Tropoja, rrëfim i madh, i pathënë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tropoja, rrëfim i madh, i pathënë

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 20, 2009 9:19 pm

Tropoja, rrëfim i madh, i pathënë

Kastriot Shehdadi
Për harrestarët

Kur po shënohen përvjetorë, kujtesa të lavdishme dhe të dhimbshme, doemos që të kujtohet një vend, i cili nuk përmendet askund, që ka qenë lokacion, jo vetëm i ilegalëve, i luftëtarëve, por edhe qendër strehimi për popullatën civile, për të plagosurit dhe deri tek varrimi i të vrarëve në beteja! Varr i të vrarëve në beteja! Është vendi i bujarisë, që pos ndihmës në mënyra të ndryshme, ka dhënë edhe luftëtarë për Kosovën! Është Bajram Curri, apo vetë Tropoja, që njihet si Malësia e Gjakovës, vendi që ndau atë mirëqenie modeste që kishte dhe e siguronte me mund të madh, bashkë me vëllezërit “kosovarë”, apo, thënë më saktë, vëllezërit shqiptarë!
Në shumë përkujtime, anekënd Kosovës, nuk përmendet asnjëherë Tropoja! E këtë vend e kanë shkelur luftëtarë dhe aktivistë shumë vite edhe përpara luftës, edhe para ‘97-së, edhe para ‘98-së, por edhe përpara 24 marsit të ‘99-së, edhe pas kësaj date! Ishin jo vetëm nga komuna e Gjakovës, nga rajoni i Dukagjinit, por ngado që kishte shqiptarë në Kosovë që kanë kaluar dhe qëndruar në Tropojë! Ushtarakisht dhe si popullatë civile! Përse, tash e dhjetë vjet, nuk dëgjon ndonjëherë të flitet për kontributin e Tropojës dhe tropojanëve, pos në raste individuale dhe në mënyrë të zbehtë, kur ndokush rrëfen në veten e parë, njëjës dhe shumës, për tërheqje të “shkurtra” në Tropojë! Ato tërheqje të “shkurtra” kanë qenë vet shpëtimi i kokës dhe shpresa për rehabilitim, jo vetëm ushtarak, por edhe shëndetësor…! Tropoja është pjesë e historisë së luftës dhe rrëfimet të të gjallëve mos të ngurtësohen nga ngurrimi për një të vërtetë të nevojshme, të dobishme, të paharrueshme për realistët! Ata që për më tepër sot mburren si ish-luftëtarë dhe që kanë kaluar dhe qëndruar, bile dhe përgatitur për luftë, në kujtimet e tyre duhet të kujtojnë edhe Tropojën!
Natyrisht, që Tropoja nuk është i vetmi vend që ka një të kaluar të tillë të veçantë me elemente të madhërishmes dhe ndjenjës më të thellë vëllazërore, por është ndër vendet më të harruara apo që shtyhet sikur qëllimisht drejt harrimit, dhe vendin e saj meritor po zënë sa e sa kujtesa të tjera apo mënyra përkujtimi dhe mirënjohjeje. Ajo s’mund të anashkalohet apo mbahet në harresë dhunshëm vetëm për mungesë zhvillimi dhe dominimi nga varfëria. Atë që bën të shumtën e herës politika dhe mediokriteti kulturor, nuk do të duhej ta bënte edhe ajo pjesë e inteligjencës që merret me përjetësimin, inteligjenca dhe historianët.
U mbetet rrëfyesve të historisë si përjetues të asaj kohe, si protagonistë, të tregojnë për Tropojën, kontributin e madh vëllazëror të tropojanëve! Ashtu siç ishte, sepse ka mjaft për t’u rrëfyer!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi