ELIDA BUÇPAPAJ:KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Aug 07, 2012 7:57 pm

KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!


Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Më tepër se një dekadë më parë, në SHBA u zhvillua një gjyq i pazakontë kundër Presidentit të SHBA, për shkarkimin e tij, Bill Clinton’Impeachment, për afera private, që për mendimin tim ishin pjesë e një konspiracioni politik. Clinton e fitoi pafajësinë vetëm përmes votës të Senatit. Gjithsesi ai gjyq dëshmoi se edhe Presidentii SHBA, burri më i fuqishëm i botës, është i barabartë si të gjithë qytetarët përpara ligjit.

Në Mbretërinë e Bashkuar përdoret Westminster system, ku parlamentarët janë të mbrojtur nga e drejta civile vetëm sa iu përket shpifjeve, ndërsa nuk gëzojnë asnjë privilegj sa i përket ndjekjes penale. Mungesa e imunitetit sa i përket ndjekjes penale derivon nga parimi kyç i Kushtetutës Britanike se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Kushtetuta Amerikane po ashtu nuk mbron asnjë ligjvënës në kushte të tilla. Ligjvënësi Eliot Engel, duke i bërë thirrje parlamentit të Shqipërisë përmendte se në SHBA „asnjë kongresmen apo senator nuk gëzon mbrojtje nga imuniteti“. Kaq do t’i kishte mjaftuar këta njëzet vjet që deputetët e parlamentit të Shqipërisë të gjenin arsye për ta vendosur në kushtetutën e Shqipërisë heqjen e imunitetit.

Kam dëgjuar dje tek ABCNEWS Genc Pollon, (një nga xhonglerët më tipikë të politikanëve të Shqipërisë, që herë i është hedhur në krahë Berishës dhe herë e ka gjuajtur me domate të kalbura, sipas interesave personale), se si i përkëdhelej opozitës shqiptare duke e konsideruar mosvotimin e djeshëm jo si xhest antipatriotik apo mosintegrimdashës, por vetëm për arsye politike!
20 vjet lëngatë, kënetë, moçal, mospërgjegjshmëri, kthim prapa më 1997, tentativa për të rrëzuar shtetin e së drejtës, vonesa drastike për integrim, tmerr tranzicioni pa fund. Kjo është sëmundja e Parlamentit të Shqipërisë!

Dhe këtë e tregoi më së miri dita e djeshme kur iu arratis votimit të heqjes së imunitetit një klasë politike e cila ka 20 vjet që ka uzurpuar politikën shqiptare, vetëm për të fituar privilegje, por asnjëherë për të përmbushur detyrime; vetëm për të vjelë përfitime, tendera, rroga të majme,vila e shtëpi nëpër plazhe, lluks të shfrenuar, ndërsa më shumë se gjysmëmilioni e shqiptarëve pensionistë, nënat dhe baballarët tanë, më të përvuajturit, më të lodhurit, më të sfiliturit marrin vetëm 100 Euro pension në muaj, kur këta zotërinj vetëm rrogat i kanë të paktën 20 herë më të mëdhaja.

Ku po shkon kështu Shqipëria, ku po shkojnë kështu shqiptarët.

Problemi bëhet edhe më alarmant, sepse mungon njëra nga shtyllat kryesore të demokracisë, siç është shtypi i lirë, pasi mediat e Tiranës janë të kontrolluara totalisht djathtas dhe majtas dhe nuk mund të bësh as cicërimin më të vogël pa urdhërat e bosëve, që janë lidërshipi politik djathtas dhe majtas, duke e vënë kështu në rrezik të plotë sistemin.

Lajmet makabre që vijnë nga kronika e zezë janë shprehja më e qartë e degradimit të sistemit ligjor dhe politik, sepse në Shqipëri nuk njihet më faji dhe fajtori, as kultura dhe detyrimi i ndëshkueshmërisë të fajtorit, për faj të klasës politike. Sot jemi në këtë stad ku mungesa e shtetit të së drejtës e ka ka bërë shoqërinë shqiptare që të përjetojë për çdo ditë horrorin jo si film, por si realitet.

Problemi tjetër i madh është se shoqëria civile është derivat i klasës politike, janë njerëzit e tyre të afërt, të klaneve dhe aferave të përbashkëta, me prejardhje që nga koha kur përfitonin privilegje nga institucionet e superstrukturës staliniste.

E çfarë mbetet? Mbetet ndërgjegjësimi i sovranit përmes mjeteve të reja të komunikimit masiv, përmes forumeve sociale dhe zgjimit të ndërgjegjes qytetare për të mos toleruar më që të sundohet nga një klasë e tillë mizerabël.

Tjetër e çfarë mbetet, ndërgjegjësim të asaj pjesë me integritet të politikanëve, të cilët kanë hyrë në politikë jo si klanorë, por me vullnetin e mirë për t’i kontribuar ndërtimit të shtetit ligjor, pa të cilin, jeta e çdo shqiptari është në rrezik!

Tjetër çfarë mbetet, zgjimi i elitës shqiptare, pa marrë parasysh distancat, në diasporë, shtetin amë, apo atje ku jetojnë shqiptarët. Sot dejure jemi të çliruar nga diktatura dhe nga pushtuesi, por de facto jemi të pushtuar nga një klasë politike së cilës nuk i intereson shteti ligjor, që ka frikë prej tij, që kërkon të qëndrojë përjetësisht në pushtet, duke iu arratisur detyrimeve ligjore, krejt në të kundërt nga sa veprojnë kolegët e tyre në Britaninë e Madhe, SHBA apo BE.

Ne nuk kemi nevojë për një klon të tillë të politikanit shqiptar, sepse përbën veç rrezik për shoqërinë, të gjithë ne jemi për një politikan të ndershëm me integritet, i cili të vijë në politikë për shkak të meritokracisë dhe integritetit, sepse është më i mirë në garën ku maten vlerat, dhe ku politikani nuk ka frikë nga drejtësia!
©
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi