Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Kuvendi i Kosovës, ta hudhë poshtë fusnotën 1244!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Kuvendi i Kosovës, ta hudhë poshtë fusnotën 1244!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Feb 26, 2012 10:06 pm

Kuvendi i Kosovës, ta hudhë poshtë fusnotën 1244!




Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Për Edita Tahirin: “ Fusnota1244-vetëm një fjollë bore”, kurse për Beogradin vetëm një instrument i fuqishëm juridiko-kushtetues dhe politik, në përputhje me interesin nacional dhe shtetëror të Serbisë, si dhe me Kushtetutën e saj në fuqi, ku thuhet se “Kosova është pjesë e Serbisë”!?

Pavarësisht nga zhurma e ethshme politiko-propagandistike dhe demagogjike, që po bëhet në favor të mbështetjes së miratimit të Fusnotës1244, kinëse kjo “ia hap dyert” Kosovës, që më shpejt të lëvizë drejt krijimit të marrëdhënieve kontraktuale dhe integruese me strukturat e BE-së, si dhe në bashkëpunimin rajonal, esenca e saj është zhveshja graduale e Kosovës nga pavarësia dhe sovraniteti i saj.

Me gjithë premtimet boshe, në emër të përshpejtimit dhe të avancimit të marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale të Republikës së Kosovës në planin rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, nuk kemi të bëjmë me “vetëm një fjollë bore” të Edita Tahirit, por me një ortek të madh bore, stuhie dhe acari, që do të ngrijë REPUBLIKËN e Kosovës, jo vetëm në dimër, por edhe në pranverë, verë dhe vjeshtë nën akullin e pathyer shekullor të Sernisë kolonialiste dhe neokolonialiste.

Shpëtoni Republikën e Kosovës, jo Serbinë e vetizoluar!

Shpëtimi i fundit i Republikës së Kosovës nga Fusnota 1244, është në duart dhe në votat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili unanimisht dhe prerazi (pavarësisht nga ndarjet dhe përçarjet ndërpartiake), duhat ta përtrollisë si të pavlefshme, sepse , para së gjithash, është në shpërputhje me Kushtetutën e Republiksë së Kosovës. Ndaj, Kuvendi i Kosovës si organ më i lartë legjislativ dhe legjvënës i Kosovës, e ka për detyrë që ta mbrojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke mos lejuar që Republika e Kosovës, të shpërbëhet dhe të vihet në pikëpyetje sipas Fusnotës 1244, të propozuar dhe të imponuar nga Beogradi zyrtar dhe BE-ja.

-Nëse cenimi, kontestimi dhe mohimi i statusit të shtetësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Fusnotës 1244, të propozuar, të imponuar dhe aminuar nga Serbia, nga BE-ja, si dhe nga qeveria e Kosovës, nuk kanë peshë dhe interes të jashtëzakonshëm, që të vihen urgjentisht në itinerarin e Kuvendit të Kosovës, atëherë lë kuptohet se, ajo farë fusnote për pafqësimin e Kosovës në forumet rajonale, “qenka e drejtë” dhe në “përputhje” me Kushtetutën e Republikës së Kosovës?! - Gjë që nuk është e vërtetë, as njëra e as tjetra, por është e kundërta-fusnota 1244, është “kazma e çeliktë” e shembjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

- E lehtë është të marrësh rrogën e deputetutit mbi 1000 euro, por e vështirë është ta justifikosh atë para popullit, kur të ndjekësh intresat personale, egoiste, klanore dhe partiake, e jo interesin e përgjithshëm të popullit dhe të Republikës së Kosovës.

Këtë fenomen negativ, së fundi, e provoi edhe rënia në “gjumin dimëror” e parlamentarëve të Kosovës, të cilët nuk e panë të arsyshme, që nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të kërkonin mbajtjen e seancës urgjente të Kuvendit lidhur me shqyrtimin e Fusnotës 1244, të miratuar në Bruksel, më 24 shkurt 2012 nga ana e Edita Tahirit dhe nga Borislav Stefanoviq (kryenegociatorë të “dialogut teknik” midis Kosovës dhe Serbisë), që ka të bëjë me kontestimin dhe me mohimin e Republikës së Kosovës.

Pse askush nga pozita dhe opozita parlamentare (përpos deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje), nuk ka kërkuar që të mblidhen 40 nënshkrime të deputetëve për mbajtjen me urgjencë të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, sipas detyrës dhe, sipas peshës së problemit të krijuar të papritur dhe të jashtëzakonshëm, këtë është dashur ta thërras vetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krassniqi, pavarësisht se çfarë shkruan në Rregulloren e Kuvendit lidhur me procedurën e mbajtjes së seancave të tij ngase shtetësia, pavarësia dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, janë në rrezik, jo disonancat dhe inetresat parciale dhe ndërpartiake të pozitës dhe të opozitës (LDK+ AAK), që për habi të gjithëve kanë bllokuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për mbledhjen e 40 nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse liberalët dhe konstruktivistët demokratë të LDK-së dhe të AAK-së në opozitë, e kanë kundërshtuar fusnotën 1244 të përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale dhe ndërkombëtare, ata çuditërisht nuk e kanë parë të arsyeshme që t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e 40 nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit, në mënyrë që urgjentisht, të thirrej seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të debatuar këtë çështje mbi çështje për fatin e mëtejmë të pavarësisë dhe të sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Duke qenë se në këtë pikëvështrim ka dështuar arritja e konsensusit midis Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së dhe AAK-së, Vetëvendosja si opozitë konsekuente qëndrimeve dhe parimeve të saj pragamatike, demokratike dhe kombëtare, me të drejtë ka shpallur peticionin përmes të cilit kërkohet mbledhja e 10.000 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, që sa më parë të thirret sesioni i jashtëzakonshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim që diskutohet dhe të refuzohet Fusnota 1244 e Serbisë, të cilën Beogradi ia arriti t’ia imponojë palës shqiptare dhe përfaqësesve të BE-së në takimin e Brukselit më 24 shkurt 2012, të kryesuar dhe monitoruar nga Robert Cooper.

Paradite kundër, pasdite indiferent ndaj fusnotës 1244!

-Pse partitë opozitare (LDK+AAK) e braktisën Vetëvendosjen?!

-Ky është uniteti për mbrojtjen e shtetësisë, të lirisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës nga Serbia?!

–Jo, kursesi, por ky është “kijameti” që e gëzon Serbinë, që e gëzon qeverinë e Hashim Thaçit, që u pajtua me Serbinë për vënien në jetë të Rezolutës 1244; që e gëzon Rusinë, Kinën, Qipron greke, Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë, Greqinë dhe aleatët e tyre, që mbrojnë Rezolutën1244, e cila de fakto dhe de jure e mohon pavarësinë e Republikës së Kosovës, të cilës ia mbyll dyert si planin e pëfaqësimit dhe të bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe të atij evropian dhe ndërkombëtar.

Me këtë lloj ndarjeje dhe mbylljeje hermetike përbrenda “gëzhojës” së interesave partiake, nuk mund të mposhtet e as të kundërshtohet poilitika e gabuar e qeverisë së Hashim Thaçit, por vetëm se ndihmohet dhe fuqizohet edhe më shumë në “bluarjen” e kundërshtarëve të opozitës së çakorduar dhe të copëtuar sipas interesave meskine, egoiste dhe egocentrike ndërpartiake, që në thelb kanë luftën e tyre për pushtet, ndërsa vetëm thirren në emër të interesist të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të Kosovës, ashtu siç po vepron deklarativisht edhe politika e qeverisë aktuale e Hashim Thaçit.

Mund të supozohet se, një nga arsyet kryesore, pse LDK-ja dhe AAK-ja nuk kanë marrë në konsidertë porpozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për mbledhjen e 40 nënshkrimeve të anëtarëve të Kuvendit, është edhe mbisundimi i frikës së tyre nga faktori ndërkombëtar (si dhe nga gara e luftës për pushtet.Mirëpo votat nuk fitohen, duke u vonuar dhe, duke bërë sehir përpara rrënimit të Republikës së Kosovës nga ana e Fusnotës 1244), i cili ka ushtruar presion para se të miratohej Fusnota 1244 nga përfaqësuesit e “dialogut teknik” të Prishtinës dhe të Beogradit, Borislav Stefanoviq dhe Edita Tahiri.

Pavarësisht nga spekulimi me “arsyet” e LDK-së dhe të AAK-së, opozicionistët e tyre, nuk mund të jusitifikojnë qëndrimin indiferent dhe pozicionimin e tyre negativ lidhur me refuzimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që të mblidheshin 40 nënshkrime të debutetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me Fusnotën 1244, kur dihet se edhe ata vetë u pronocuan kundër Fusnotës 1244.

Një potez i tillë i gabuar politik i LDK-së dhe i AAK-së, pa dyshim se, do të ndikojë negativisht (në konton e mbledhjes së votave) në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale të Kosovës, sepse populli nuk do t’i votojë ata që “hamenden” dhe nuk reagojnë me kohë, kur e lypë nevoja për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të tij dhe të Republikës së Kosovës. Ky do të jetë NJË MINUS I MADH politik si për LDK-në, ashtu edhe për AAK-në.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi