Fahri Xharra:Një duet, një zë, një mëndje. Në shërbim të kujt?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fahri Xharra:Një duet, një zë, një mëndje. Në shërbim të kujt?

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 09, 2012 11:07 pm



Fahri Xharra:Një duet, një zë, një mëndje. Në shërbim të kujt?

Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Robëria i njef një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjën e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prap në kthetrat e lartëmadhërisë së saj-ish robërisë.

Vetëm të verbërit nuk mund t`i shofin pasojat e lirimit nga robëria dhe marrja në duar të veta të fatit të tyre nga njerëzit e robëruar dhe formimin e një shoqërije të dalur rishtas nga robëria., Që të spjegojmë më kuptueshëm ,qëllimin e asaj që u tha më lartë:“ Të dijsh apo të mos dijsh – thot Orwelli do të thot të jesh i vetëdijshem në të vërtetën e plotë , duke i shprehur me kujdes te madh gënjeshtrat e sajuara , ti kesh në të njejten kohë dy mendime të cilat ndërmjet veti përshtaten , duke e ditur që janë në kundershtim me njëra tjetrën, por prap duke besuar në të dyjat ; të harrosh atë se cka është dashtë të harrohet dhe pastaj prap ta rikthesh atë mbamendje në momentin e caktuar dhe pastaj menjëherë ta harrosh dhe para se gjithash me të njejten mënyrë ta harrosh edhe metoden e krijimit të saj . Kjo ishte finesa kulmore : me vetedije te kthehesh në gjendje te pa vetëdijshme e pastaj të behesh i pavetëdijshem mu për shkak te aktit te kryer te vetëmashtrimit»

Deri sa kishim kohërat kur i biri i Arbërit i njihte thellë deshirat e heshtura të saja qe flinin me shekuj në ëndrrat e e deshirës per një të vertetë ; sepse vuajtjet, vdekjet dhe zhdukjet na e kishin rënduar gjithmonë shpirtin (A.Podrimja). Deri sa thonin: "Vritmeni ,po gjakun ma mblidhni...se do tu duhet niprave e mbesave per te shkruar gjuhen Shqipe !!" (Petro Nini Luarasi ); neve na dalin sot duete ,trio ,kuartete bile edhe grupe me mendjen e robëruar. Mëndjen e robëruar e kisha ilustruar me një “ duet për Merak“ të mendësisë shqiptare e cila punon me vetëdije dhe kthehet në gjendje të pavetëdijshme me një dëshirë të caktuar. Athua kjo mendje e robëruar në shërbim të kujt është?


1. Dr. Hysamedin FERAJ: “KADAREJA, GABI I MENDIMIT SHQIPTAR”


“Kjo është vetëm një parafjalë, një fillim i butë për mbrapshtitë e shumta të Ismail Kadaresë në fushën e mendimit shqiptar, posaçërisht e mendimit politik. Kadare ka një ngjashmëri me atë që quhet tregu “gabi” në Shqipëri nga që ushtrohet më së shumti nga gabeltë, ose së paku kështu perceptohet. Fjala është për tregun që merr në Perëndim mallra të përdorura, të vjetruara ose që thjeshtë nuk përdoren më nga të zotët e tyre, ndodhë edhe “firmato”, dhe i shet me çmime mjaft të lira, nganjëherë me kile” thot Feraj

”Racionaliteti i këtij tregu është se këto lloj mallrash blihen më lirë. Edhe Kadare ka shkuar në Perëndim ku merr ide e mendime të përdorura dikur, të vjetruara tani dhe jua shet shqiptarëve. Problemi është vetëm se i mungon racionaliteti i tregut të gabit (gabelit fxh): tregtarët e gabit i tregtojnë ato mallra sepse janë më të lira, ndërsa idetë, si të vjetra si të reja kushtojnë njëlloj, në kuptimin se si një libër i shekujve të kaluar, si i sotëm kushton gati njëlloj.” na shkruan filozofi Dr.hysamedin Feraj, i cili me shkrimet filozofike ka filluar qysh në kohën e monizmit duke shkruar per karakterin reaksionar te rokut.

Hysamedin Feraj, me ka” pelqyer” gjithmon si filozof, dhe nuk eshte se ai tani u be filozof , se ai ka 20 vjet qe shkruan ne menyr| filozofike. Ky ka qenë nga ata që bashkë me Abdi Baleten shkruanin artikuj:: out of this world!-thot një lexues.

Mandej filozofi Feraj vazhdon: “Shitoret ku blenë Kadareja duket se i kanë 4 karakteristika: a) reaksioni europian ;b) orientalizmi;c) serbofilia;d) antishqiptarizmi.”

“Gjeneral i mendimit të vdekur!” quhet Kadareja nga filozofi Feraj (Feraj i Shqipërisë kaotike të viteve 1990-1998)..dhe e jep vlerësimin për te”: Ai mbetet një mendimtar i vjetruar, i prapambetur centrist, dhe nga centrizmi katolikocentrik.” Eu ç`po shofim e ndiejmë nga këta filozof ?

Tendencat e forcimit së të kaluarës në mendjen e posa çliruar të shqiptarëve në të gjitha tokat mbarëshqiptare,këta të llojit të filozofit kaotik,mundohen të na i sistemojnë së pari duke na e gjuajtur Kadarenë dhe etiketuar si :” centrik, katolikocentrik, dihotomik, orientalist, homogjenizues, përjashtues i tjetërit të ndryshëm.” A kemi ne nevojë dhe për çfar qëllimim kemi nevojë të biejmë përsëri në prehrin e Lindjes? A pak na dual stërshtrydhës i çdo gjëje shqiptare e kaluara 500 vjeqare otomane? A pak na dual të mënduarit ,të veptuarit ,të jetuarit dhe vetëshkatërruarit të qenjës sonë në mënyrë Lindore ,50 vjeqare komuniste? Pse kaotikët e ndiejnë vetën të privilegjuar kur shkojnë kundër akrepave të orës sonë të ardhmërisë?

Përfundimi i Dr.Ferajt : “derisa Kadare nuk është europian aq më janë pak të tjerët” është edhe i pabazë: Kadare nuk është as njeriu më i kulturuar shqiptar, dhe as njeriu më i përshtatshëm për ndryshimin e sistemit të vet të vlerave dhe ecjen me hapin e Europës. Ai tanimë është shumë i vjetër. Dhe mbi të gjitha i vjetëruar.” . “ Në mendimin e vet Kadare ka qenë dhe ka mbetë një modern i hershëm, i vjetëruar, jashtë kohe. Ndokush mund të nxjerrë përfundimin dëshprues se nëse edhe Kadare që ka qenë i privilegjuar në kontaktet me Europën, dhe edhe sot jeton në Paris, ka mbetë një europian i vjetëruar :“.

Qëllime të këqija për të keqën e popullit. Qëllime të mbrapshta në shërbim të largëqoftëve. Jepi Sançopanço jepi!


2. Olsi Jazexhi:” Islamofobia në Shqipërinë post-komuniste”

Autori i cekur më lartë ka vërejtur se:” Islamofobia nuk është e lidhur vetëm me frigën ndaj Islamit por edhe urrejtjen jo të arsyeshme ndaj tij dhe muslimanëve. Në rastin e Shqipërisë ,islamofobia është trashëguar nga e kaluara komuniste në art ,letërsi,shtyp dhe debate publike ku Islami dhe muslimanët janë treguar si “të tjerë” dhe kundërshtarë të të civilizimit” .Një modifikim i të vërtetës në stilin e njohur të Olsi Jazexhiut. Ai pastaj vazhdon :” Islamofobia ,në Shqipëri shpesh është përzier me propagandën kundër fesë nga e kaluara komuniste,me proselitizmin katolik ne posaqëshmëri.Lufta aktuale kundër terrorizmit dhe urrejtja e së kaluarës otomane janë shpesh të përziera për të prodhuar ndjenjen anti-islamike “. Ky është një mëndim i gjeneralizuar i Jazexhiut , i cili si “shpëtimtarë” i Islamizmit mundohet të mbronë atë ,por në fakt mendja e tij e robëruar mundohet të na kthen në shekullin e 14-të dhe numërimi i kohës sonë të fillon që nga… rishtas, pra:

“Edhe pse shumica e shqiptarëve janë musliman,Islamofobia dhe Turkofobia ishte pjesë e kulturës shqiptare që nga krijimi i shtetit të pare Shqiptar më 1912.” ankohet Jazexhiu,dhe pastaj vazhdon:”Meqenëse Islami lidhej me ardhjen e turqëve në këto anë, nacionalistët shqiptarë të cilët erdhen në fuqi pas largimit të Imperatorisë filloi tregimi plot urrejtje kundër turqëve në mënyrë të vazhdueshme “.

Olsi Jazexhi e citon Enis Sulstarovën dhe librin e tij “Ikja nga Lindja” duke e shenjuar Ismail Kadarenë si arqitektin kryesor,si edhe një nga promotorët kryesor të Islamofobisë dhe kundërorientalizmit shqiptar. “ Në ligjërimin historik, kundërorientalizmi gjen, sidomos në veprat letrare të autorit të mirënjohur Ismail Kadare, zbatimin e tij tradicional si një metodë për të formuar identitetin kombëtar vis-a-vis Perandorisë Osmane të prapambetur, të dhunshme, barbare dhe joevropiane. Duke marrë parasysh se disa prej romaneve të tij janë të vendosura në kontekstin historik osman, Kadareja në mënyrë të qëndrueshme mbështetet mbi dikotomitë orientaliste për të përkufizuar “turqit” islamikë dhe barbarë si kundërshti e shqiptarëve të krishterë “perëndimorë”. Për të,” pushtimi osman sinjalizon jo vetëm fundin e pavarësisë politike të principatave mesjetare shqiptare, por edhe nxjerrjen e dhunshme të Shqipërisë prej Evropës dhe vendosjen e saj në Azi.”Dhe vazhdon Jazexhiu:” Në këtë periudhë, nevoja e intelektualëve shqiptarë për ta pozicionuar identitetin politik dhe kulturor të Shqipërisë si esencialisht evropiane, duket se ka arritur pikën e paranojës histerike. Një nga çështjet qendrore që nxit këto debate intelektuale është islami dhe marrëdhëniet e tij me identitetin modern shqiptar” , përfundon ai.

“Drita vjen nga Perëndimi” Fatbardhësisht ne jemi të lindur në perëndim.Shqiptarët me të vërtetë gjatë po e përjetojnë periudhën pas-komuniste ,por është e mirë që po ngjallet një e vërtetë ,në kuadrin esaj intelektualët shqiptarë,po e riinterpretojnë historinë shqiptare rrotull një njësije të quajtur Europë dhe Perëndim. Sot , ndër shqiptarë Perëndimi dhe jeta Perëndimore është çështja e arratisjes përfundimtare nga Lindja dhe qështje e ngjitjes në varganin e botë së përparuar në atë botë që quhet Perëndim.

A mos janë këto dy daulle në mesin e shumë daulleve te një parandjenjeje të keqe të madhe me të cilat po e përgatisin dasmen e madhe të vdekjes sonë?


Fahri Xharra,
08.08.12
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi