Çerçiz Loloçi:Pse u harrua presidenti Rrugova?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çerçiz Loloçi:Pse u harrua presidenti Rrugova?

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Nov 30, 2012 9:25 pm

Çerçiz Loloçi:Pse u harrua presidenti Rrugova?



Në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë janë nderuar dhe respektuar mjaft figura që kanë spikatur në dhjetë dekadat e fundit dhe kjo është për t’u përshëndetur. Megjithatë nuk mund të justifikohen nderimet për presidentin Ibrahim Rrugova, as në Tiranën dhe Prishtinën zyrtare dhe as në shtete të tjera ku jetojnë shqiptarët.
Nuk ka asnjë dyshim se figura më e konsiderueshme politike në hapësirën e natyrshme shqiptare ishte zoti Ibrahim Rugova, president i Kosovës, fitues i disa Honoris Causa në universitete perëndimore, posedues i çmimit ‘Saharov’, senator nderi i Europës dhe një prej figurave më të rëndësishme rajonale që kontribuoi në mënyrë të pandërprerë për paqen.
Për një periudhë relativisht të gjatë, Rugova ka qenë ideator dhe drejtues i lëvizjes paqësore në Kosovë, personalitet me orientim konstant properëndimor dhe i investuar maksimalisht që faktori shqiptar të kishte marrëdhënie sa më të ngushta veçanërisht me SHBA, me selinë e Shenjtë të Vatikanit dhe me kancelaritë perëndimore.
Shkrimtar dhe sidomos studiues i klasit të parë, Ibrahim Rugova do të organizonte të parën lëvizje moderne politike në Prishtinë në 1989, Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila u bë e vetmja zëdhënëse e aspiratave të shqiptarëve në Kosovë dhe që do të kulmonte në evenimente të rëndësishme me organizimin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese 1990, me përgatitjen e Kushtetutës së Kaçanikut 1990, me organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës 1991, me zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Republikës së Kosovës 1992 e 1998.
I ardhur nga një familje nacionaliste (komunistët jugosllavë i kanë pushkatuar njëherazi gjyshin dhe babanë), Rugova do të studionte për albanologji në fakultetin e Prishtinës, ndërsa do të kryente në Francë edhe një vit studime pasuniversitare në fushën e kritikës letrare. Pas viti 1994 vërehet një veprimtari e dendur e zotit Rugova: në po këtë vit është doktor i letërsisë në Prishtinë, autor i dhjetëra librave dhe shkrimeve publicistike, anëtar i akademisë së shkencave në Kosovë, redaktor në “Bota e re” dhe “Dituria”, kryeredaktor në revistën shkencore “Gjurmime albanologjike”, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe pjesëmarrës protagonist në shumë veprimtari të tjera të sferës intelektuale.
LDK, herë si lëvizje dhe herë si front, falë Rugovës arriti të shndërrohej në një parti moderne europiane. Natyrë koniciane në vështrimin e historisë së hershme dhe të re të shqiptarëve, jo shumë entuziast, me një dukje indiferente deri në mërzi, por përherë i vëmendshëm, Rugova ishte edhe një prej personazheve politikë më të kërkuar të shtypit më të zëshëm perëndimor.
Për këtë veprimtari, ky personalitet i papërsëritshëm i botës shqiptare që edhe me vdekjen e tij arriti të sillte në Prishtinë figurat më të rëndësishme të familjes euro-atlantike, duhej të kishte nderimin e vet në kryeqendrat e dy shteteve shqiptare dhe më gjerë!


Autori është shkrimtar, publicist dhe gazetarë shumëvjeçar, konsulent në Lëvizjen Shqipëria e Re në Shqipëri.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi