Asllan Dibrani:Pas fitorës me luftë frontale, humbja e Mitrovicës në paqë është tradhti e pastër!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Asllan Dibrani:Pas fitorës me luftë frontale, humbja e Mitrovicës në paqë është tradhti e pastër!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Dec 03, 2012 8:35 pm

Pas fitorës me luftë frontale, humbja e Mitrovicës në paqë është tradhti e pastër!


Nga Asllan Dibrani

Serbia vazhdon me hegjemonizmin pretendues, për t’i rrudhur territoret tona, ndërsa politika kosovare mendon se me bisedime mund të zgjidhet problemi i Mitrovicës.

Ndarja e Kosovës është shprehja e shpeshtë e qarqeve serbe , evropiane, por edhe nga ndonjë qyqar politik shqiptar. Shprehje sa irituese, po aq edhe banale, tipike për gjuhën e politikës serbe, ajo nuk ka të ndalur, si gjithnjë, plot me vrazhdësi, arrogancë dhe dinakëri të helmët! Propaganda e saj e çorientoi opinionin ndërkombëtar pa argumente, pa fakte dhe pa dëshmi, por me dredhi të mësuara gjatë historisë, ndonëse i hasi sharra në gozhdë, në pretendimin për t'i zhduk shqiptarët nga Kosova me gjenocid, siç e pa dhe e vërtetoi e gjithë bota. Mirëpo, përkundër kësaj, Serbia vazhdon me hegjemonizmin pretendues, për t’i rrudhur territoret tona, ndërsa politika kosovare mendon se me bisedime mund të zgjidhet problemi i Mitrovicës.

Fillimisht t'i kërkohet dëmshpërblim për luftën gjenocidiale qe e zhvilloj kundër Kosovës dhe popullit të saj!
Deri para pak vitesh Serbia dëshironte gjithë Kosovën e tani është përqendruar në ndarjen e Mitrovicës, jo nga qejfi, ngase është dobësuar përballë faktorit ndërkombëtar dhe atij shqiptar, prandaj, kur e ka humbur në tërësi Kosovën, po e kërkon statusin special për veriun e Mitrovicës. Faktori kosovar rrinë dhe bëhet sikur e luan rolin e mbrojtësit, e në fakt luan rolin e jetimit, të fajtorit, të sëmurit, të pa barabartit, në vend se të shfrytëzojë rrethanat e favorshme që ekzistojnë për bisedime bilaterale, të dy anshme, si partnerë të barabartë duke e kushtëzuar Serbinë qe pa njohjen e Republikës se Kosovës nga Serbia ,prandaj nëse duam te dy palët bisedojmë si dy shtete , si dy faktor të barabartë po me kusht qe fillimisht t'i kërkohet dëmshpërblim për luftën gjenocidiale qe e zhvilloj kundër Kosovës dhe popullit të saj!

Lind pyetja, nëse na e falim Mitrovicën, a thau përse ishim në burgje, përse luftuam dhe e fituam luftën?

Shqipëria etnike është e copëzuar dhe dëmet e bëra nga qarqet serbo-sllave janë të mirënjohura. Diplomacia botërore është mirë e informuar dhe po shihet se nuk i mungon vullneti për gjetjen e zgjidhjeve të duhura, mirëpo, kjo ndjenjë duhet të përgjegjësohet tek faktori shqiptar, nga i cili varen zhvillimet e reja, apo me saktë, prej ne shqiptarëve varet ndalja e pretendimeve serbe ndaj territoreve shqiptare. Lind pyetja, nëse na e falim Mitrovicën, a thau përse ishim në burgje, përse luftuam dhe e fituam luftën? A ka logjikë që tani në paqe të humbim pjesët e tokës sonë, të garantuara dhe të njohura si pjesë e territorit të Kosovës, çfarë dihet se është Mitrovica. Lëshimi pe nuk ka dyshim, është më shumë turp, apo më saktë është tradhti e pastër dhe do ti kushtoj kush do qe ta provojë një skandal kombëtar!

Në këto momente neve na nevojitet një unitet dhe bashkim i faktorit kosovar nga njerëz të denjë të çështjes kombëtare , me parime të shëndosha kombëtare , me një frymë nacionale, por edhe me përgatitje politike dhe intelektuale!

Tu bëjmë me dije se për ta fituar të drejtë tonë të merituar, hapëm konfliktin luftarak, që për fat të mirë e fituam luftën, e shpallem edhe pavarësinë e Kosovës, që tashmë gëzon një rreth mjaft të gjerë të njohjeve ndërkombëtare, kemi edhe kufijtë tanë, sovranitetin e vendit tonë .Në këto momente neve na nevojitet një unitet dhe bashkim i faktorit kosovar nga njerëz të denjë të çështjes kombëtare , me parime të shëndosha kombëtare , me një frymë nacionale, por edhe me përgatitje politike dhe intelektuale qe mos të përsëritet historia e dhimbshme e së kaluarës, që ne paqë, pra në tavolinë t’i humbim fitoret. Ti ruajmë vlerat e fituara duke u kushtuar kujdes zgjedhjes se përfaqësuesve shqiptar që marrin pjesë në biseda me Serbinë, sepse ndonjë lloj pazarllëku, do të ishte i tmerrshëm e me pasoja të pa llogaritshme në dëm të Kauzës kombëtare.

Këta tipa para interesave të kombit i vënë interesat personale andaj kjo duhet të mos lejohet me kohë, sepse me vone mund te kemi skena si ne Irak ,Libi, Hungari dhe shumë shtete qe frontin e lëshuan me dhunë nga shtresa e popullit .

Të kujtojmë se asnjëherë në histori, shqiptarët nuk kanë vendosur për kufijtë e Shqipërisë, pos kur kanë bërë kinse “kompromise të dhimbshme në dëmin e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare” nga “kuislingë dhe bashibozuk” qe e tradhtuan Shqipërinë e shtrirë nga Preveza në Podgoricë! Kështu flasin faktet dhe dëshmitë nga e kaluara e shqiptarëve, dhe nuk është mirë që historia të përsëritet, sepse ka shenja se edhe sot nuk qëndrojmë diçka ma lartë nga kryeneçja e bajraktarët politikë dhe pseudopilitikë aktual në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetiu. Këta tipa para interesave të kombit i vënë interesat personale andaj kjo duhet të mos lejohet me kohë, sepse me vone mund te kemi skena si ne Irak ,Libi, Hungari dhe shumë shtete qe frontin e lëshuan me dhunë nga shtresa e popullit . Ne duhet te përpiqemi qe ti përmirësojmë gabimet tona historike qe janë në dëmin e kombit shqiptar, drejt konceptit të bashkimit e jo ndarjes , drejt forcimit e jo dobësimit, drejt rimëkëmbjes e jo rrënimit, drejt integritetit të vendit e jo copëtimit të mëtutjeshëm, drejt lirisë e jo robërisë , drejt stabilitetit e jo destrutivitetit, dmth i vetmi koncept përfundimtar është përmirësimi i gabuar i historisë , pro ribashkimit në një shtet të bashkuar në Shqipërinë ajo qe ishte, ajo qe ka qenë dhe ajo qe nesër do të jetë Shqipëria etnike. Një Shqipëri natyrale as e madhe as e vogël, ajo që ishte me një gjuhë , kulturë dhe gjak , me kufijtë e vet pa kufi në zemrën shqiptare...
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi