Hektor Lumezi:PDK-ja bëhet e djathtë, nëse bëhet djathi mjaltë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hektor Lumezi:PDK-ja bëhet e djathtë, nëse bëhet djathi mjaltë

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Oct 15, 2012 8:42 pm

PDK-ja bëhet e djathtë, nëse bëhet djathi mjaltë



Ekspertët le të thonë çfarë të duan, mirëpo le ta dijnë se revolucionari i devotshëm proletar, Adem Grabovci e ka pre mendjen: “Parti e djathtë në Kosovë është PDK-ja” për inati të LDK-së sepse, “LDK-ja ka krizë të brendshme...!” Ndoshta po e ndoshta jo, do të thoshte sikur ta kishte dëgjuar këtë deklaratë, shefi i fermës së pulave në Keqekollw. Hajde babë hajde! Ec e bjeri ne fije kësaj pune.

Shkruan: Hektor Lumezi

E ka pas thënë si kalimthi edhe me herët, mirëpo e përsëriti prapë këto ditë, dhe mjetet kosovare të informimit, kësaj here i dhanë vend dhe trajtim më të kujdesshëm prononcimit të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, z. Adem Grabovci, i cili shkurt e trup, pa asnjë shibël në gojë, doli e deklaroi hiç më pak se: “Parti e djathtë në Kosovë është PDK-ja!” Kjo deklaratë edhe pse e thënë fort seriozisht duke u bazuar edhe në statutin të PDK-së, ku deklarohet si “Parti e qendrës së djathtë: pak kush e merr për të tillë, sepse, edhe njeriu më i vobektë nga fiqiri, e kupton se kjo deklaratë, me elaborimin e fakteve të kamufluara lezetshëm që ka dhënë Grabovci, të shkokëlon së qeshuri. Mirëpo, të tjerët, që i kanë dy fije mend në krye, kur e kanë pa këtë prononcim të Adem Grabovcit, padyshim që e kanë ndjerë nevojën për t’ia plasur vajit në kupë të kresë, sepse, edhe kësaj here si shumë herë të tjera, janë bindur sa fatkeqë dhe të pashpresë që janë robërit e Republikës së Kosovës, me njerëzit e udhëheqjes së lartë shtetërore, të cilët “e lëshojnë fjalën, si lopa bajgën”, pa e vrarë fare mendjen se çfarë thonë, e pse e thonë!

Shëmbull ekzemplar i shpërrallosjes publike me këmbëngulje pa vazhon të jetë deputeti i Parlamentit të Kosovës dhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, shoku Adem Grabovci, i cili po e demonstron karakterin tipik të vigjilencës së lartë revolucionare, brenda dhe përjashta Parlamentit të Kosovës, duke u shquar si njëri ndër më besnikët e mbajtjes së flamurit lartë e më lartë dhe të përhapjes sa më të fuqishme të gjamës ideologjik të “nënës parti”. Gojëkëqijtë po thonë se Adem Grabovci ka ndryshuar shumë që kur iu ka besuar roli i Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, sepse i ka “hipur lëngu në bisht” që e ka shpërqëndruar të tërin, sepse sillet si miza pa kry, duke mos arritur të kontrollojë veten nga veprimet, gjestet dhe fjalët e pakontrolluara. Kjo gjendje depresive shihet nga të gjitha rastet e shfaqjes së Grabovci në foltoren e Parlamentit dhe sidomos, nga deklaratat e tij të shpeshta, e në vazhdimësi thellësisht zbehta, që habisin me dozën e fort të një diletantizmi të panatyrshëm. Ish pjesëtari i grupeve ilegale marksisto-leniniste, tash Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, deputeti Adem Grabovci, së fundit lëshoi edhe një deklaratë të kuqërremtë. Ekspertët mund të thonë çfarë t’u teket, mirëpo le ta dijnë mirë se, revolucionari i devotshëm proletar, Adem Grabovci, e ka pre mendjen: “Parti më e madhe e djathtë në Kosovë është PDK-ja”!? Ndoshta po e ndoshta jo, do të thoshte sikur ta kishte dëgjuar këtë deklaratë, shefi i fermës së pulave në Keqekollw.

Hajde babë, hajde! Ec e bjeri në fije, si na qenka kjo farë pune?
Sipas mendjendriturit largpamës, shokut Adem Grabovci, faktet që dëshmojnë bindshëm se PDK-ja është vërtetë parti e djathtë, janë:
Një: “LDK-ja me krizën e brendshme që e ka...” sipas Grabovcit e tregon se “PDK-ja është parti e djathtë”!
Dy: ”LDK-ja bën përpjekje ta zhvendosë vëmendjen nga vetvetja në dikë tjetër”, dhe ky është argument i pamohueshëm i Grabovcit që dëshmon se “PDK-ja është parti e djathtë”!
Tre: “PDK-ja i vlerëson të gjitha partitë tjera” e thekson Grabovci zemërgjerësinë e PDK-për ta saju argumentin që “PDK-ja është parti e djathtë”!

Katër: “Megjithatë PDK-ja i ka të qarta përcaktimet e veta dhe ato janë të djathta” tregon Adem Grabovci për të konstatuar bindshëm se “Megjithate.... PDK-ja është parti e djathtë”!

Më tepër së gjeniale, apo jo?!

Sikur ta kishte formuluar këtë definicion shefi i fermës së pulave pranë kooperativës bujqësore në Keqekollws, absolutisht do ta meritonte një duartrokitje të gjatë dhe frenetike. Mirëpo, kur kështu flet Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, deputeti Adem Grabovci, atëherë, mozomakeq, ndjehesh i turpëruar para vetes dhe botës, fyll fare, ndjehesh i pashpresë, të rrok i thellë zhgënjimi që ta zë frymën me mykun revolucionar të parullave demagogjike stalinisto-enveriane.

Nuk është i pari dhe as i vetmi Adem Grabovci që reflekton hallin e arsyeshëm të PDK, e cila, për fatin e keq të saj, është filiz i kuq, parti tipike majtiste, në vepër, e përbetuar anti-djathtiste. Prandaj, deklarata e Adem Grabovcit, lë shumë për t’u veneruar, sepse, erifi, e ka diku një hall të madh...

Nëse e ka nga halli, deklaratën edhe mund ta arsyetojmë. Shoqëria demokratikë është shans i shprehjes së diversitetit të ideve dhe idealeve. Prandaj, meqë i përkasim një shoqërie të hapur, ku e drejta e fjalës dhe e të shprehurit të mendimit të lirë është e garantuar, le ta shrytëzojë këtë të drejtë edhe Adem Graboci. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se duhet t’ia lejoj vetes shprrallisjen pa karar, gjepurat dhe konstatimet që nuk i han asnjë pazar. Gjuha është prej tuli dhe shkon kah t’i japësh, Ata që pretendojnë të jenë dikushi, nuk llapin kot, por njëqind herë masin e njëherë flasin! Kështu do të duhej të sillet e të veproj edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, që cilit i themi, që dëshirën e konvertimit të PDK-së ta merr më shtruar, sepse vesi qe picet veshtirë hiqet! PDK-ja i përket ekstremit të majtë dhe, ndryshimi i kursit të saj nuk është punë e lehtë që, mund të bëhet me deklarime të shpifura nëpër media. Jo, jo! Nuk demokratizohet kollaj PDK-ja, sugaresha e “nënës parti” që vigjilon e kuqe si gjaku, me grushtin celik, gaditu, pararojë revolucionare besnike e traditës së lavdishme marksisto-leninisto-enveriane! PDK-ja është parti e majtë, e din mirë Adem Grabovcit, që aktualisht po zihet në krizën e thellë që ka përbrenda. Nuk bëhet djathi mjaltë me një fjalë goje!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi