Arif Demiri:KUSH ËSHTË KUSH TEK SHQIPËTARËT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Arif Demiri:KUSH ËSHTË KUSH TEK SHQIPËTARËT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 15, 2012 2:39 pm

Arif Demiri:KUSH ËSHTË KUSH TEK SHQIPËTARËT

Sot shqiptarët janë të shkapërderdhur në tër botën. Shkaqet dihen mire.Në këtë shkrimin tim nuk do të merremi me to, por me një gjë tjetër?

Jemi dëshmitarë të një diletantizmi politik që po mbretëron sot në të gjitha trevat shqipëtare. Inteligjenca shqipëtare siç shihet është tejet indiferente apo më mir të themi në gjendje apatie e nuk don as që të dëgjojnë fare për hallet që i ka populli si dhe problemet me të cilat po ballafaqohen shqipëtarët në jetën e tyre në pergjithsi.
[
]Në shqipëri po mbretëron një kaos i vërtetë nga gjitha segmentet e jetës. Kurse në Kosovë e Maqedoni thuaj se çdo gjë qëndron në pikën zero vetëm se krimi është dukshëm duke “përparuar” me hapa të mëdhenjë.

Politikanët janë të preokupuar me problemin e dominimit në pushtet prandaj puna e tyre s'është gjë përveq se punë tuhafi. Po edhe opozita i ka të njejtat ambicie si dhe partitë në pushtet .

Prandaj gjendja jonë është e tillë, edhe pse zgjedhjet po mbahen rregullisht (me shum parregullsi ) në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni populli nuk po mundet me i zgjedhë njerëzit që kan zotësi dhe janë të ndershëm, përshkak se nuk i njeh fare ata.

Mirpo mua më së shumti po më habit fakti se shqiptarët sot i kanë dy akademi të shkencnëave në Tiranë dhe Prishtinë, poashtu një numër të madhë intelektualësh me tituj të lartë si Prof. Dr. Mr.

Ku janë ata? Pse nuk po e kryejn detyrën e tyre të shenjët për ti dal zot popullit të vet. Ndoshta mos po kanë frikë për reputacionin e tyre se mos vall po u rezikohet fama nëse e bëjnë ate që duhet bërë.Pikrisht kjo më shtyri që ta shkruaj këtë artikull të cilin e titullova „kush është kush tek shqipëtarët“.


Pse akademikët tanë nuk po merren me këtë problem, pse nuk po e bëjnë një projekt, përshembul një libër apo një lloj leksiku me përmbledhjen e biografive të njerëzve më eminentë si në Shqipëri e poashtu në Kosovë, Maqodoni, Malin e Zi dhe Preshevë e diasporë. Libra apo leksikonë të tillë kanë gjith popujt bashkëkohorë.

Në ate libër të përfshihen të gjithë ata shqipëtar të cilët me punën e tijë secili në mënyrën e vetë ka kontribuar dhe kontribuon për zhvillimin dhe afirmimin e popullit të tijë, pamarë parasysh vendin ku ata momentalisht jetojnë. Të përfshihen personat e dalluar prej të gjitha fushave të jetës si përshembull:


Aktivitetet kulturore, arsimi, shkenca, ekonomija, medicina, arti, gazetarija, politika, sporti, pastaj ambasadorë etj. (diplomat të ndryshëm) ,drejtor të sipërmarrjeve të ndryshme veqanrisht ata të cilët fusin teknologji bashkohore,po ashtu edhe njerëz të suksesëshëm nga bashkësit fetare.

Nëse bëhet një gjë e tillë atëherë do të kemi një pasqyr të përfaqësuesëve më eminent tek shqipëtarët në të gjitha fushat e jetesës shoqërore.

Kjo duhet të bëhet nga nji ekip shkenctarësh e të gjitha profileve e specializimeve të ndryshme të cilët duhen të përcaktohen me logjikën morale të hulumtuesit për kombin e tij, e jo si hulumtues i cili përmblidhet me vrull të bëj punën shkel e shko, por duhet mbetet i përcaktuar për një pasqyrim dhe kujdes që ka domethënje të madhe dhe të pavlersuar për kte fush të shkencës.
Pas përmbysjes së regjimit komunist në shqipëri dhe lufta e kosovës poashtu edhe ajo në maqedoni pritej se do të vetëdijsonte jo vetëm partitë politike por mbar popullin shqipëtar.

Shumkushi priti vetëdijsimin pas gjith asaj që ndodhi me civilët shqipëtarë, me vendbanimet shqipëtare, me arrestimet, torturat dhe masakrrimet, menduam se intelektualët dhe partit shqipëtare do ta kenë parasysh se në rend të parë duhet të jet pikrisht interesi kombëtar dhe duhet bërë sakrifikimin e tyre në mbrojtjen e interesit të popullit që ata e përfaqësojn, e jo partinë apo interesin e profitit personal.

Në jetën tonë mbretëron kaos i madh, si rrjedhoj e mungesës totale të edukatës dhe humbjes së moralit njerëzor, munges e logjikës së shëndoshë njerëzore dhe normave më elementare të botës së civilizuar.

Gjendja është e tillë sepse sinqeriteti dhe guximi i fjalës së hapët dhe hulumtimi pas së vërtetës janë futur në lojë nga ana e birokratëve dhe shpirtave të situr. Prandaj edhe ndodhën ato vrasje siç’ishte vrasja e Azem Hajdarit si dhe vrasjet në kosovë prej Enver Malokut Xhemajl Mustafës e tj.-deri te Tahir Zema .

Kjo është pasoj e punës së atyre „intelektualëve“ shpirtave të shitur, kritikëve dhe punëtorëve kulturor që shikonin vetëm interesin e tyre privat por në rend të parë interesin e padronëve të tyre në kët mënyrë prodhonin kuazi intelektual dhe kështu e topitën shijen dhe arsyen njerëzore.

Po këta të njejtit intelktual jan dëshmi e kulturë së sodit kulturë për lakmi (se jo mahi) e cila përputhet shum mirë me rrolin e „intelektualëve“ sahan lëpirës. Të cilët për ruajtjen e protagonizmit të tyre në skenën politike jan gati të bëjnë çdo gjë.

Mendoj se më kështu nuk shkon, nuk bën të gënjehet populli, secilit duhet ti thuhet haptas „Je Ai që nuk je „ . Dikush prej dijetarëve duhet të ngritet pak më lartë dhe të depërtoj mbi retë e mosditurisë ku kan ngelur të „githëdijshmit“ dhe ta shohin të vërtetën.

Duhet ta kemi parasysh se populli ynë nuk është i prishur, ai është vetëmse i mashtruar nga intelektualët bashibozuk të cilët dijn vetëm të gënjejnë, mashtrojn e trillojn. Ajnshtajni ka thënë:

Vlera e vrtetë e njeriut qëndron faktin se deri në cilën masë ka arritur që të lirohet nga uni i tij.

Popullit shqipëtarë i nevojitet një vepër e tillë që e përmenda më lartë sepse është koha e fundit që ky popull sot në shekulin 21 ta ketë një biografi të vrtetë për dijetarët dhe njerëzit e sukseshëm që i ka shqiptaria në mbarë botën.

Kjo ide duhet të jetësohet edhe për faktin se një libër i tillë do të bëhej një mjet i shkëlqyeshëm për fisnikrimin e këtij populli i cili duhet të msoj t'i çmoj njerëzit dhe vlerat e mirfillta dhe të i dalloj ata nga malli i skaduar që i srvohet publikut të gërë tash e sa koh pa kurrfar kontroli.

Shikoni njëherë se çfar kuadri politik kanë kosova dhe maqedonija shikoni parlamentet shqipëtare se si e keqpërdorin besimin e atyre që ua kan dhanë votën e ua kan bër të mundshme që të jen aty, poashtu shikoni njëherå se kush janë të përcaktuarit e Thaqit nëpër ambasadat në ato shtete që i ka kosova prandaj kemi imazhin e dobët (nëse mund ta quajm imazh ) me të cilin na njeh bota.

Ne ta bëjnë secili punën e vete ate për të cilën ësht lindur dhe ka mësuar eka aftësi, e mos t'i pengojnë të tjerët që ta bëjnë të njejtën gjë. Bujku ne të merret me bujqësi, këpucëtari me këpuc, mësuesi me nxënës, shkrimtari me shkrim, politikani me politik e tj....

Shkrimin ti po e mbylli me një thënje të Abdi Baletës :

Ndoshte edhe njerëzit që bëjnë „teori të mëdha“ pa e patur zanatin për to ndonji ditë do të menqurohen dhe të bëjnë ate që u takon.


Wesseling Gjermani
Arif demiri


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi