FAHRI XHARRA:Z. Oliver Jens Schmitt, e keni dijtur që Napoleoni ishte serb?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

FAHRI XHARRA:Z. Oliver Jens Schmitt, e keni dijtur që Napoleoni ishte serb?

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jul 10, 2012 3:35 pm



Z. Oliver Jens Schmitt, e keni dijtur që Napoleoni ishte serb?

Nga FAHRI XHARRA
7-07-2012

Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të pa origjinë, prandaj edhe me instinktin e tyre prej mashtruesi i kanë veset e tyre shumë të këqija që e çorodisin historinë dhe origjinën e tyre e me këtë e njollosin atë të tjerëve e me këtë rast t`tonën. Është për çudi që Perëndimi iu “hanë” rrenat e tyre; se ku e kanë qëllimin nuk e di.
Në mënyrën më fëmijërore dhe aspak shkencore por qesharake ata dalin me një “zbulim” të tyre : “Napoleon je Srbin, dokazano! “ – “U vërtetua se Napoleoni është serb!”
Kur Napoleoni paska pas marrë vesh së ishte serb; për këtë vonesë të zbulimit të identitetit të tij nacional paska pas deklaruar: “Sikur ta dija se jam serb, kisha për të qenë edhe më i madh!”
Në takimin e Akademisë serbe, në Valevë aty ku u promovua libri “Shqiptarët- Ilir të rrejshëm qenka diskutuar edhe më shumë për të “kaluarën historike” serbe. Dr. Slobodan Jarçeviq, thoshte se sa i përket Etruskëve, e ëma e Napoleonit kur u zua pas një kryengritjeje Korse kundër Francës, paska pas thënë: “Ne nuk jemi Italian edhe pse kemi ardhur nga Italia, ne nuk jemi francez, por jemi Etruskë.” Meqenëse shkencëtari Prof. Vukçeviq, në Amerikë ka zbuluar se Etruskët janë Serbë, atëherë vetvetiu kuptohet se Napoleoni ishte “serb”. Sipas serbëve Napoleon Bonaparti ishte pra, me origjinë etruske. Kur Dr. Jarqçeviqi, akademik, në kohën e tij paska pas dalë me tezën e tij se Napoleoni ishte me origjinë serbe paska pas qenë një guxim i madh i tij dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napoleonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë: Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korsikë. Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti Etrusk është “serb”, dhe se etruskët paskan pas folur serbisht. Sa krenari që të gjitha 22 shkronjat e çirilicës serbe të sotit paskan qenë etruske…!!!

“Po serbët kush janë”?!

Pyetej Dr. Skender Rizaj dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”. Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia cirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia etj, në përgjithësi te popujt etj.
“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën në krahun e djathtë të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z. Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian. Prej tyre ishin pagëzuar me emrin “Serbezë, serbazë”, që do të thotë të lirë nga detyrimet (taksat) shtetërore për shkak të shërbimit që bënin në të mirë të shtetit. Ky status i këtyre kalorësve (avar-serbezë, në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. “
Serbët ankohen në qëndrimin perëndimor ndaj tyre dhe që me marritë e tyre po e sillkan botën afër katastrofës: “Nuk është e çuditshme që psikologu Richard Lin, vjen në përfundim: “Serbët janë populli më pak inteligjent i Europës” si dhe Richard Holbruku i cili thoshte; “Ne spominjite mi to govno od srpske istorije”, dhe më këtë u përhap urrejtja ndaj serbëve nëpër botë. Kur serbët kanë luftuar për ta mbrojtur Europën prej Azisë, Europës nuk i hante palla që ta ndihmon Serbinë në Betejat e Dubravicës afër Paraqinit (1381), në atë të Ploçnikut me 1386, të Bileqës më 1388 të Kosovës me 1389, shkruan Akademik Radovan Samarxhiq. Të dy Riçardët duheshin të turpëroheshin me thënien e Kemal Ataturkut në pritjen e luftarakeve serb: “Jam shumë krenar që po takohem me përfaqësuesit e popullit më trim në botë-Serbet të cilët e errësuan famën e Spartës së lashtë dhe popull i cili u zbukurua me kurorat prej gjetheve te dafinës.”
Në “Me të vërtetën historike kundër jo të vërtetës” Prof. Nikola Kuliç shkruan: “Se mos të ishin turqit nuk do të kishim serb në Itali”, sipas shënimeve shumë të vjetra, serbët e Malit të Zi, të Dalmacisë serbe dhe vendeve tjera serbe dhe me një grusht shqiptarësh, pas Betejës së Kosovës nën udhëheqjen e Skënderbeut (???) u vendosën në krahinat e Molizes në Jugun e Italisë, ballë për ballë, siç shkruante në të vjetra, “Dubrovnikut tonë Serb”. E kishin jetën, i kishin tokat serbe dhe në netët e kthjellëta nga Italia shikonin në detit Adriatik të tyre. Edhe pse vetvetes i thoshin me krenari se janë serb, por edhe italianët si të tillë i pranuan dhe i regjistruan.
Kanë filluar edhe gjetjet “gjenetike” të gjenit serb nëpër botë. Profesori shkruan se sa herë takon gjenin fisnor të Sardenjës, përqafohemi po si vëllai me vëlla. Gjeni i ynë (serb) u gjet në 70% të popullatës se Jugut të Italisë, kurse në Hvar -66%, Braç-55%, por duke shkuar më lartë nga Kroacia veriore dhe Sllovenia ,gjeni 12a2 nuk gjendet…
Mu kujtua që në një blog kroat e lexova këtë: Alo, Policia, dua të lajmëroj vjedhjen e gjenit tonë; Vjedhja e historisë, shkrimtarëve, shkencëtarëve, mbamëndjes historike, e territoreve… tani po na vidhet edhe gjeni nga serbët. Shumë simptomatike…!
Pa e lajmëruar policinë, unë po vazhdoj të e tregoj guximin paranoik serb në vjedhjen e fakteve historike, lëvizjeve dhe pasionet e tyre. Ne krahinën e Molizes në shekullin XIV na paskan pas qenë nëntë vendbanime serbe. Deri në shek e XV paskan pas mundur të ruajnë ,përkundër ballafaqimeve të ashpra me rrethin dhe kohën, të ruajnë ndjenjën e të qenit serb, të ruajnë gjuhën serbe dhe zakonet e tyre serbe. Të gjashtë vendbanimet tjera përkundër asaj qe e paskan humbur gjuhën serbe, por në mendjen e tyre ka mbetur e shkruar prejardhja e tyre Serbe. Vendet e banuara ishin Cerifelo, Palata, Tavena, Akvaviva, San Feliqe, montemiro, San Gjakomo dhe San Biazo. Sipas të dhënave të vitit 1885 gjuha serbe ruhej vetëm në Akuaviva Kolekroçe, San feliqe dhe në Montemirio.

Alo Policia?…

Me këta serb janë marrë studiues gjerman, Italian dhe një studiues serb. Më të saktit ishin linguisti dhe këshilltari i Mbretërisë Italian z. Askoli, pastaj shkrimtari Tomasso Vitale si dhe profesori me themel Risto Kvaqeviqi i cili studimet e tij për serbet e Italisë i ka botuar në vitin 1885 në: “Glasniku Srpskoga učenog društva” (Libri 62; i shtypur në shtypshkronjën e Serbisë dhe shitur në Librarinë e V. Valozhiqit. Impresionuese!
Këshilltari i Mbretërisë së Italisë Z. Askoli në “Politecnico di Milano” (Shkurt 1867) shkruante: “ Gjuha sllave e kolonive është gjuhë serbe, po e njëjta gjuhë që flitet në Dalmaci, Mal të Zi, Serbi etj. Kolonitë Serbe e donin shumë regjionin e Molises dhe me fanatizëm e ruanin gjuhë e tyre serbe, por edhe atdheun e tyre Italinë. Për lirinë e Italisë shkëlqeu edhe serbo -italiani Nikola Neri i cili paska pas vdekur me 1799 se bashku me Paganon, Karaçolin, Karafin. I njohur është Nikola Neri me atë që vendasve iu thoshte: “Mos e harroni gjuhën tonë.” Dhe kur paska pas shkuar profesori i lartpërmendur Risto, në vitin 1864 e paska pas gjet të vejën e Nikola Nerit duke e pritur në hyrje të shtëpisë dhe duke ia rikujtuar legjendat serbe! …Policia, pse po vonoheni?

Miodrag Mihajloviç: “Përveç në provincën e Molises serbet kanë jetuar në Abrucio, Avelino, Puglia dhe Kalabri. Një vendbanim i madh në Kijeto sipas serbëve është quajtur Schiavi d’ Abruzzo ( Abrushki Sërbi.) Sipas regjistrit të vitit 1591 Vendi Polcarino ishte i pastër krejtësisht vetëm me serbë”.
Në këtë hallakatmë të vjedhjes së pafytyrë, pa norma morale e as shkencore të historisë së huaj e kisha lutur Zotin Oliver Jens Scmitt, që të thotë të vërtetën e historisë serbe.

Por edhe Arbëreshët e Italisë paskan qenë serb?

Topi është te Ju Zoti Oliver Jens Schmitt!
Një popull me këto tipare (shënime të shek. X): “ …Kur burri martohej dhe konstatonte se nusja ishte akoma e virgjër mund dhe ta rikthente, sepse sipas tij nëse vlente diçka ajo nuk mund te kishte mbetur e virgjër. Femrat para martesës e kishin një rregull që kishte të bënte me vashat e reja te cilat shkonin tek burimet e ujit, nga ku atje mund te vidheshin për të bërë marrëdhënie para martesës pa ndonjë problem. Mbetja shtatzënë ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Nëse burri nuk arrinte ta linte nusen shtatzënë me konsensusin e familjes ndërhynte vjehrri ose një i afërt i ngushtë. E veja në përgjithësi vritej duke e djegur së bashku e burrin e vdekur. “ …Pra një popull që vetëqeverisej me kësi lloj ligjesh… si mundet të krijon histori?




Oliver Jens Schmitt
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi