Droja e Jeremiçit, trafikimin me organe njerëzore e bën vet serbët!?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Droja e Jeremiçit, trafikimin me organe njerëzore e bën vet serbët!?

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Nov 21, 2012 1:47 pm

Droja e Jeremiçit, trafikimin me organe njerëzore e bën vet serbët!?






"Shtëpia e verdhë"


Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiç, kritikoi vendimin e gjykatës së Hagës për të liruar gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.



Pretendimet e orkestruara serbe për të zbehur luftën çlirimtare të ish-republikave dhe të Kosovës në rajon, të cilat u mbrojtën me plotë sukses, ua pamundësoi liderëve luftarak serb realizmin e projektit serb të Serbisë së madhe. Makineria propagandistike serbe nuk ndalet akoma edhe pas krimeve të papara kundër njerëzimit që ua shkaktuan banorëve në ish Jugosllavi, dëme të mëdha fizike në njerëz dhe dëme të pariparueshme materiale. Serbia po përfiton dukshëm edhe nga fjalori i matur i liderëve evropianë, duke u përkrahur fuqimisht nga kreu i Kremlinit, i cili nuk po heziton fare që problemet e brendshme politike në Serbi t'i balancoj me sulmet e pareshtura diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës, duke arsyetuar politikën e ndjekjes dhe dëbimit të qytetarëve jo rus në Abkhazi dhe Oseti, por edhe duke fshehur përmasat e krimeve monstruoze në Çeçeni. Lirimi i gjeneralit Gotovina dhe Markaç, shpresohet edhe e gjeneralit Haradinaj, më 29 nëntor, përfundimisht do të zhbëjë ëndrrën serbe të barazimit të viktimës e xhelatit, duke vënë Serbinë në shtyllën e krimit dhe turpit të historisë së re moderne të pas Luftës së Dytë Botërore.
Politikanët serb nuk kanë ndërruar aspak strategjinë nacionaliste, ata si gjithherë përpiqen që të justifikojnë luftën shfarosëse kundër të tjerëve për të zbehur kujtesën e opinionit në Evropë, atë të destruktivitetit dhe të krimit. Nuk është vetëm Kosova terren i veprimit dhe deklaratave provokative, këtë e bën edhe ish ministri serb i jashtëm tash kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq.



(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)


Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi