Hafiz Gagica:Presidenti historik Rugova, nuk e ka merituar një përjashtim kaq fyes!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hafiz Gagica:Presidenti historik Rugova, nuk e ka merituar një përjashtim kaq fyes!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Nov 30, 2012 9:23 pm

Hafiz Gagica:Presidenti historik Rugova, nuk e ka merituar një përjashtim kaq fyes!



Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova është duke u anashkaluar nga ana e udhëheqësve shtetëror, por edhe nga ana e partisë së tij, dhe kjo sjellje injoruese ndaj njeriut, i cili i vuri bazat e shtetit të Kosovës që përjetësisht është i lidhur me emrin e tij.
Nuk ka dyshim, se historia e lirisë, pavarësisë dhe shtet ndërtimit të Kosovës gjithmonë do të identifikohet me emrin dhe veprën e tij, sado që dikush po bën përpjekje që këtë fakt ta mbulojë me lëkurën e leopardit, meqë i gjithë populli shqiptar rolin dhe kontributin e tij historik që ka dhënë për Kosovën e lirë e ka të arkivuar thellë në memorien e tij.
Të mos përmendet dhe të mos shënohet qoftë edhe simbolikisht, figura e Ibrahim Rugovës në mjetet e informimit publik, përveç në "Bota sot", dhe në asnjë agjendë të programit të festës së 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, si lideri më e merituar e popullit shqiptar në Kosovë, por edhe në Shqipëri, i cili i ka kontribuuar më së shumti rënies së komunizmit si dhe hapjes së dyerve të demokracisë në hapësirat gjithëshqiptare, madje ç’është më me rëndësi në ruajtjen e qenies fizike të shqiptarëve, duke gjunjëzuar dhe mundur një hegjemoni të tërë rusosllave, është morali më i dobët njerëzor, politik dhe kombëtar për gjithë ata, të cilët me kaq arrogancë po i shtrembërojnë faktet e historisë së re të shqiptarëve
Dr. Ibrahim Rugova, njihet dhe respektohet dhe kujtohet nga të gjithë liderët e Evropës dhe SHBA-ve, ndërsa abuzohet me kaq fodullëk nga ata, të cilët sot vazhdojnë të thirrën në emrin dhe meritat e tij, por edhe ata, të cilët po simulojnë madhështinë e tyre prej “liderësh dhe burrash shteti”, të cilët sot po mos t’ua kishte trasuar rrugën Ibrahim Rugova, vështirë se do të ngjiteshin ndonjëherë në pozitat udhëheqëse, por as nuk do ta kishin mësuar ndonjëherë se ku gjenden kancelaritë ndërkombëtare të vendosjes.
Sepse, me shumë të drejt populli shqiptar Dr. Ibrahim Rugovës ia ka dhënë meritat dhe vendin e ndritur në historinë e kombit, duke e cilësuar me plotë të drejtë; Ismajl Qemajl Bej Vlora i dytë, për faktin se është themeluesi dhe arkitekti i shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, i cili proces është në fazë kalimtare që do të çon në bashkimin tonë kombëtar. Andaj, të anashkalohet dhe injorohet në festat e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar njeriu që ia ndryshojë rrjedhën ngjarjeve tragjike për shqiptarët, duke i kthyer ato në favor të çështjes shqiptare si dhe duke i bërë miq gjithë popujt dhe qeveritë e vendeve demokratike perëndimore, është një sjellje e pa pranueshme për secilin shqiptar që ia dinë vlerën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës...!
Me këtë rast të gjithë shqiptarëve Ju uroj ditën e shenjtë të shqiptarëve, ditën e ngritjes së flamurit kombëtar, ditës së pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar për shumë mot, le të jetë kujtimi i përhershëm për të gjithë ata që kontribuuan për lirin dhe pavarësinë e Shqipërisë, Kosovës dhe hapësirës shqiptare, me shpresë dhe besim se po i afrohemi ditës së jetësimit të idealit të gjithë atyre që kontribuuan për liri e pavarësi të shqiptarëve.


Autori është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ish kryetar i degës së LDK-së për shumë vite në Gjermani, dhe bashkëpunëtorë i presidentit Rugova.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi