Ibrahim Berjashi:Solidariteti vëllazëror

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ibrahim Berjashi:Solidariteti vëllazëror

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 19, 2009 1:52 am

Solidariteti vëllazëror

Ibrahim Berjashi, BOTA SOT
Prilli 1999 në Ulqin

Banorët e Ulqinit përkujtuan pranverën e vitit 1999, kur sfiduan një provim të madh humanitar dhe kombëtar. Fluksi i madh i të përndjekurve shqiptarë të Kosovës ia kishte mësyrë Ulqinit, të ndjekur nga pushteti terrorist i Serbisë. Ulqini u bë qyteti më i ngarkuar me refugjatë në tërë Ballkanin, që në prill 1999 arriti deri në 100 mijë veta.
Qeveria e Malit të Zi bëri një vepër madhështore, hapi dyert për të gjithë të përndjekurit, edhe për derisa janë kthyer në Kosovë, nuk ka ndodhur asnjë incident i vetëm, i çfarëdo natyre qoftë në dëm të refugjatëve shqiptarë.
Për këtë solidaritet shprehen falënderime për të gjithë banorët e Ulqinit, sepse të përndjekurit nuk janë strehuar vetëm tek shqiptarët. Një falënderim i posaçëm vjen edhe për Spitalin e Tivarit, ku të gjithë nga refugjatët gëzonin trajtim korrekt mjekësor. Në këtë ndërlidhje, SHHB “Nëna Terezë” nga Prishtina , e cila atë kohë drejtohej nga Jak Mita, na krijoi mundësinë që në një barnatore në Tivar të furnizohemi gratis me ilaçet e duhura për refugjatët. A ka pasur në atë kohë kontakte me strukturat shqiptare në Kosovë dhe diasporë, faktorët komunalë të sotëm thonë se, mbaheshin lidhjet telefonike, normale, me qeverinë në ekzil, sidomos me ministrin Bicaj, por edhe me shumë njerëz eminentë në Shqipëri dhe SHBA. Kryetari i atëhershëm i Komunës së Ulqinit, Skënder Hoxha shton se ne si pushtet vendor nuk kishim asnjë informacion paraprak për këtë fluks të papritur. Ishim plotësisht të papërgatitur. Pasi u hetua se “Kosova është nisur drejt Ulqinit”, së bashku , në ato rrethana shumë të ndezura politike dhe lufte, dolëm së bashku me z. Fuad Nimani, kryetar i atëhershëm i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në postbllokun e policisë në hyrje të Ulqinit, aty tek rruga që shpinte për në gjirin e Valdanosit ku ishte ushtria serbo-malazeze. Por, në saje organizimit brenda administratës së Komunës, solidaritetit të ulqinakëve me mundësitë që kishin, koordinimet me qeverinë malazeze, ndihmat e organizatave humanitare ndërkombëtare, arritën shpejt, dhe u qetësua pak ajo damë e madhe shqiptare në fund të shekullit të kaluar.
Shpesh organizatat e ndryshme joqeveritare shtronin pyetje, çfarë do të bëhet me një numër kaq të madh refugjatësh kosovarë, nëse ata do të vendosen në Ulqin? A do ta ndryshojnë ata krejtësisht edhe strukturën etnike në atë mjedis. Veç kësaj, ishte edhe pyetja tjetër, si do të kthehen ata, në mënyrë të organizuar, apo stihike. Megjithatë mbretëronte një optimizëm i madh se refugjatët do të kthehen në Kosovën . Kjo ndodhi, siç është thënë e parë, në mënyrë biblike.
“Në shenjë falënderimi popullit të Ulqinit, qytetarët e Kosovës ngritën një pllakë përkujtimore në oborrin e ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit edhe dëshmon për një mirëpritje dhe sakrificë ndaj 100 mijë e më shumë të përndjekurve kosovarë që gjetën strehim në Ulqin”,- thotë z. Hoxha.
Në Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve Art Club thonë se gjatë qëndrimit të refugjatëve në Ulqin, kanë bërë veprimtari të shumta artistike. Në fushën e organizimit të vitit shkollor është dalluar Demë Mulliqi, ndërsa me aktivitet artistike dhe kulturore, të skenës dhe arteve pamore, Idriz Berisha, Azem Gashi, por edhe grupi i grave refugjate në ushtrimin e artizanateve. SHAI Art Club ka botuar vepra të autorëve nga radhët e refugjatëve, si dhe ka nxjerrë mujoren “Shpresa”.
Ndërkaq,kryetari i Kryqit të Kuq të Ulqinit, Shefki Keko Lamoja, nënvizon se Ulqini e kishte një përvojë me vendosjen e 2-3 mijë refugjatëve nga Kroacia e Bosnjë e Hercegovina, por jo të strehojë një qytet i Ulqinit me 25 mijë banorë ,4-5 herë më shumë të dëbuar nga vatrat e tyre në Kosovë, konsideroj se është një sfidë, sakrificë edhe solidaritet i pashoq.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi