj askush nuk e ka të drejtën të luajë me atë gjak, as kryeministri e askush tjetër.
Nuk duhet harruar se ky kushtëzim i vënë nga ndërkombëtarët mund të jetë një sprovë për të na matur impulsin tonë sa jemi në të vendosur në mbrojtjen e shtetit, për arsye se është thënë në qarqe të ndryshme se shqiptarët e Kosovës nuk janë të zotët ta mbajnë shtetin e tyre.
Për të mos ndodhë kjo duhet urgjentisht të tubohet parlamenti i Kosovës për të shfuqizuar nënshkrimin e kryeministrit për marrëveshjen për fusnotat si dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij e qeverisë që ai drejton si pikënisje e gjithçkaje, mandej anulimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura më Serbinë.
Formimi i menjëhershëm i një Qeverie të shpëtimit kombëtar në mbrojtje të shtetit të Kosovës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Ketë e kanë për detyrë dhe obligim kombëtar të zgjedhurit e popullit , deputetet e kuvendit të Republikës së Kosovës, për hir të gjakut të derdhur të dëshmorëve, për hir të sakrificave të shumë brezave që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këtej.
Të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të shtetit pa dallim partiak a fetar, me të gjitha mjetet demokratike duke filluar nga: protestat, demonstratat, grevat e përgjithshme deri në një rezistencë aktive e paqësore mbarëkombëtare.
Kjo është një e drejtë natyrore të cilën nuk mund ta mohoj as komuniteti ndërkombëtar, përderisa serbëve në Veri iu lejon barrikadimin në një territor të huaj, që tash e 13 vjet më parë po e mbajnë të pushtuar.
Shteti i Kosovës duhet të mbetët kështu si është, Republika e Kosovës pa fusnota ose ndryshe nuk mund të ekzistoj, sikurse Pavarësia që duhet të jetë e plotë ose ndryshe nuk mund të quhet ashtu, nuk ka gjysmë pavarësi, as gjysmë liri.
Po ndodhë kështu për faktin se qeveritë tona që nga paslufta nuk kanë bërë asnjë trysni politike ndaj faktorit ndërkombëtar, por çdo here ngjarjeve iu kanë shkuar nga mbrapa në vend që t'ju paraprijnë atyre vetë.
Nuk është vonë as tani që bashkësisë ndërkombëtare t'i bëhen të qarta kërkesat tona para përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare, duke u nisur nga veriu i vendit, për arritjen e suksesshme të përmbylljes së këtij misioni, në të kundërtën, do të bien poshtë edhe shumë plane të ndërkombëtarëve, se pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan nuk do të ketë qetësi në ketë rajon e më gjerë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi