Beqir Sina:Nuk bëhesh Kryeministër mbi fatkeqësitë e njerëzve dhe mortin e tyre...!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Beqir Sina:Nuk bëhesh Kryeministër mbi fatkeqësitë e njerëzve dhe mortin e tyre...!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Nov 09, 2012 12:22 pm

Nuk bëhesh Kryeministër mbi fatkeqësitë e njerëzve dhe mortin e tyre...!

Beqir Sina

Fatkeqësi natyrore, ose një leksion i rëndësishme që ka shumë për të mësuar politika e Tiranës, sot, është : "Stuhia e fuqishme - Uragani Sandy, që goditi të hënën e kaluar Bregun Lindor të SHBA, ose përballimi dhe menaxhimi i saj nga politikanët amerikan - bashkëpunimi pozitë - opozitë, dhe shteti i gjithë aty ku ndodhi fatkeqësia, ndërkohë që edhe opozita ka qenë duke dhënë ndihmën e saj, për atë që i takonte dha sa i takon një opozite, pa ndërhyrë në punët që bën shteti dhe institucionet shtetërore për përballimin e fatkeqësisë...."
Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi menjëherë se nuk ishte i shqetësuar nga pasojat e mundshme që uragani ''Sandy'' mund të kishte për rezultatin e tij, në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, duke qenë se prioriteti kryesor ishte garantimi i sigurisë së jetës së qytetarëve amerikanë të kërcënuar nga stuhia e fuqishme që kishte prekur verilindjen e SHBA-së. "Prioriteti im kryesor mbetet shpëtimi i jetëve'', deklaroi Obama menjëherë pas saj.
''Jam më i shqetësuar për sigurinë e amerikanëve sesa për zgjedhjet presidenciale'', theksoi ai. Presidenti amerikan anuloi edhe fushatat elektorale të atyre ditëve në Florida dhe Ëisconsin, për të qëndruar në Uashington dhe për të ndjekur nga afër zhvillimet e mundshme të uraganit ''Sandy''.
Ndërkohë, që opozita - Republikanët, Christ Christi - kryeqeveritari i Nju Xhersit, një republikan konservator dhe një nga figurat kryesore për nën president në fillim të garës së kandidatit republikan për president të SHBA, në zgjedhjet e 6 nëntorit me kandidatin Mitt Romney, jo vetëm që nuk e akuzoi presidentin Obama, por edhe e lavdërojë atë, për menxhimin e situatës në Nju Xhersi (si edhe e vlerësoi interesimin e dy telefonatave dhe lirimin e buxhetit për ndihmë nga qeveria federale nga "kundërshtari" tij Obama), duke 'rrezikuar" shumë me këtë rast në kampin republikan edhe të ardhmen e tij të një lidershipi në ngjitje!?.
Të njëjtën gjë që dy vjet më parë, kur një përmbytje katastrofale goditi Shkodrën dhe zonën e Nën-Shkodrës, bëri Kryeministri i Shqipërisë, zoti Sali Berisha: Kryeministri Berisha mbasi inspektoi zonat e përmbytura në Shkodër dhe NënShkodër, ndërsa bëri thirrje atëherë për evakuimin urgjent të banorëve dhe të gjësë së gjallë, dhe sendeve me vlerë...... theksojë se “Jemi në buzë të katastrofës” teksa tha më pas se situata mbetet e paparashikueshme dhe është një ndër ato katastrofa që "ndodhin një herë në 100 vjet", por nuk ka asgjë për të krijuar panik.....do të theksonte Kryeministri Berisha ndërsa mobolizoi gjithë shtetin dhe institucionet qeveritare për të u angazhuar në fatkeqësinë natyrore - përballimin e saj me sa më pak humbje......!
Kreu i qeverisë së Shqipërisë, dy vjet më parë urdhëroi shtimin e masave, dhe ngriti në këmbë gjithë qeverinë në Shkodër dhe zonën e NënShkodrës, ndërsa propozoi që në banesa të qëndronin vetëm kryefamiljarët. Kryeministri Berisha, dy vjet më parë në Shqipëri, ashtu si Presidenti i SHBA, Barack Obama javën e kaluar me uraganin Sandy, goditi Bregun Lindor të SHBA, pati nënvizuar se prioritare për Kryeministrin dhe qeverinë e Shqipërisë, mbetesh shpëtimi i jetëve njerëzore duke premtuar dëmshpërblim për fermerët e dëmtuar nga përmbytjet, dhe përballimin e fatkeqësisë, duke angazhuar të gjitha strukturat shtetërore në ndihmë të të dëmtuarave." e njëjtë me atë të Presidentit të SHBA Barack Obama për këtë fatkeqësi natyrore.
Ndërsa, si në asnjë vend të botës, në raste të këtilla, në Shtetet e Bashkuara Jo se Jo! kryesocialisti i Shqipërisë, Edi Rama me një grup deputetësh mes tyre benjamini i Ramës, Erjon Veliaj, "turrvrap"- shkoj në qytetin e Shkodrës - dhe zonat e përmbytura të Nën- Shkodrës, për "bërë fushat elektorale", me fatkeqësinë natyrore të atyre njerëzve që po "mbyteshin" nga uji që i kishte rrethuar nga të katër anët - Vetëm e vetëm edhe në ato momente të dhimbshme, duke akuzuar e sharë "mbarë e mbrapsht", shtetin sepse " sipas tyre "Berisha e "kishte fajin", edhe, që u përmbyt Shkodra", e jo ta konsideronte atë një fatkeqësi natyrore dhe të jepte ndihmën e tij dhe të opozitës, duke u bashkuar me shtetin - ashtu si e pamë javën e kaluara pozitë - opozitë (Republikan dhe Demokratë) në SHBA.
Kudo ku shkoi Rama, deputete socialist me benjaminin e tyre Erjon Veliaj dhe gazetarët e tyre, zëdhënëse të Edi Ramëss, me kamera në krah folën për përkeqësim të gjendjes dhe nga mundoheshin të "mbillni farën" e panikut....si sulm ndaj qeverisë Berisha
Dy vjet më parë në se u kujtohet Rama u ndal fillimisht në zonat e përmbytura në Nënshkodrës dhe më pas hyri në qytet dhe tha se "e gjitha kjo nuk erdhi si pasojë e kapricove të motit( pra doli jo vetëm kundra qeverisë, kësaj radhe por edhe kundra Zotit të plotfuqishëm) por, nga keqmanaxhimi i situatës dhe nga korrupsioni i qeverisë Berisha, sipas tij. Ai tha se kemi prova të mjaftueshme për të këtë dhe ai ftoj prokurorinë të hetojë. Duke shtuar se : "Prifti dhe gjithë priftërinjtë e tjerë të korruptuar duhet të japin dorëheqje për dëmet e mëdha që i sollën vendit", vijoi ai.
Ndërsa kanë kaluar dy vjet, gjithë se cili mund të bëjë pyetjen: 'Po, ku janë ato provat e Ramës? nga shkuan dhe u harruan - apo ai i bënte ato vetëm për propagandë duke "luajtur" edhe me fatkeqësinë e njerëzve" që po jetonin t rrethuar nga uji.....
Ndërkohë, që gazetarët rreth tij - si ata të Top Channel, 24 orë Neës, TemA, Shekulli, Vizion Plus, gazeta Sot, edhe me varka i shihje me paraqitjen "entusiaste të lajmit" pa pik serioziteti , veçse "ngjirrëshin" duke bërtitur dhe duke treguar vetëm ato imazhet më të rënda të asaj fakeqësie, për ta bërë sa më të "tmerrshme" së bashku me ndonjë deputet socialist të asaj zonje, dhe gazetarët, duke nxitur njerëzit të flisnin me "tension' kundër qeverisë dhe Kryeministrit Berisha, se 'po përfyteshin " dhe shteti dhe qeveria e cila nuk kishte treguar kujdes dhe nuk po vinte dorë.
Pra ato skena dhe imazhe ishin e kundërta, e asaj që pamë këto ditë në Stuhin e fuqishme - Uraganin Sandy, që goditi të hënën e kaluar Bregun Lindor të SHBA, një katastrofë e vërtet dhe një stuhi më e madhja në histori për këtë zonë ashtu si deklarojë edhe Presidenti Obama, ose një stuhi që la të vdekur mbi 100 njerëz dhe shkaktojë një dëm të përllogaritur, që mund të arrijë deri në 50 miliard dollar. Në SHBA, pasqyrim shquhej për atë pasqyrimin e qetë, profesional dhe mjaft korrekt, të gazetarëve amerikan si në terren por dhe studiot e tyre-
Teksa as edhe një senator ose kongresmen, apo përfaqësues lokal e shtetëror Demokrat apo Republikan, përveç atyre që përfaqësojnë zonat e prekura nga Sandy, nuk u panë në Bregun Lindor, bile as kandidati për president Mitt Romney, nuk u pa ashtu si Edi Rama, sa herë ka ndonjë fatkeqësi është pari si opozitar dhe del e "kakarisë" si i thonë një fjale si " si ai kaposhi në majë të plehut".. ashtu si në Shkodër dy vjet më parë....
Për, koincidencë, fatkeqësia e përmbytjes së Shkodrës dhe Nën-Shkodrës, dy vjet më parë dhe fatkeqësia e javës së kaluar, pra uragani Sandy, në Bregun Lindor të SHBA, janë të dalluara nga mënyra se si u bë ndërhyrja e shtetit, manaxhimi dhe interesimi i shtetit. Në të dy vendet, respektivisht si Presidenti Barack Obama dhe Kryeministri Berisha ka përkuar në shumë këndvështrime i njëjtë me mënyrën sesi si ; Qeveria e Shqipërisë, e trajtojë atë të përmbytjes së dy vjet më parë.
Ato ishin aq të ngjashme nga qasja me të cilën e kanë përballur qoftë nga autoritetet shtetërore, apo edhe ato vendore, pavarësisht se ishin Demokrat e Republika në SHBA - Qeveri dhe institucione shtetërore në Shqipëri, sa që mund të bëhen edhe krahasime dhe të nxirren mësime, si duhen përballuar fakeqësit natyrore nga shteti dhe cilat janë ato leksionet amerikane kur punon për vendin tënd të gjithë duhen bërë bashkë.
Por, fatkeqësitë dhe për të ardhur keq që ngjashmëri , nuk ka vetëm me opozitën dhe kryeopozitarin Edi Rama , Erjon Veliajn dhe deputet socialist.
Kryesocialisti Rama, ka qenë ai opozitar, që sa herë ndodhë një fatkeqësi në Shqipëri, del i pari duke thënë se "Fajin e ka Berisha" akuzuar qeverinë dhe institucionet shtetërore. Rama, ngaqë është akoma ëndërr dhe i "mbytur" nga ethet, për tu bërë një ditë - Kryeministër, duke e ndërtuar atë me strategjinë e tij - gjithmonë si e kemi parë gjatë këtyre 8 viteve - tek fatkeqësitë e njerëzve, vdekjet e tyre tek morti-
Kështu, Edi Rama ka vepruar disa herë gjatë këtyre viteve sa po qëndron në opozitë, "ashtu si ndodhi me Gërdecin, kur theu edhe rregullat e kodit moral dhe nxori njerëzit e tij simpatizantët dhe militantët në rrugë edhe në kohë morti (që kurr nuk ka bërë vaki tek ne shqiptarët - si shenjë respekti, ose si me rastin Trebicka, e njëjta gjë, si me përmbytjet e Shkodrës, si edhe me aksidentet e trafikut rrugor (rënies së autobusit me studentët e Kosovës, aksidenti i Pukës dhe më i fundit me të Elbasanit, dhe çdo gjë kulmon me mos respektin dhe kodin moral të mortës, janë veprimet e tij të pasngjarjeve të 21 janarit 2011, kur humbën jetën katër vetë( Rama nxori njerëzit në kohë morte përsëri në rrugë për të rrëzuar qeverinë Berisha). Të njëjta gjë po "nxitë" edhe tani që digjet një ish i burgosur politik si Lirak Bejko) çdo gjë ia ka mbështetur dhe shigjetuar kundra qeverisë, shtetit dhe Kryeministrit Berisha..
"Ka njerëz në këtë vend që lindin me shpresën që të shohin vetëm morte dhe e bazojnë karrierën e tyre në to,' ka thënë në një deklaratë të saj edhe kryeparlamentarja e Shqipërisë zonja Jozefina Topalli më 10 janar 2010. Pra, si konkluzion do të thosha se kryesocialisti Edi Rama dhe kryeopozitari i Shqipërisë, ka si "strategjinë e tij që të bëhet Kryeministër dhe të bëjë karrier politike - mbi fatkeqësitë e njerëzve dhe mortin e tyre......!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi